Pas tri ditësh në pritje të paraqitjes në sallën e gjyqit për tu njohur me masën e sigurimit personal, gjykata vendosi dje pasdite të konfirmojë vendimin e dhënë në 20 tetor ndaj ish-kryeministrit Berisha, vendim që e detyron atë të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore dhe të mos dalë jashtë territorit të vendit.
Lidhur me këtë avokati Genc Gjokutaj, në një lidhje skype me “MCN Live”, ka bërë një rezyme të gjithë ngjarjes nga fillimi deri tek vendimi i marrë ditën e djeshme për të cilin u shpreh se SPAK ka anashkaluar procedurat paralamentare dhe se gjykata nuk ka vepruar sipas ligjit.
Sipas tij, SPAK ka mbajtur dy standarde, ndërsa është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka, kjo e fundit nuk e ka marrë për bazë fare kërkesën e tyre.
“Gjykata antikorrupsion me kërkesë të SPAK ka vendosur më përpara në mungesë caktimin ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalimin e Berishës të daljes jashtë shtetit. Ne kemi marrë dijeni për këtë vendim nga media dhe kemi vajtur në procesin që caktoi gjykata, jo në seancën ku u bë ekzekutimi për vendimin e Malltezit dhe Bektashin. Në atë seancë konstatuam se SPAK për Berishën i është drejtuar drejtpërsëdrejti gjykatës duke anashkaluar lejen nga kuvendi, kur SPAK ka qenë i detyruar që këtë proces ta kalojë nëpërmjet parlamentit, pasi detyrim paraqitje dhe kufizimi i daljes jashtë shtetit janë cenim i lirisë dhe këto janë në kundërshtim me kushtetutën, dhe praktikën e kuvendit, prandaj i kemi kërkuar gjykatës të na japë materialet e shkuara pasi një seancë më përpara gjykata na thoshte ju japim 2-3 orë kohë të njiheni kur janë qindra faqe. Por çfarë ka ndodhur në seancën e parë që ne vajtëm? Berisha ka bërë një kallzim penal ndaj gjyqtares. Ne nuk e dimë nëse është regjistruar apo jo por kallëzimi ka arritur në SPAK dhe në krye të 10 ditëve ata vendosin nëse e regjistrojnë apo jo”.
Më tej ai sqaron se kallëzimi konsiston për këto shkelje antiligjore për shpërdorim detyre ndaj gjyqtares deh sipas tij, duke bërë kallëzim për këtë shkelje kushtetuese, ata kanë kërkuar përjashtimin e Irena Gjokas dhe brenda 3 ditëve të dorëzonin kërkesën me shkrim sipas rregullave.
“Ligji thotë se ndaj gjyqtarit që është ngritur kërkesa për përjashtim gjyqtari nga ai moment nuk mund të japë dhe marrë vendim prandaj kemi kërkuar të ndërpritet seanca. Kjo gjyqtare në mënyrë krejt të çuditshme, ka vazhduar gjykimin. I gjithë debati këtu është se SPAK mbrohet me tezën se detyrim paraqitje dhe mosdalja jashtë shtetit nuk jam cenim lirie, por unë munda tua çoj dhe atë aktin në rastrin e Tahirit, dhe kjo tregon se SPAK në fakt po vepron me dy standarde. Dy standarde janë mbajtur nga SPAK dhe gjykata se kjo nuk ka arritur në kuvend dhe si të tillë nuk janë shprehur.
Kur ne kemi kërkuar gjyqtares që të bëjë gjykimin, që t’ja çoj gjykatës kushtetuese për këto dy masa, jemi në rastin që duhet apo jo të çohet në parlament ajo se ka konsideruar fare dhe ka vijuar me gjykimin. Dhe në këto momente ne s’mund të qëndronim në seancë. Më pas është caktuar avokati Artan Simoni.
Këto avokatët e caktuar kanë treguar integritet për mua sepse përballë atyre volumi dosje kanë kërkuar aktet, por janë shantazhuar me qëllim heqjen e licencës, por ato kanë kërkuar kohën e arsyeshme për tu njohur me aktet dhe më pas të ushtronin mbrojtjen. Gjykata si asnjëherë në mungesë të largimit të tre avokatëve ka caktuar një tjetër avokate e cila nuk njeh asnjë akt të dosjes dhe ka dhënë atë vendim”.
