• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE: E nevojshme më shumë mbrojtje nga terrori islamist

Kriza në Lindjen e Mesme: Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së duan të arrijnë më shumë mbrojtje për qytetarët hebrenj dhe një mbrojtje më të mirë nga terrori në Europë.

11:23 : 20/10/2023
në BOTA

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi të enjten (19.10.2023) në Bundestag gjatë deklaratës qeveritare një “qendrim të prerë” kundër antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser deklaratën e kancelarit e shtroi si temë në takimin e rregullt të ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg. Demonstratat e dhunshme nuk mund të tolerohen. “Duhet vepruar ashpër. Për ne është në fokus mbrojtja e të gjithë hebrenjve. Unë dënoj, atë që ka ndodhur në Berlin gjatë natës. Çfarë nuk është në rregull, është shpërthimi i dhunës, e aq më keq kundër policëve”, tha Faeser në kuadër të këtij takimi.

Në Berlin pavarësisht ndalimit të demonstratës ishin mbledhur qindra demonstrues pro-palestinezë, policë dhe zjarrëfikës u sulmuan dhe u plagosën.

Edhe në qytete të tjera europiane ka pasur manifestime proteste kundër veprimeve të Izraelit kundër organizatës islamiste palestineze Hamas, të klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Në Athinë u mblodhën 10.000 vetë. Protesta kaloi e paqtë. Në Bruksel është planifikuar për në fundjavë një manifestim i madh.

Përforochen masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve

Lexo edhe:

Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

Ministrat e Brendshëm të BE-së ndjekin me shqetësim pasojat e krizës në Lindjen e Mesme ndaj gjendjes së sigurisë në vendet e tyre. Gjermania dhe Austria kanë përforcuar masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve. Minsitrja gjermane, Nancy Faeser dhe homologu i saj austriak Gerhard Karner në një konferencë të përbashkët shtypi thanë, se Gjermania dhe Austria për shkak të historisë së tyre të errët kanë një përgjegjësi të veçantë. Gjermania naziste aneksoi më 1938 Austrinë në Rajhun Gjerman. Nga të dy këto shtete vinin dorasit e Shoah-së. Ministri i Brendshëm i Austrisë Gerhard Karner tha, se nuk mund të pranohet, që aktualisht fëmijët hebrenj kanë frikë të shkojnë në kopshte e shkolla prej sulmeve antisemitise. Kjo duhet të ndryshojë.

Ministrja Nancy Faeser dënoi sërish ashpër “përmasat barbare” të sulmit terrorist të Hamasit në Izrael: “Eshtë sulmi më i rëndë që pas Shoah-së.” Pas fillimit të një ofensive të mundshme të Ushtrisë së Izraelit në terren në Rripin e Gazës mund të ashpërsohet gjendja e sigurisë dhe dhuna kundër institucioneve të hebrenjve. “Jemi të përgatitur me autoritetet e sigurisë për të gjitha eventualitetet. Ndaj e kemi intensifikuar mbrojtjen. Ne do ta mbajmë këtë intensitet edhe për javët e muajt në vazhdim”, tha ministrja e Brendshme gjermane duke iu përgjigjur pyetjes së Deutsche Welles në Luksmeburg.

Salla e takimit të ministrave në Luksemburg
Takimi i ministrave të brendshëm të BE-së – Në tetor, prill dhe qershor zhvillohen rregullisht mbledhjet e këshillave ministeriale të BE-së në LuksemburgFotografi: Alexandros Michailidis/European Council/dpa/picture alliance

Rreziku i terrorit rritet nga kriza në Lindjen e Mesme

Jo vetëm rreziku për sulme antisemitiste rritet, por edhe rreziku për terror në përgjithësi. Në Bruksel një azilkërkues i refuzuar nga Tunizia me sa duket për motive islamiste vrau dy tifozë suedezë futbolli dhe plagosi një tjetër. Grupi terrorist “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Edhe në Francë javën e kaluar pati një viktimë si pasojë e një atentati me thikë të kryer nga një çeçen për motive islamiste. Ministrja belge e Punëve të Brendshme, Annelies Verlinde u deklaroi homologëve të saj, se dorasi nga Brukseli ndodhej që prej dymbëdhjetë vjetësh në BE, ka qenë i ndjekur penalisht, ka qenë i dënuar me burg në Suedi dhe kishte aplikuar katër herë në vende të ndryshme për azil. Të gjitha aplikimet e tij ishin refuzuar. Aplikimi i fundit i refuzuar ka qenë më 2019 në Belgjikë, prej nga ai megjithatë nuk ishte larguar dhe qendronte në ilegalitet.

