• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nxjerr pamjet: Ja si banda e Bajrajve ushtroi terror më 14 Maj në Shkodër

13:19 : 30/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme pamjet, të kapura nga kamerat e sigurisë, ku tregojnë terrorin e ushtruar nga banda e Bajrave ditën e zgjedhjeve më 14 Maj në qytetin e Shkodrës, sipas tij.

Në pamje tregohen se si lëvizin me makina nëpër qytet anëtarët e grupit Bajri.  Në një deklaratë nga selia blu, Berisha deklaroi se banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka t’i instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri.

Berisha nuk nguroi me akuza edhe ndaj SPAK, për shkak se kjo e fundit mbylli dosjen e Bajrave, teksa e konsideroi Prokurorinë e Posaçme si organizatë kriminale. Lideri demokrat tha se Bajrat u liruan “me një skemë ku rol kryesor luajti SKAP-i i partisë, prokurorë kryesorë të SKAP-it të partisë”.

Berisha sqaroi se pamjet e publikuara nuk janë nga kamerat e Policisë, por nga ato të qytetarbve dhe se nuk janë të plota, për shkak se shumë qytetarë nuk i kanë dhënë nga frika.

Berisha: Sot ne paraqesim para jush dhe shqiptarëve, terrorin që ushtruan ditën e zgjedhjeve, vrasësit serialë, njëra nga anëtarëve të bandës më të rrezikshme të Ballkanit dhe Europës, banda e Bajrëve në qytetin e Shkodrës. Se si kjo bandë e Edi Ramës, e lidhur direkt me Taulant Ballën, që merrte pjesë në shtabin elektoral të PS, të kryesuar nga Elisa Spiropali, del në qytet me autokolonën e blinduar dhe ushtron terror të paparë në Shkodër. Me terrorin e vet, banda e Bajrit me autokolonën e krimit, bëri gjithçka t’i instalojë në pushtet një kryebashkiak, mandati i të cilit qëndron mbi krimin, vrasjet, drogën e klanit Bajri. Sot jam këtu gjithashtu për të denoncuar dhe deklaruar se SKAP-i i partisë është një seksion i bandës së Bajrit, është një organizatë kriminale, e cila bashkëpunoi me këtë bandë për të përmbushur misionet e saj të zeza elektorale. Një prokuror guximtar dhe një oficer policie, guxoi të zbatonte ligjin dhe prangosi Bajrët për vrasjet e tyre. Natyrisht prangosja e Bajrëve për vrasje, kërkonte një guxim para së gjithash sepse është e njohur fuqia e tyre hakmarrëse. Por ai nderoi ligjin.

Lexo edhe:

Shkodër/ Një person kërcënon me armë fqinjin, arrestohet nga policia

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

Bajrët në Tiranë, erdhën në strofullën e tyre. SKAP-i i partisë, pas disa muajsh pseudohetime, mbyll dosjen e tyre në Tiranë duke deklaruar më të paimagjinueshmen, se ata nuk përbënin organizatë kriminale. Se ata nuk përbënin grup kriminal dhe si të tillë, nuk mund të ishin objekt hetimi për SKAP-in.
Organizata kriminale SPAK, transferoi dosjen në Shkodër. Dhe në Shkodër gjithçka ishte e rregulluar që të prishen provat dhe Bajri që kishte vrarë në gjumë të fejuarën e tij 15-vjeçare, të dalë i pafajshëm. Që kishte kryer krime të tjera. Të lirohen me një skemë ku rol kryesor luajti SKAP-i i partisë, prokurorë kryesorë të SKAP-it të partisë.

Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Një nga një, këto do zbërthehen. Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës. Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror, 24 minuta. Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit. Me emër, mbiemër, me targa, me makina. Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina. Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve.

Një moment dua t’ju sqaroj këtu. Nuk ka qenë e mundur të disponohen videot e të gjithë udhëtimit, të gjithë terrorit nëpër të gjithë Shkodrën, sepse njerëzit kanë frikë të japin videot. Këto video kemi mundur të sigurojmë dhe këto video ua paraqitëm ju, të cilat tregojnë qartë se çdo gjë mund të ishte në Shkodër, përveçse votim jo. Mandati i Bashkisë së Shkodrës është mandat i Bajrëve dhe ne kurrë nuk do e pranojmë. Ne u deklarojmë shqiptarëve dhe në radhë të parë qytetarëve të Shkodrës, se motiv themelor për betejën tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë, vota e qytetarëve pa terror të bandave kriminale, vota pa blerje masive të votës, vota e qytetarëve shqiptarë, njëlloj si qytetarë të vendeve të lira. Është një betejë jo e lehtë, por është betejë që ne e fitojmë. I garantoj qytetarët se ne do e fitojmë këtë betejë dhe do u japim mundësi që të votojnë në dinjitet të plotë.

