• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prodhimi i dobët po sjell çmime më të larta për gështenjat këtë vit

12:31 : 27/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas një disfate që krijoi superprodhimi në çmimet e gështenjës vitin e kaluar, këtë sezon situata paraqitet më optimiste për fermerët.

Në zonat prodhuese të vendit, grumbulluesit po blejnë një kilogram gështenjë në male mbi 100 lekë për kilogram, nga 50 lekë që ishte vitin e kaluar. Shkak për çmimet më të mira po bëhet mungesa e theksuar e prodhimit në Europë dhe Itali duke bërë që të rikthehet kërkesa në vendin tonë.

Mirëpo pas çmimit të mirë, fitimet për mijëra fermerë në zonat më të varfra të vendit po cenohen nga prodhimi i ulët.

“Çmimet janë super të mira për fermerët. Prodhim ka shumë pak. Ka shumë kërkesë për eksport nga që prodhimi kudo në Europë është shumë i ulët”, tha Adrian Çitozi një nga eksportuesit më të mëdhenj të gështenjave.

Lexo edhe:

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

Kushtet atmosferike të këtij viti, me pranverë shumë të lagësht, dhe verë të thatë, bashkë me sëmundjen që u shfaq në masivin e Tropojës kanë ulur sasitë e prodhimit. Për shumë fermerë është më mirë që të kenë më pak prodhim dhe çmime më të mira sa si vitin e kaluar, që prodhimi mbeti stok.

Gështenja është një frutë e egër që rritet në malet e Veriut dhe Juglindjes, ka fitime të larta, pasi nuk ka kosto shërbimi, duke bërë që çmimi të përkthehet në fitim, ndryshe nga prodhimet e tjera bujqësore që kultivohen.

Masivet me gështenja shtrihen në zonat me popullsi të varfër, ndaj hapja e tregjeve të eksportit në dekadën e fundit ka përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e familjeve në këto zona.

Mirëpo vitet e fundit po haset vështirësi në vjelje për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Terrenet ku rritet gështenja janë shpesh të vështira, ndaj braktisja e zonave nga të rinjtë e ka vështirësuar vjeljen.

Vitet e fundit investimet në industrinë e përpunimit të gështenjës janë rritur. Për shembull njësitë e grumbullimit në zonën e Tropojës kanë investuar në magazinim dhe seleksionim në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga eksporti.

Që fitimet në sektorin e gështenjës të rriten duhen më shumë investime, sidomos në zinxhirët e grumbullimit dhe në magazina frigoriferike, për të shmangur firot dhe skarcot.

Hapi tjetër është zhvillimi i industrisë së përpunimit. Në Itali prodhohen me dhjetëra nënprodukte me bazë gështenjën që gastronomia shqiptare ende nuk i njeh.

Në kushtet kur Shqipëria është një prodhues potencial i gështenjës në Ballkan, mund të zhvillojë industrinë përpunimit të produktit, duke e gjeruar edhe më tej zinxhirin e përfitimit të vlerës dhe sidomos fitimet për fermerët.

Pushteti lokal mund të ndikojë në këtë aspekt duke rritur marketingun dhe duke organizuar festa dhe panaire që lidhen me gështenjën për të rritur konsumin e brendshëm.

Etiketa: geshtenjaprodhim vendasRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025
AKTUALITET

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

20:12 : 05/04/2025
AKTUALITET

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

14:44 : 19/12/2024
AKTUALITET

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

09:27 : 10/12/2024
SHENDETI

Gështenjat e pjekura, përfitimet e mëdha në shëndet

22:30 : 27/11/2024
Para

Ky është nipi i Rrahman Rrajës që u kap sot me kokainë, çfarë i tha policisë në momentin e arrestimit

TË GJITHA

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com