• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për “Partizanin”, Argita Malltezi: Rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës

22:35 : 30/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Vajza e kreut të PD Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi i quajti “rrëshqitje jashtëzakonisht e rëndë e shtetit të së drejtës” akuzat e ngritur në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

“Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar”, theksoi pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë në emisionin “Top Story”, mbrëmjen e kësaj të hëne.

Arrestimin e bashkëshortit të saj në Rinas nga policia e konsideroi një lëvizje të kalkuluar. Ndërsa institucionin e policisë e quajti “të diktuar nga mllefet politike të Edi Ramës”.

“Kronometrimi i momentit ishte i mirëmenduar, sapo fola më tha po të pres dhe më pas të tha që ishte arrestuar. Arrta të flas pas dy ditësh, moralisht ishte shumë mirë që natën e parë kur u takua me avokatët”, tha ajo.

Lidhur me vendimin e GJKKO të kërkuar nga SPAK për vendosjen e sekuestrove ndaj disa pasurive të Jamarbër Malltezit, ajo tha se janë vendosur nën sekuestro prona të blera në vite të ndryshme që s’kanë asnjë lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Lexo edhe:

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

Argita Malltezi e cilësoi të habitshme dhe jo ligjore faktin që gjatë tre viteve hetimesh për çështjen, nuk janë pyetur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

“Si mund të shkojë dosja në gjykatë?! Pse? Sepse kur të dilte dosja, të mos dilte se çfarë thoshin këta dy persona. S’kanë dashur që kjo të dalë në media. Sepse ky është një sulm politik i orkestruar nga Rama. SPAK dhe GJKKO kanë vepruar si kamxhik në duart e Ramës”, u shpreh.

Po ashtu, vendosjen e një mase sigurie nga GJKKO ndaj Berishës duke anashkaluar Kuvendin, e quajti praktikë jo ligjore.

Argita Malltezi tha se prona e familjes Bega – trashëgimtari i së cilës është bashkëshorti i saj – ka dashur 15 vite që të kthehet dhe nuk ka pasur asnjë ndikim nga Sali Berisha.  Po ashtu, përmendi se Agjencia e Trajtimit të Pronave të kohës – institucion i hallkës në privatizimin e “Partizanit” – ishte me përbërje në shumicë prej të zgjedhurve nga Partia Socialiste.

Deklaratat e Taulant Ballës se prona në fjalë  është shpronësuar nga italianët në vitin 1940 e quajti të gënjeshtërt dhe shtoi se “SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës”, me mosverifikimin e këtij informacioni. “A kishte mudësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik”, tha.

Në vitin 2006, Kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Tiranë të kohës – Edi Rama – vendosi që të ndryshojë destinacionin e pronës, duke e kthyer në zonë banimi”, territorin që i përkiste klubit sportiv “Partizani”. E pyetur në studio se pse Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit – i drejtuar nga Berisha – nuk refuzoi vendimin e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, Malltezi shpjegoi se nëse do të vepronte në këtë mënyrë, Berisha do të shkeljet Kushtetutën.

Argita Malltezi solli edhe në kujtesë se procesi i privatizimit nuk nisi nga Fatmir Mediu, ish-minitri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, por nga qeveria paraardhëse socialiste e drejtuar nga Fatos Nano dhe tha se kjo provohet në korrespodencën mes ministrave të kohës, Pandeli Majko, Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi.

E pyetur se pse Jamarbër Malltezi mori prokurë për të përfaqësuar familjet e shpronësuara, ajo saktësoi se ai ka pasur prokurë vetëm për të përfaqësuar disa prej familjarët e tij. Ajo tha kjo ndodhi pas vitit 2004, kohë kur siç shpjegoi, prokurën deri në këtë periudhë e kishte gjyshja e motrës së Jamarbër Malltezit. Pas vdekjes së saj, tha Argita Malltezi, bashkëshorti Jamarbër mori prokurë përfaqësimi vetëm nga disa prej familjarëve të vet dhe këtë e cilësoi një veprim tejet normal.

Akuzat e SPAK se Sali Berisha mori vendime qeverie për të favorizuar Jamarbër Malltezin, ajo i cilësoi “abuzimi më skandaloz” i akuzës. Argita Malltezi tha se ndryshimet ligjore të qeverisë Berisha prekën një numër të konsiderueshëm qytetarësh, ndaj edhe argumenti i SPAK se u bënë për të favorizuar bashkëshortin e saj nuk qëndrojnë.

Aksionet në kompani

Lidhur me kuotat në kompaninë “Homeplan”, për të cilat SPAK thotë se Jamarbër Malltezi nuk i ka deklaruar, ajo tha se nuk deklarojnë personat e lidhur me personin e lidhur me zyrtarë. Dhe këtë, shpjegoi se e ka marrë si përgjigje nga ILDPKI në një kërkesë që ka bërë më herë ndaj institucionit për një rast tjetër.

“Thelbi është i mashtrimit është se (Jamarbër Malltezi) kishte 113 metra katrorë (tokë) dhe fitoi 5 mln euro”, theksoi.

Ajo shpjegoi se bashkëshorti ishte trashëgimtari me sipërfaqe toke më të madhe. “113 m2 i ka pasur si trashëgimtar. U bë një dhurim nga një prej tezeve për të gjithë nipat. Ka blerë 1 100 metra katorë nga bashkëpronarët e tjerë. Fatmir Bektashi kishte 140 metra, Xhimi  Begeja rreth 500 metra, ky (Jamarbër Malltezi) kishte 1 500 metra”, tha.

Argita Malltezi tha se një sasi e konsiderueshme monetare është investuar në kompani nga bashkëshorti i saj, që ishte përfituar përmes një vendimi gjyqësor. Ajo bëri me dije se në gjyq u kundërshtuan pikërisht veprimet jo ligjore të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Edi Ramës. Ky i fundit, tha ajo, pasi mësoi se bashkëshorti i saj ishte pjesë e investimit te ish-kompleksi “Partizani”, pengoi në formë jo ligjore projektin e investimit.

Etiketa: Argita MallteziJamarbër MallteziKompleksi “Partizani”Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Mbrojmë votën”, Berisha publikon sloganin e protestës

12:09 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE

14:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
Para

Bardhi: Grupi i Bashës të na bashkohet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com