Kamerat nuk janë në asnjë mënyrë të policisë. Policia dhe Bajrët janë një. Ju e patë që policia i shoqëronte. Një makinë policie ishte me ta. Por kamerat sigurisht që janë të bizneseve përreth, por edhe të qendrave të votimit, por nuk janë marrë nga qendrat e votimit. Janë filmime të ofruar anga njerëz me guxim që kanë dashur të ndihmojnë, të bëjnë transparencën. Nuk janë të policisë, policia ishte me ta. Ne kemi kërkuar kamerat, me detyrim nuk janë marrë. Sikundër kemi treguar mirëkuptim ndaj atyre që nuk kanë fuxuar të japin kamerat. Sepse Bajrët janë një strukturë parashtetërore, e cila mbështetet direkt nga kryeministri. Ka lidhje direkte intensive me Taulant Ballën.

SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Ne mund të bëjmë padi, ke të drejtë, por SPAK-u është pjesë e Bajrëve. Një oficer policie në Shkodër, trim, dhe një prokuror vendosën t’i arrestojnë dhe i arrestuan. Të dy janë jashtë detyre sot, për krimin që kryen, se arrestuan një superkriminel që kishte vrarë një vajzë të re në gjumë. Por vrasjet e tyre janë një seri e pafundme, siç keni lexuar dosjen Metamorfoza. Ata ishin vrasës me etje të pashuar për të vrarë.

Nuk e pyet kush përfaqësuesin tonë aty. Aty çdo gjë ishte e përcaktuar nga Bajrët. Ata kishin një anëtar të kryesisë së PS me vete. Ai i shoqëronte. Ata i prisnin komisionerët e PS, në praninë e tyre u thoshin që Bajrët janë me ne dhe këtu Bajrët bëjnë ligjin. Ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që ofruan këto pamje se nuk i patëm në fillim këto. Ne e denoncuam, nëse u kujtohet se autokolona e Bajrëve me makina të blinduara po qarkullonin kudo në qytetin e Shkodrës. Por dokumentet duheshin. Tani siguruam këto dokumente, më vonë mund të sigurojmë të tjera dokumente, mund të na i japin. Por kjo është historia e mandatit të Shkodrës.

Etiketa: BajratBerishaShkoderSKAPI

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkodër/ Një person kërcënon me armë fqinjin, arrestohet nga policia

16:10 : 14/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

13:47 : 14/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër/ EMRI

10:56 : 14/07/2025
AKTUALITET

Tensionet në Theth/ Rama me dy standarde, dikur i ftonte emigrantët të investonin sot i quan të huaj

09:13 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Trump do të marrë masa”/ Studiuesi amerikan: Shumë e lehtë të gjesh lidhjet mes Soros dhe Ramës

21:19 : 13/07/2025
Para

“Frikësohet” Nikolla, Kuvendi anulon vendimin për përjashtmin e 23 deputetëve të opozitës

TË GJITHA

17-vjeçarja qëlloi veten me plumb në kokë, i ati i kërkoi të jetonte me familjen e re

18:11 : 14/07/2025

Të gjithë i binden Ramës/ Pas Elbasanit, dorëheqje masive në Bashkinë e Librazhdit

18:07 : 14/07/2025

Botërori i klubeve, kush u zgjodh në formacionin më të mirë të turneut?

18:00 : 14/07/2025

Vrasja/ Familjarët e Liridona Ademajt kërkojnë dënim kapital për Naim Murselin

17:54 : 14/07/2025

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025

Kalemaj: Rama po bën diversion nga problemet e tjera. Halli i tij, fillimi i braktisjes nga turistët

17:47 : 14/07/2025

Arlis Shala rikthehet në shtëpi, Teuta zyrtarizon transferimin e portierit

17:41 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com