I pyetur se cilat janë hapat që do ndërmerrni në vazhdim, Gjokutaj tha se Berisha po dhe ne si mbrojtës kemi refuzuar jo procesin, por atë proces të parregullt ligjor, shkeljen e kushtetutës së Shqipërisë, pra dhe ju duhet të dini se një proces i parregullt nuk mund të prodhoj një vendim të rregullt të abuzuar në prova.
“Ne e kemi obligim të reagojmë me mjetet tona juridike ndaj një vendimi nga një proces antikushtetues. Ky vendim është nul. Nga largimi jonë deri në momentin që është marrë vendimi, të gjitha vendimet e gjykatës janë nul dhe bëjnë nul të gjithë këtë proces. Kështu që Berisha ka braktisur antikushtetutshmërinë e këtij procesi. Ne bëmë të mundur ta çonim në gjykatë kushtetuese për të siguruar një proces ligjor të rregullt, por këta nuk pranuan. Në momentin kur Berisha deklaron publikisht dhe nuk refuzon të deklarojë që nuk i fshihet kësaj çështje, por kur prokuroria vendosi në kundërshtim flagrant në kundërshtim me ligjin por vazhdon dhe gjykimin përballë një dispozite antikushtetuese, është e pamundur për të vijuar procesin. Por në rastin e Berishës jo vetëm që shkelen por shkelen me një shpejtësi marramendëse. Prezenca e Berishës dhe mbrojtjes në procese të tilla unë them se ka vetëm interes politik vetëm e legjitimon çështjen dhe ne e kemi obligim ligjor ta ndalojmë dhe të mos bëhemi pjesë e një procesi jo të rregullt. Ne do ankimojmë këtë vendim të kësaj gjykate dhe pastaj do marrim hapat e tjerë. Sapo të ajrim vendimin dhe ajo që dimë është kundërshtimi i tij, ndërsa hapat e tjerë proceduralë ne kemi një strategji tonën që do e shpalosim në ditët në vijim”.
Ndërsa lidhur me fatin e pronave të Malltezit, avokati tha se të gjitha sekuestrot do kundërshtohen në gjykatë se ky është i vetmi mjet ligjor se dhe ato duhet të burojnë nga një provë, ligj.
“Mos harroni se është krijimi i pronës së pronarëve i kthyer në një pronë, aty s’ka asnjë problem, as bashkëpronarët me njeri tjetrit, dhe nuk e di se si SPAK mund të ndërhyjë në një marrëdhënie civile midis ortakëve, ato janë objekt i gjykimit civilë, që s’ka lidhje me çështjen penale. Prandaj insistoj kur them se kur një çështje nuk ka prova, mund të jetë politike dhe aty është politike. Kallëzimi s’ka lidhje me fabulën që SPAK paraqet sot. Mos harroni se kjo çështje është regjistruar në dhjetor 2020, po bëhen 3 vjet që SPAK s’ka lëvizur nga kjo çështja dhe aktivizohet tani që lidhet me radikalizmin e saj në parlament. Se bënë dot me Bashën me përjashtimin që ai bënë, se bënë dot me gjykatat për vulën dhe logon, dhe tani veprojnë me këto strategji, por kur këto strategji politike bëhen duke përdorur agjencitë ligjzbatuese atëherë kemi kapje të drejtësisë nga politika dhe flitet për aksion politik që realizohet përmes drejtësisë”.
Në fund duke ju referuar dhe çështjes së sekuestrimit të pronave të Artan Gaçit, Gjokutaj tha se SPAK ka vepruar, vepron dhe do veprojë me kalendar politik.
“Në kulmin e çështjes Malltezi ata nxjerrin sekuestrimin e pronave të Artan Gaçit. Ata përdorin këtë strategji për të përcjell mesazhin se SPAK vepron dhe majatqas dhe djathtas. Këta nuk janë gjuetarë që një ditë zgjedhin një terren për të gjuajtur dhe ditën tjetër venë në një vend tjetër. Proceset kanë provat, afatet dhe këto janë kombinacione për të krijuar përshtypje se SPAK është i pavarur. Këto çështje jo vetëm që nuk po hetohen sipas ligjit, por ndërthuren dhe skenarë të tillë për të krijuar imazhin e një drejtësitë të re pa marrë parasysh përkatësitë politike. Kjo është një përrallë që dhe ata që e kanë krijuar nuk e besojnë”.