• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Samiti i BE-së në kohë pasigurie

Krahas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Ukrainës, temë së migracionit në samitin e BE-së në Bruksel në axhendë janë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë.

09:20 : 26/10/2023
në BOTA, RAJONI

“Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që së fundi u ashpërsuan edhe më shumë me zhvillimet në Lindjen e Mesme”, shkruan presidenti i Këshillit Europian në shkresën e ftesës për këtë takim. Me këtë formulim Charles Michel përcakton tonin për takimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian të enjten (26.10.2023) në Bruksel.

Tema dominuese e samitit është situata në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Pas sulmit terrorist të militantëve islamist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve anëtare deklaruan, se vendi ka të drejtë të mbrohet, “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndaj të tilla sulmeve të dhunshme dhe arbitrare”.

Shumë shtete, kryesisht ato perëndimore, e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Më 2006 ajo doli nga zgjedhjet si forca më e madhe në parlamentin palestinez. Që nga viti 2007 ajo qeveris pa mandate të tjera demokratike në Rripin e Gazës.

Pa unanimitet për armëpushimin në Rripin e Gazës

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

Më pak unanimë janë vendet anëtare të BE-së lidhur me çështjen e shpalljes së një “armëpushimi” më saktë një “armëpushimi humanitar”, sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Çështje formulimi

Një variant të ri të konceptit sugjeroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Eshtë e nevojshme një “dritare humanitare”, tha ajo. Sipas një postimi të ministres në platformën X (dikur Twitter) këto janë të nevojshme, në mënyrë që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullsia civile në Gazë. Po ashtu ditët e fundit ka pasur edhe “pauza humanitare”.

Një kompromis mund të jetë termi “pauza” në shumës, sikurse është përdorur në postimin e ministres gjermane, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Me këtë mund të bëhet e qartë, se BE nuk kërkon që të ndërpritet lufta kundër Hamasit.

Edhe një diplomat i nivelit të lartë në prag të takimit tha, se ka lëvizje drejt arritjes së një konsensusi për kërkesën për një “pauzë” – ndryshe nga një armëpushim. Një tjetër diplomat i BE-së tha, se çdo fjalë ka peshë e në radhë të parë kur bëhet fjalë për aksesin humanitar, pë rtë ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mbështetja për Ukrainën temë diskutimi

Edhe mbështetja për Ukrainën është temë e samitit të BE-së. Për këtë arsye do të ketë një lidhje përmes video-konferencës të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj.

Sipas Charles Michel do të diskutohet kryesisht për një veprim më të shpejtë për ndihmat ushtarake si dhe për çështjen, se si mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës pasuria ruse që ndodhet në Europë. Po ashtu krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për garancitë financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme.

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shtrëngojnë duart, ulur në kolltuqe të bardhëPresidenti i Këshillit të BE, Charles Michel dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shtrëngojnë duart, ulur në kolltuqe të bardhë

Tema e përhershme

Edhe migracioni do të jetë temë e diskutimit në samitin e 27 krerëve të BE-së në Bruksel. Sipas Charles Michel do të shqyrtohen hapat e ndërmarrë në samitin paraprijës në Granada. Në këtë samit pati një grindje të fortë për temën e migracionit.

Gjithashtu në rend të ditës do të jenë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë, situata në Sahel si dhe në Jug të Kaukazit./DW

Etiketa: kosovelindje e mesmeluftesamiti i beSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025
BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
RAJONI

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
Para

Në kërkim nga Zvicra për mashtrim, arrestohet në Morinë

TË GJITHA

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnjë

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025

Dyshohet se ka pë*dhunur vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

11:59 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com