• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BBC: Basha u financua fshehurazi nga Rusia për foton me Trump, si u dhanë paratë

16:12 : 02/11/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Kompania që financoi fotografinë e Lulzim Bashës me Donald Trumpin president në 2017-n, ka lidhje me një firmë offshore, rrënjët e së cilës shkojnë deri te Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin. Këtë e raporton media prestigjioze britanike, BBC, që ka kryer një investigim të gjatë se si Alpha Consulting me bazë në Seychelles ka krijuar disa kompani që përdoren nga rrethi i ngushtë i presidentit rus dhe ish-liderit të Wagner.

Mes tyre, është edhe firma skoceze Biniatta Trade LP e kontraktuar nga zoti Basha, që rezulton me drejtues rus.

Media prestigjioze britanike, BBC, përmes një investigimi të gjatë, ka zbërthyer me detaje mënyrën se si një firmë offshore, po ndihmon në krijimin e disa kompanive që përdoren nga rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin dhe nga ish-lideri i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në materialin e publikuar, përmendet dhe Lulzim Basha, si një nga përfituesit e ndihmës financiare nga kompani me origjinë ruse. Gjithçka lidhet me Alpha Consulting me bazë në Seychelles dhe BBC ka zbuluar dokumente sekrete duke analizuar informacionet e dala nga investigimi për skandalin “Pandora Papers”.

Rasti që përfshin zotin Basha ka të bëjë me kompaninë Biniatta Trade LP, e cila në mars të 2017-s pagoi një lobist amerikan në emër të kreut të atëhershëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë për të mundësuar takimin dhe fotografinë e Bashës me presidentin e atëhershëm Donald Trump. BBC përmend raportimet e shërbimit sekret amerikan, që besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha të ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500 mijë dollarë.

Lexo edhe:

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

“Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit të kompanisë offshore dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha-s përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets”, raporton BBC.

Pronarja e Alpha-s, Victoria Valkovskaya, pas raportimeve në media në 2018, kishte udhëzuar Biniattën për mënyrën se si mund të fshihte pronësinë e saj duke përdorur një fondacion në Seychelles.

“Në shtator të këtij viti, Këshilli i Europës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus. Ai tha se nuk kishte konflikt interesi. BBC u përpoq të kontaktonte z. Trofimets dhe z. Basha, por ata nuk u përgjigjën”, thuhet më tej në raportim.

Zonja Valkovskaya, drejtoresha e përgjithshme e Alpha-s, tha se ajo “kategorikisht” mohoi që kompania e saj të ishte e përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Lexo edhe:

Raportimi i BBC, Basha mohon lidhjet me rusët

Etiketa: Alpha ConsultingbbcBiniatta Trade LPfinancimilobimiLulzim BashaPutinRusia

Lajme të lidhura

BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
BOTA

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
BOTA

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025
Para

Moti i keq në fundjavë, ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Superiores

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com