• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja Partizani, a mund të akuzohet Berisha për korrupsion pse rriti pensionet?

20:44 : 23/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për një vendim qeverie nëse nga ai vendim ka përfituar familja e tij? Përgjigja është po. Por ka një kusht. Duhet të provosh se vendimi është bërë enkas dhe vetëm për familjen e kryeministrit.

Një nga akuzat e SPAK për ish kryeministrin Sali Berisha është se lehtësoi financiarisht dhëndrin dhe bashkëpronarët e tij duke iu mundësuar atyre që të paguajnë me bono privatizimi 80 për qind të vlerës së blerjes së klubit Partizani. Si rezultat, thotë SPAK, Malltezi dhe pronarët nuk paguan 10 milionë lekë cash për të privatizuar klubin por 2 milionë lekë, ndërsa pjesën tjetër e paguan me bono privatizimi.

Për të mbështetur këtë akuzë, SPAK ka nxjerrë nga minutat e mbledhjes së qeverisë kur është miratuar ligji, bisedën mes ish ministrit të atëhershëm të ekonomisë Genc Ruli dhe ish kryeministrit Sali Berisha, ku Ruli thotë se kemi futur mundësinë e pagesës me bono në ligj, ndërsa Berisha i thotë bravo.

Ajo akuzë mund të qëndrojë vetëm në një mënyrë. SPAK duhet të provojë në dosje se pas ndryshimit të ligjit, i vetmi privatizim që u bë me bono privatizimi ishte klubi Partizani. Dmth nga ligji përfitoi vetëm dhëndrri i kryeministrit dhe askush tjetër. Nëse nga ligji kanë përfituar edhe qytetarë apo ish pronarë të tjerë që kanë privatizuar objektet e ndërtuara mbi pronat e tyre me bono, atëherë kjo akuzë nuk qëndron dot në këmbë.

Lexo edhe:

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Sepse po të qëndrojë kjo, atëherë Sali Berisha mund të akuzohet për korrupsion edhe pse rriti pensionet sepse nga rritja e pensioneve ka përfituar fisi Berisha. Pse liberalizoi vizat sepse nga heqja e vizave kanë përfituar familjarët dhe kushërinjtë e tij, e kështu me radhë. Kështu mund të akuzohet për korrupsion çdo kryeministër dhe kryetar shteti në botë.

Prokurorët e SPAK duhet ta kuptojnë se pritshmëria publike ndaj tyre është shumë e madhe. Ndaj duhet të jenë shumë skrupulozë në cdo akuzë që ngrenë. Edi Rama pati thënë dikur se çështja Beleri është testi i drejtësisë së re shqiptare. Në fakt testi i SPAK dhe drejtësisë është dosja Partizani. Dhe në atë dosje dy nga provat kryesore që SPAK përdor për të mbështetur akuzën e Berishës për korrupsion janë proçkë. E para është kjo e bonove.

E dyta është ndryshimi i destinacionit të tokës nga terren sportiv në banim. Nismëtari që ndryshoi destinacionin e tokës ishte ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryeministri i sotëm Edi Rama, sepse ndryshimi i destinacionit u miratua fillimisht në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Tiranës, më pas në KRRTRSH.

Qytetarët presin një prokurori që e akuzon Berishën me fakte për korrupsionin që ka bërë Berisha, nëse ka bërë. Por jo një prokurori që akuzon Berishën për vendimarrjen e Edi Ramës. Sepse këtë të dytën, ku korrupsioni i qeverisë i ngarkohet opozitës, e bën vetëm prokuroria e Putinit.

/Kapital

Etiketa: dosjaJamarbër MalltezikorrupsionPartizanipensionetrritiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
Para

“E njoh Abi Malltezin që 15 vjeç”, Bozdo: Nuk ka njeri më të ndershëm se ai!

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com