• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia sekuestron pronat e Malltezit te ish-kompleksi Partizani

10:14 : 24/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, VIDEO

Oficerët e Policisë kanë shkuar mëngjesin e kësaj të shtune tek blloku i pallatave të ndërtuara tek ish-kompleksi “Partizani”.

Përfaqësues të krimit ekonomik ndodhen në brendësi të kompleksit me qëllim për të zbatuar vendimin e shkallës së parë të GJKKO për sekuestrimin e pasurive të dhëndërit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

Për të, GJKKO ka vendosur sekuestro për 16 pasuri të paluajtshme, 6 llogari bankare dhe aksione në tre kompani..

Dhëndri i Sali Berishës dyshohet nga SPAK-u për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, në vijim të procedurave të privatizimit të kompleksit sportiv, ku ai është një prej trashëgimtarëve ligjorë, si edhe shndërrimin e truallit në zonë rezidenciale banimi. Bashkë me Malltezin, SPAK-u ka ngritur dyshime edhe mbi vetë Berishën, për veprën penale të “korrupsionit pasiv” dhe gjykata e posaçme ka caktuar ndaj tij masën “detyrim për paraqitje”.

Sipas prokurorisë, Malltezi, duke u favorizuar nga pozita e Sali Berishës si kryeministër, ka përfituar 5.4 milionë euro aksione në një kompani nga biznesmeni Fatmir Bektashi, në shkëmbim të veprimeve  favorizuese qeveritare. Sipas SPAK-ut, Berisha kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, edhe ky i fundit nën masën “detyrim për paraqitje”, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Lexo edhe:

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Berisha hodhi poshtë akuzat në një deklaratë për mediat ndërsa e cilësoi hetimin e SPAK politik dhe të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën. Berisha u shpreh se vendimi për të transformuar truallin nga zonë sportive në truall për ndërtim është marrë nga Edi Rama kur mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Etiketa: Jamarbër MallteziKompleksi “Partizani”spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
Para

Efi Dhedhes në konflikt me drejtuesit e Top Channel, ç'ka ndodhur pas përfundimit të "BBV"

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com