Kërkesa për më shumë dëbime të azilkërkuesve të refuzuar nga BE

Ky rast, sipas shumë ministrave të Brendshëm të BE-së tregon, se sistemi aktual i dëbimeve nuk funksionon. Po ashtu duhet të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave ndërmjet vendeve anëtare në BE. Aktualisht komunikimi mes policisë dhe autoriteteve të azilit në disa vende të BE-së si në Belgjikë lë mjaft për të dëshiruar.

Bavari: Kontrolle në kufi nga policia kufitare - policë pranjë makine për kontroll
Bavari: Kontrolle në kufi nga policia kufitareFotografi: Frank Hoermann/SvenSimon/picture alliance

Bavari: Kontrolle në kufi nga policia kufitare

Përgjigja ndaj terrorit dhe migracionit ilegal është shtimi i kontrolleve në kufijtë e brendshëm të BE-së.

Shpesh dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar dështon edhe se vendet e origjinës nuk i pranojnë shtetasit e tyre. Në këtë drejtim Komisioni i BE-së në të ardhmen do t’i përmbahet më fort legjislacionit për vizat. Nëse një shtet refuzon të pranojë azilkëkruesit e refzuar që dëbohen nga vendi ku kanë aplikuar, atëherë BE-ja mund të rivendosë ose të ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit e tjetër të këtij vendi. Ky qendrim ka pasur efekt në rastin e Irakut, Pakistanit dhe Bangladeshit duke bërë që këto vende të rrisin kuotat e pranimit të të riatdhesuarve, vuri në dukje komisarja e BE-së Ylva Johansson.

Me shtimin e migrantëve shumë shtete si Gjermania, Austria, Hungaria, Italia dhe Franca rivendosën kontrollet në pikëkalimet kufitare. Me këtë synohet të luftohet kriminaliteti i kontrabandistëve të migrantëve, tha minisstrja gjermane Nancy Faeser. Po ashtu kontrollet ndihmojnë edhe në kërkimin dhe ndalimin e të dyshuarve për terror, thuhet nga vendet e tjera të BE-së. Megjithatë kontrollet sistematike dhe të vazhdueshme janë në kundërshtim me rregullat bazë të hapësirës Shengen që garanton liri maksimale të lëvizjes. Ministri austriak Gerhard Karner e përshkruan kështu situatën: “Shengeni nuk ka marrë fund, por është dëmtuar.” Kjo marrëveshje mund të riparohet me një sistem të ri azili dhe me një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së.

Hebrenjtë në Gjermani: Frikë prej dhunës

Duhet të dëbohen më shumë migrantë direkt në kufijtë e jashtëm të BE-së. Kjo duhet arritur me një paketë të re rregullash për azilin në BE, e cila deri në fund të vitit duhet të diskutohet në Parlamentin e BE-së dhe të zbatohet për dy vjet. Deri atëherë, sipas ministres Nancy Faeser, duhet të vazhdojnë përkohësisht kontrollet e jashtëzakonshme në kufijtë e hapësirësh Shengen. “Ne e bëjmë këtë jo për të zemëruar, ata që udhëtojnë për punë çdo ditë nga njeri vend i BE-së në tjetrin, por për të kapur kontrabandistët”, shpjegoi ministri i Brendhsëm austriak Karner./DW

Etiketa: BEGazaislamilufte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së

11:22 : 16/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

09:56 : 16/07/2025
BOTA

Kreu i organizatës për migracionin thirrje BE-së: Shtoni dëbimet e migrantëve

08:54 : 16/07/2025
BOTA

Lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati

08:16 : 16/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

08:10 : 16/07/2025
Para

Moderatorja: Nuk mund të kesh burrë e të bësh karrierë! Bëhet pengesë, ndaj u ndava

TË GJITHA

FOTO/ Arjola Demiri po shijon pushimet, pozon me bikini

12:45 : 16/07/2025

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

12:26 : 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025

“E ngatërrova, nuk qëlloi Lendi Palaj”, dëshmia që liroi pas 48 orësh menaxherin e lokaleve të basteve

11:57 : 16/07/2025

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

11:54 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com