• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndalimi i ish-drejtoreshës së Kadastrës/ Sekuestrohen 19 prona. Detaje nga hetimi me “letra belge”

13:51 : 26/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Në foto Rajmonda Dashi

Në foto Rajmonda Dashi

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit, Rajmonda Dashi, është ndaluar këtë të enjte në Tiranë lidhur me një procedim penal ndaj dy vëllezërve, të dënuar nga drejtësia belge për drogë.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar disa pasurit të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe janë dhënë katër masa sigurie, tre “arrest me burg” dhe një “arrest në shtëpi”. Dy prej masave janë ekzekutuar.

Dy ditë më parë, ndaj Dashit, GJKKO me kërkesë të SPAK caktoi masën e sigurisë në mungesë të arrestit në shtëpi për veprat penale  “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Masa u ekzekutua këtë të enjte nga policia. Në momentin e ndalimit, Dashi ka qenë në zyrë, ndërsa aktualisht mban pozicionin e specialistes së Kadastrës për zonën Kamëz-Vorë. Në dhjetor 2021, ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i komanduar i Kadastrës së Durrësit.

Masa sigurie janë caktuar nga gjykata edhe ndaj vëllezërve Besjan dhe Leonard Ramaj si dhe Ardian Malasit. Ky i fundit, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton pronari i një firme ndërtimi me zyra qendrore në Fier.

Lexo edhe:

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

Hetimet me letra belge

Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri me dije se procedimi penal për çështjen nisi më herët gjatë këtij viti për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, mbi bazën e akteve te dërguara nga autoritetet e Drejtësisë së Belgjikës.

Sipas akuzës, nga hetimet rezulton se vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar nga autoritetet Belge të Drejtësisë për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti në bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim Ardian Malasi dhe Rajmonda Dashi kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri”.

Veprimet e tyre, sipas SPAK, “kanë konsistuar në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Sipas burimeve, dy vëllezërit Ramaj janë lidhje e afërt familjare e Rajmonda Dashit.

Masat

Nga SPAK është kërkuar në Gjykatën e Posaçme caktimi i masave të sigurimit personal për personat nën hetim.

Gjykata më 24 Tetor, ka caktuar masën “Arrest në burg” për dy vëllezërit dhe Malasin të dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërsa për Dashin ka dhënë “Arrest në shtëpi” për të njëjtat akuza.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar këtë të enjte masat e sigurimit ndaj Ardian Malasit dhe Rajmonda Dashit, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit.

Pasuritë e sekuestruara

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur më 23 Tetor sekuestrimin e disa pasurive.

Pasuritë e sekuestruara janë:

  • 12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
  • 4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
  • 3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
  • 27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
  • Një shoqëri tregtare;
  • 2 (dy) automjete;
Etiketa: GJKKORajmonda Dashispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
AKTUALITET

Majlinda Bufi u mor e pandehur nga SPAK, Bardhi: Vetëm një nga shumë shkeljet që ka kryer

18:33 : 14/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur Majlinda Bufin

17:37 : 14/11/2025
Para

Refuzimi i seancës në GJKKO, Berisha: Zbatoj Kushtetutën/ Paralajmëron protesta

TË GJITHA

“Po na cënon fëmijët”/ Kundër ligjit për Barazinë Gjinore, qytetarët protestë te sheshi “Skënderbej”

11:49 : 15/11/2025

Porti i Vlorës me pronar pensionistin e Salillarit, Bardhi: Ja skema e zhvatjes së 60 milionë eurove

11:37 : 15/11/2025

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025

Photo Balluku–Wright / Did the U.S. Secretary of Energy know he was meeting an official indicted by SPAK?

11:21 : 15/11/2025

Fate Velaj promovon romanin “Kreuztanne” në Panairin e Librit në Vjenë

11:17 : 15/11/2025

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

11:16 : 15/11/2025

Rama me dy standarde për Veliajn, njëherë ‘i vjen keq’, njëherë jo

11:02 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com