• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2024 parashikon rreth 65 mln euro taksa të reja shtesë nga akciza dhe profesionet e lira

08:08 : 01/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në vitin 2024, në buxhetin e shtetit pritet të arkëtohen 674.7 miliardë lekë, sipas relacionit të projektbuxhetit.

Krahasuar me të pritshmin e vitit 2023, të ardhurat totale të buxhetit rriten +19.5 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat tatimore nga tatimet, doganat dhe kontributet, pa marrë në konsideratë të ardhurat one off (që merren vetëm një herë) të vitit 2023, programohen të rriten rreth +8.25% ose +45 miliardë lekë.

Sipas financave, Të ardhurat tatimore dhe doganore, përfshirë kontributet e sigurimeve janë projektuar bazuar në analizën e trendit historik shumëvjeçar të tyre, realizimit të pritshëm në vitin 2023 dhe faktorizimit të të gjjithë elementëve që do ndikojnë në të ardhurat e vitit 2024 përfshirë efektet nga: rritja ekonomike, indeksi i çmimeve, politikat e reja fiskale, si dhe të ardhurat shtesë nga mirëadministrimi. Ky parashikim është analizuar dhe korrektuar me efektet e mundshme të faktorëve të tjerë relevantë përfshirë koefiçientin e elasticitetit, tipologjinë e çdo lloj takse e tatimi etj.

Faktorët që janë marrë në konsideratë të cilët ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2024 përfshijnë:

-Nga Paketa Fiskale 2024, me propozime të cilat gjenerojnë të ardhura shtesë në zërin e Akcizës, Tatimin mbi të Ardhurat nga Profesionet si dhe nga Taksat nacionale parashikohet të mblidhen 7 miliardë lekë më shumë, ose 65 milionë euro.

Lexo edhe:

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

-Të ardhurat që do gjenerohen në formën e të ardhurave nga paga dhe kontributet si rezultat I vzbatimit nga Qeveria të reformës në fushën e pagave, ku në vitin 2024 do ekzekutohet pjesa kryesore e kësaj reforme, nëpërmjet fondit të planifikuar nga buxheti prej 29 miliardë lekësh për rritjen e pagave të mjekëve, infermierëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve, dhe niveleve të mesme dhe të ulta të administratës qëndrore dhe lokale.

Të ardhura shtesë nga reforma e pagave parashikohen në 12 miliardë lekë.

-Në kuadrin makroekonomik për vitin 2024 ku është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.8%, dhe indeksi i çmimeve 3%. Këta tregues janë analizuar të kenë efekte në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta Minerare dhe Taksa Doganore. Në projeksion janë përfshirë, faktorë që lidhen edhe me kursin mesatar të pritshëm të këmbimit EUR/ALL dhe USD/ALL, si dhe çmimet e vlerësuara të bursës për mineralet, nënproduktet e naftës etj.

Nga rritja ekonomike parashikohen 15 miliardë lekë shtesë të ardhura dhe nga rritja e cmimeve 4 miliardë lekë.

-Të ardhurat e projektuara që do gjenerohen nga përmirësimi në administrimin e tatimeve, taksave dhe detyrimevee të kontributeve, hapa të cilat janë parashikuar edhe në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Të ardhura shtesë nga përmirësimi në administrim do të jenë 7.5 miliardë lekë.

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB.

Sipas relacionit, Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 7 miliardë lekë).

Në planifikimin e investimeve për vitin 2024 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet të jetë në nivelin 2.5% të PBB nga rreth 2.2% i pritshëm për vitin 2023./Monitor

Etiketa: 2024akcizabuxhetiprofesionet e liraqeveriataksate reja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
Para

Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur, ky fenomen burim aksidentesh

TË GJITHA

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com