• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Makinat e arta” të OSHEE-së/ Pasi shpenzoi 12 mln euro për mjete me qira, tender 2 mln euro për mirëmbajtjen

12:42 : 24/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Administratori i ri i OSHEE-së Enea Karakaçi, një vartës i besuar i Belinda Ballukut, ka lëshuar dorën e parave publike. Brenda një kohe të shkurtër, “satelitët” e këtij operatori kanë shpenzuar plot 14 milionë euro. Jo për punë publike, rrjete të tensioneve, transformatorë, por për makina.

Me të drejtë, mjetet e OSHEE-së mund të konsiderohen si “të arta”, pasi kanë marrë një pjesë të mirë të fondit. Me procedura të dyshimta, Karakaçi ka urdhëruar bërjen e disa procedurave, ku më e fundit është mirëmbajtja e këtyre mjeteve. Por, nëse janë marrë me qira, përse nuk i mirëmban firma që i lëshon me qira? A nuk do t’i kalojnë kësaj firme në fund të përfundimit të afatit kohor? Para ‘mbi para’, pasi në këtë mënyrë shpenzohet disa herë për të njëjtin shërbim.

1
2
3
4

Shpallja e njoftimit të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro për mirëmbajtjen e mjeteve të OSSH-së

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, disa ditë më parë, OSSH-ja (firma satelite të OSHEE-së) ka shpallur fituesin e tenderit “mirëmbajtja e mjeteve motorike në pronësi të OSSH sh.a”. Fondi limit ose vlera e pritshme e kontratës ka qenë plot 178.821.930 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 2 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme për mirëmbajtjen, pasi dhjetëra miliona euro të tjera janë shpenzuar për blerje apo qira. Madje, vlera e qirasë arrinte në 37 mijë euro për 1 automjet. Kjo vlerë është kostoja reale e mjetit, i cili pasi përdoret rreth 2 vite i kthehet koncesionarit pa asnjë kosto tjetër, pasi edhe mirëmbajtja gjatë kësaj periudhe tenderohet, madje me vlera të larta.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

Në dokument shkruhet se kohëzgjatja e mirëmbajtjes është 24 muaj, aq sa janë në fuqi edhe kontratat e qirasë. Në tender kanë marrë pjesë disa shoqëri, ku fitues ka dalë firma “ALSTEZO” me ofertë ekonomike 176.660.000 lekë pa TVSH. Tre firmat e tjera në garë janë s’kualifikuar, e para për arsye se nuk plotëson kriterin profesional, e dyta s’kishte paraqitur formular për taksat dhe e treta “nuk ka paraqitur ofertë ekonomike”. Dyshime të mëdha se gjithçka ka qenë formale dhe me fitues të paracaktuar.

OSHEE shton paratë për Agron Papulin, 6 mln euro për tenderin e makinave me qira

Raportimi i BoldNews.al për marrjen me qira nga OSHEE të automjeteve

Disa javë më parë, redaksia e BoldNews.al publikoi një investigim se OSHEE i kishte shtuar kontratën firmës koncesionare. “Enea Karakaçi ka firmosur dhënien aforfe të një shumë prej 1 milionë eurosh për oligarkun e automjeteve Agron Papuli. Një aferë e pastër, pasi kontrata e parë mes OSHEE-së dhe CLASSIC ishte lidhur pak kohë më parë, me një vlerë prej 5 milionë eurosh. Por, me këto ndryshime, OSHEE-ja do t’ia falë këtë shumë, pasi vetëm me një amendim oligarku do të marrë shumën përkatëse”, shkruante redaksia e BoldNews.al disa javë më parë.

Sipas dokumenteve, bëhet fjalë për “amendim kontrate për shtyrje afati ‘Marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e “OSHEE GROUP sh.a”. Vlera e kësaj procedure ishte plot 93.996.000 lekë. Nuk është tender por vetëm një amendim, para’ aforfe për një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Por, kur këto para jepen nga një institucion që tashmë është lidhur fort pas Ballukut, diçka “bie erë”. Përse OSHEE bën këtë amendim dhe i fal 1 milionë euro? Kush është pazari mes Papulit, Karakaçit dhe Ballukut? A nuk duhej bërë tenderi i ri, kësaj herë jo për makina me qira por për të blerë këto mjete?

Në vitin 2020, OSHEE bëri një super tender, për të marrë makina me qira. Objekti i tenderit ishte “marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e OSHEE sh.a’. Në procedurën e atëhershme kishte vetëm një ofertë, atë të “Classic” sh.p.k dhe “Classic Rent a Car” me vlerë 469.980.000 lekë pa TVSH. Pra një tender në atë kohë pa garë, ndërkohë që po pa garë Papuli fitoi sërish 1 milionë euro nga ky amendim.

Etiketa: belinda ballukuEnea KarakaçiOSHHEosttender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

11:52 : 13/07/2025
AKTUALITET

Tender 700 mijë euro/ “Albascan” merr “çertifikatë pastërtie” nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

10:17 : 13/07/2025
Para

U hodh nga furgoni dhe humbi jetën, flet djali i 57-vjeçares: Nuk kishim probleme...

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com