• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Cohen, ish-avokati i zotit Trump, dëshmon kundër tij në gjyqin në Nju Jork

21:59 : 24/10/2023
në BOTA

NJU JORK – Pesë vite pasi iu kundërvu publikisht ish-Presidentit Donald Trump, ish-avokati i tij Michael Cohen u përball të martën me të në gjyqin për padinë civile që rrezikon të trondisë perandorinë e tij të pronave të patundshme.

Zoti Cohen nuk shikoi në drejtimin e ish-Presidentit Trump kur kaloi pranë tij për të dëshmuar si një dëshmitar kyç kundër ish-shefit të tij.

Ish-Presidenti Donald Trump, tashmë edhe kandidati kryesues republikan për zgjedhjet e vitit 2024, u paraqit vullnetarisht në gjykatë për këtë dëshmi që pritej me shumë interes. Ai ka ndjekur tashmë gjashtë ditë seancash gjyqësore në Manhatan. Zoti Cohen, paraqitja e së cilit në gjykatë u shty javën e kaluar për shkak të një situate shëndetësore, ka thënë se është hera e parë që e shikon zotin Trump prej pesë vitesh.

“Nuk është Donald Trump kundër Michael Cohen, apo Michael Cohen kundër Donald Trump”, tha zoti Cohen kur mbërriti tek gjykata. “Kjo ka të bëjë me llogaridhënien, thjesht dhe qartë”.

Ndërsa shkonte drejt gjykatës, ish-Presidenti Trump vuri në dukje se zoti Cohen bëri burg pasi pranoi fajësinë për evazion fiskal, për mashtrim të Kongresit dhe për shkelje të rregullave të financimit të fushatave elektorale.

Lexo edhe:

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

“Ai është provuar se është gënjeshtar”, tha zoti Trump, i cili pritet të dëshmojë më vonë në këtë proces gjyqësor.

Pasi u ul në bankën e dëshmitarëve, zoti Cohen filloi t’u përgjigjej pyetjeve për karrierën e tij dhe për dënimet penale që ka marrë. Herë pas here, ish-Presidenti Trump komunikonte me pëshpëritje me avokatët e tij dhe në momente të caktuara ndiqte me vëmendje të lartë.

Procesi gjyqësor u çel nga padia e prokurores së Nju Jorkut, Letitia James, ku akuzohet zoti Trump dhe drejtues të tjerë të kompanisë së tij, “Organizata Trump”, për konspiracionin për të fryrë me miliarda dollarë vlerën e tij në deklaratat financiare, që u paraqiteshin bankave, firmave të siguracioneve dhe të tjerëve për të arritur marrëveshje biznesi apo për të përfituar kredi bankare.

Gjykatësi Arthur Engoron ka vendosur tashmë se zoti Trump dhe kompania e tij kanë mashtruar, por procesi gjyqësor vazhdon me akuzat për konspiracion, mashtrim të siguracioneve dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Ish-Presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje. Ai thotë se madje vlera e pasurive të tij ishte e nënvlerësuar, dhe ai thotë se deklaratat e tij financiare kanë një shënim ku u thuhet marrësve t’i kontrollojnë vetë shifrat e paraqitura.

Ai e ka sulmuar procesin duke e quajtur “një mashtrim” dhe “një vazhdimësi të gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”. Ish-presidenti thotë se kjo çështje gjyqësore është pjesë e përpjekjeve të prokurores James dhe demokratëve të tjerë për të dëmtuar fushatën e tij elektorale.

Zoti Cohen shërbeu për një dekadë si avokati besnik personal i zotit Trump, përpara se të shkëputej publikisht prej tij në vitin 2018, ndërsa zhvillohej një hetim federal që e futi zotin Cohen në një burg federal. Ai është gjithashtu dëshmitar kryesor i prokurorisë në një tjetër çështje gjyqësore në Manhatan për pagesat për të fituar heshtjen e të tjerëve, çështje për të cilën pritet të fillojnë seancat pranverën e ardhshme.

Prokurorja James është shprehur se zoti Cohen shërbeu si forca shtytëse për hetimin e saj civil, që solli padinë për mashtrim për të cilën po zhvillohet procesi gjyqësor. Ajo citoi dëshminë e zotit Cohen në Kongres në vitin 2019, se zoti Trump ka një historik të paraqitjes së vlerave të pavërteta të pasurive të tij, me qëllim përfitimin e kredive me kushte favorizuese dhe zbritje nga taksat./ VOA

Etiketa: cohenkongresTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
Para

Akuzat ndaj Berishës/ Vokshi: Një proces i montuar si në kohën e Sigurimit të Shtetit

TË GJITHA

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025

Dy shenjat e horoskopit më me fat në dashuri për këtë fundjavë

14:12 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët një banesë në Astir

13:55 : 15/11/2025

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com