• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njerëzit e “Krymit” flasin për mesazhin me kumbulla për mbyllje goje: Ja kush janë 3 hasmit tonë

09:13 : 31/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy qese me kumbulla jeshile dhe një Suko Dardhe, të dërguara nga Ervis Daka alias Dragoviç në adresën e të paraburgosurit për drogë, Xhafer Deliu, është bërë shkak për arrestimin dhe ngritjen e akuzës së “Kanosjes për të mos kallëzuar” dhe “Kanosje për deklarime apo ekspertim dhe përkthim të remë”.

“Ora News” ka mësuar se veprimi i Dakës, për dërgimin e kumbullave brenda në ambjentet e burgut të Bradasheshit, është kryer në 8 Maj 2023, ku Daka është paraqitur në mesditë në ambientet e këtij burgu, duke i lënë njërin prej punonjësve të policisë, dy qese me kumbulla jeshile dhe një suko dardhe, me qëllim që t’ia çonte Xhafer Deliut dhe Arben Saphiut në qeli.

Në kohën kur ka mbëritur mesazhi kërcënues përmes kumbullave jeshile, Xhafer Deliu, vuante dënimin në sektorin B, të katit të 2 në dhomën Nr.5 pranë burgut të Bradasheshit në Elbasan.

Në dosjen hetimore thuhet se këtë dhomë Deliu, e ndante me Arben Spahiun, kunatin e të penduarit Erjon Alibej i njohur si “Krymi”, Rigers Spahiun, që janë dy vëllezërit e Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë, Luis Gaxha të arrestuar për arsenalin e armëve që u gjet në çatinë e shtëpisë dhe një person nga Librazhdi, Darlino Çuçuli.

Xhafer Deliu, u arrestua në Tetor 2022 dhe po vuan burgimin për akuzën e shitjes së drogës, “Dhunës në familje” dhe “Largim nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata”.

Lexo edhe:

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

Lidhur me këtë kërcënim me mesazh të koduar nga Ervis Daka, kanë paraqitur menjëherë kallëzim penal Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe Xhafer Deliut, kushëriri i tij.

Në kallëzimin që ka paraqitur në polici Arben Spahiu ka treguar se:

“…në 8 Maj 2023 shokut tim të dhomës dhe njëkohësisht kushëririt, Xhaferr Deliu, i kanë ardhur dy qese kumbulla dhe një bidon uji boshatisur me dy gisht lëng me ngjyrë kremi. Xhaferri, nuk priste porosi nga shtëpia dhe kur ka hapur gesen me kumbulla, ka parë që ja ka sjellë Ervis Daka, pasi ishte e shkruar në letër. Xhaferri, e njeh si person por nuk ka shoqëri me Dakan. Por ne e dimë që ky person rri në Dubai me personat që në kemi hasmëri. Dyshojmë që mund të jetë ndonjë mesazh nga ata ose kumbullat, mund të kenë diçka që mund të na dëmtojnë…”.

Sipas tij personat që kanë hasmëri janë: Hajdar Çopja, Franc Çopja dhe Mikel Kamami.

“…Mikeli është shoku i ngushtë i Ervisit, që na dërgoi dy qeset me kumbulla sot…”-ka deklaruar Arben Spahiu.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe vëllai i Arbenit, Rigers Spahiu, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Lidhur me këtë situatë policia kriminale e Elbasanit e koordinuar dhe nga SPAK, ka marë në pyetje Xhafer Deliun, i cili nga ambientet e burgut ka shpjeguar se:

”…ditën e sotme rreth orës 12:00, ka ardhur polici sektorit që ishte me shërbim dhe më ka pyetur se:“A ke gjëra për të nxjerë se kanë ardhur gjëra nga takimi…? Mirë i thashë se: “…s’kam gjëra për të nxjerrë…”. Aty kam shkuar dhe kam folur në telefon me familjen me nënën dhe ajo më tha se: “…do vij pasnesër, nuk të kam dërguar asgjë me asnjë njeri…”. Erdhi polici përsëri që ishte Shpetimi i kontrollit të ushqimeve dhe më tha që të ka ardhur kjo qese. Unë e hapa qesen, ishin brenda tyre një qese me kumbulla dhe nje bidon i vogël uji, që kishte pak lëng frutash. I mora në dorë fillimisht, pastaj tek një letër që ishte brenda me emrin “Ervis Daka”. Sa pashë emrin e atij personit i ktheva mbrapsht kumbullat ku i thash policit: “…pse m’i sollët…?” dhe m’u pergjigj se i kishte thënë Ervis Daka: “…çoja, do, s’do, ti jepja…”. Mbas kësaj bisede, i thashë të vinte shefi i policisë dhe ja thashë se përveç familjes mos pranonin gjëra që vijnë për mua dhe i shkruajti tek blloku i vet.

