• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arsen Preçi, postieri i çantave me para të “Krymit”, ia jepte Dumanit sa herë vriste

14:38 : 21/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Arsen Preçi, njeriu që u arrestua në muajin shkurt 2023 në Elbasan për autorësinë e “BMW X6” të vjedhur dhe mbushur me 3 automatikë dhe dy bidona me benzinë, është personi që ka furnizuar me zarfe dhe çanta me euro, Nuredin Dumanin dhe Aleksandër Bahon.

Pas çdo vrasje që kryente Nuredin Dumani me grupin e tij, për llogari të Erjon Alibej dhe Arjan Spahiut, ishte Arsen Preçi, që çonte eurot tek Dumani.

Preçi, ka shërbyer si postier midis Erjon Alibej dhe Nuredin Dumanit, por edhe midis Sandër Bahos (Sakatit), përmes së cilit Alibej siguronte armë të ndryshme nga pistoletat, automatikët modernë dhe tomsonët, që përdoreshin në ngjarjet kriminale.

Preçi transferonte eurot tek Baho dhe më pas ky i fundit përmes një personi “X”-s, gjente armët.

Megjithëse provat janë të forta për aktivitetin e Preçi dhe Bahos, mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga Alibej, SPAK në muajin Gusht 2023, kërkoi lirimin nga burgu të Arsen Preçit dhe Arben Spahiut, kunatin e të penduarit Erjon Alibej.

Lexo edhe:

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

Të dy akuzohen si poseduesit e 3 automatikëve, 1 pistolete dhe makinës tip “BMW X6 të vjedhur në Shkodër dhe të bërë gati për vrasje në Elbasan, çështje kjo që tashmë po hetohet nga SPAK.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, i penduari Erjon Alibej që mban nofkën “Krymi”, ka treguar se në shumë raste, ishte Arsen Preçi që ka çuar çantat me euro tek Nuredin Dumani.

Shuma që varionin nga 10, 50, 60, deri në 100 mijë euro janë dërguar nga Arsen Preçi tek Nuredin Dumani. Eurot janë transferuar nga postieri i Erjon Alibej, pikërisht pas vrasjes së Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, Bujar Çelës.

“…Arsen Preçi, e njihte Nuredinin dhe familjen e tij, por nuk ka patur dijeni se me çfarë mereshe Nuredini dhe as nuk i kam shpjeguar asnjë gjë në lidhje me Nuredinin. Dhe për shumën e eurove që dërgonte tek Nuredini, nuk ja kam shpjeguar shkakun se pse duhej t’ia çonte Nuredinit…”-ka treguar i penduari Erjon Alibej.

Në dëshminë e tij Alibej përpiqet të mbrojë Arsen Preçin nga përgjegjësia penale, duke treguar në SPAK se ai aktivitetin e postierit në transferimin e eurovë pas çdo vrasje, e ka kryer pa dijeni.

Të njëjtën linjë dëshmie për rolin e Arsen Preçit, i penduari Erjon Alibej, ka mbajtur edhe për episodet kur Preçi del si një transferuesh eurosh tek Aleksandër Baho, nga i cili grupi furnizohen me armë.

“…e kam shpjeguar edhe në dëshmitë e mëparshme se nëpërmjet Sandër Bahos, kemi siguruar armë të ndryshme nga një person që njihet me pseudonimin “X”, i cili është tregtar armësh. Kam diskutuar me Sandër Bahon dhe i kam shpjeguar që nga “X”-si të blinte armë zjarri që mund të na nevojiteshin për t’ia dhënë Nuredin Dumanit, për çfarë nevojash do kishte Nuredin Dumani.Unë i siguroja shumën e lekëve Sandër Bahos për armët që ia blinim “X”-sit. Eurot ose lekët, Bahos ia dërgoja nëpërmjet Arsen Preçit. Arseni nuk ka patur dijeni se për çfarë ishin këto shuma parash. Pagesat e armëve të zjarrit ishin nga 1 mijë euro deri në 3500 euro. Armët që blinim ishin të llojeve të ndryshme, kallash, pistoleta, por me detaje nuk i di modelet e armëve…”, ka treguar para prokurorëve dhe oficerëve të BKH, Erjon Alibej.

Më tej Alibej thotë se: ”…dua të shpjegoj se edhe pse jam shumë afër me Sandër Bahon dhe familjen e tij, unë nuk kam dijeni për aktivitete të tjera kriminale të Bahos. Në një bisedë që kam pasur me Bahon ose përmes telefonit të kriptuar, Sandri në bisedë më ka përmendur se ka takuar “Kushon” Henrik Hoxhaj dhe e njihte që ishte nga Fieri. Detaje të bisedës dhe arsyeja e bisedës nuk më kujtohet mirë. Si periudhë bisede, nuk më kujtohet sakëtësisht, por mund të ketë qenë gjatë muajve maj-gusht të vitit 2020. Ka qenë koha kur Nuredini ishte në Elbasan dhe në Peqin. dhe Nuredini u takonte dhe me “Kushon”. Në kohën e bisedës që po bëja me Sandrin nuk e njihja me emër Henrik Hoxhaj, por e njihja me emrin “Kusho”, dhe që ishte personi i afert i Nuredin Dumanit, siç më ka shpjeguar Nuredini që me “Kushon” organizonte vrasjet. Nuredini më ka shpjeguar që “Kusho” gjithmonë punonte me personin që “Kusho” (Henrik Hoxhaj) dhe Nuredini e thërrisnin me emrin “Nipçe”, që nga mediat, kam mësuar që e ka emrin Skerdi Tasi…”.

/Ora News

Etiketa: Aleksander BahoarmetArsen preciErjon AlibejkrymiNuredin Dumaniparatëpostiersakativrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

08:23 : 12/11/2025
Gilmando Dani - Muci Shaljani
AKTUALITET

Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi

20:29 : 11/11/2025
AKTUALITET

I kishte shpëtuar dy atentateve më parë, kush është Gilmando Dani i cili u vra në Rinas

15:24 : 11/11/2025
Para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makinat përplasen njëra pas tjetrës

TË GJITHA

Prej katër ditësh nën ujë, terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”

16:55 : 12/11/2025

Tre persona i zënë pritë/ PAMJE të tjera nga vrasja e Gilmando Danit, momenti kur i jepet goditja finale

16:44 : 12/11/2025

Ndihmuan Shaljanin të bëhet pjesë e AMP, arrestohen dy punonjësit e policisë në Tiranë (EMRAT)

16:22 : 12/11/2025

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien/ Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com