Vrasja e Arjan Spahiut nga shkodrani Rubens Meçe

Lidhur me Ervis Daka, unë nuk e njoh fare, por ky është shok me Mikel Kamamin, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Shqiptare dhe jeton aktualisht në Dubai. Ky person është hasëm me kushëririn tim Arben Spahiu, të cilit i është vrarë vëllai në Belgjikë, Arjan Spahiu. Së fundmi është zbuluar se vrasjen e Arjan Spahiut, sipas Belgëve e ka kryer një person nga Shkodra, Rubens Meçe, aktualisht është në burg në Spanjë në Barcelonë. Lidhur me sendet që ka dërguar sot Ervis Daka, dyshoj se është një mesazh ose janë me përmbajtje helmuese për të më vrarë. Si mesazh kuptoj që: “…ha kumbulla në burgje dhe në fund do ikësh…”.

Everest Cakën e vrau Meçe dhe një Murati

E gjithë kjo histori si shpjegova më sipër e bëjnë hasmit tonë, të cilët duan gë të na vrasin dhe mos ngelet asnjë dëshmitar lidhur me ngjarjet që kanë kryer ndaj njerëzve tonë. Gjithashtu, mendoj se kjo lidhet edhe me vrasjen e Everest Cakës që është kushuri, djali i tezes së Arben Spahiut. Këtë ngjarje e ka kryer sërisht personi Rubens Meçe dhe me një person me mbiemrin Murati, i cili është i afërm i Admir Muratit.

Daka ishte në Dubai, sa erdhi na kërcënoi në burg

Dua të shtoj se Ervis Daka, ka qenë në Dubai këto vite dhe sa erdhi më solli këtë mesazh me kumbulla brenda në burg. Ervisi është shok i Mikel Kamamit shok fëmijërie, solli mesazhin që më ka dërguar Mikeli nga Dubai. Unë me Everest Cakën kam qenë shumë shok që në fëmijëri si dhe di që Everesti dhe Rubens Meçe kishin shoqëri. Tre ditë pasi të vritej Everesti më tha se kishte marrë lekë borxh 50.000 Euro tek Rubensi dhe për këtë gjë në vijim kishte mësuar se Rubensi i kishte vrarë vëllain, Arben Spahiut në Belgjikë. Mbas kësaj e vranë dhe Everestin. Lidhur me këto fakte ne kemi dyshuar se Rubensi vrasjet i ka kryer për llogari të Hajdar Qoses dhe Mikel Kamamit. Gjithashtu, dua të s’qaroj kurthin që me ngritën mua kur më futën lëndë narkotike në shtëpi, ku unë isha duke qëndruar me fëmijët pasi jam i divorcuar. Po kështu, histori kurthesh i kanë bërë edhe Arben Spahiut dhe të vëllait Rigers Spahiu që i kanë vendosur armë në banesë. Nuk i kemi provuar kumbullat, pra nuk i kemi konsumuar si ushqim asnjëri nga ne. Nuk kemi patur asnjë kërcënim tjetër gjatë kësaj kohe. Dua të theksoj se gjithë këto janë veprime qe ne mos t’i biem mbrapa të vërtetës për jetët e marra njerëzve tone. Për të mbyllur gojën dhe mos kërkuar prova për të dalë e vërteta e vrasjeve. Çdo veprim i cili kryhet është menduar mirë nga hasmit tanë që përmenda më sipër…”.

Aktualisht, për mesazhin kërcënues të përcjellë brenda në burg nga Ervis Daka përmes dy qeseve me kumbulla dhe një suko dardhe, policia ka arrestuar Ervis Dakën. Ndalimi i tij erdhi 10 ditë pasi kishte dërguar kumbullat dhe se aktualisht për këtë veprim vijon të qëndrojë në burg./OraNews

Etiketa: arben spahiuBurgDragoviçErjon AlibejErvis DakaEverest CakakrymiKumbullaMikel KamamiRubens MeçesukoXhafer Deliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”: Na ndodhi një tragjedi!

15:10 : 19/07/2025
AKTUALITET

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

13:54 : 19/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Eskorta” në burgje/ Avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special! Ja çfarë thotë ligji

09:23 : 17/07/2025
Para

Bianka, kamionistja shqiptare e zbulon: Ja sa paguhen në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com