• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dritat u fikën nga një grup gangsterësh”/ Berisha: Kjo betejë e vështirë do na çojë drejt fitores

11:06 : 19/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

“Kjo është dita e parë e betejës sonë” Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, në lidhje me bllokimin e nisjes së së seancës së sotme plenare, teksa ka shtuar më tej se këtë betejë e kanë detyrim ndaj qytetarëve që votuan kundër qeverisë.

Në lidhje me fikjen e dritave nga administrata e Kuvendit, duke i lënë deputetët opozitarë në errësirë që janë të ngujuar aty, Berisha u shpreh se dritat u fikën nga një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh

Berisha u shpreh se kjo betejë nuk është e lehtë, është një betejë e vështirë, por është absolutisht një betejë e sigurt që do ecin drejt fitores, sipas tij.

“Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan. Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet. Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij xhelatë, mori përsipër duke gjetur një peng, të keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës në reformën elektorale, në një kohë kur ai nuk përfaqëson gjë tjetër veçse interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe më kriminale.

Kjo është dita e parë e betejës sonë, në këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush. Ju, me kurajën votuat kundër qeverisë. Kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ka rekordet më të zeza në lidhje me krimin dhe drogën. Ka rekordet më të zeza në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike dhe fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës nga Sinaloa e Meksikës që sot është kryekarteli i botës te grupet në Ekuador dhe në vende të tjera. ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtat e qytetarëve, dhunimin masiv të votës.

Lexo edhe:

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do të donit të ishit sot në këtë sallë dhe për këtë ju falënderoj me shumë mirënjohje. Por nga ana tjetër theksoj se sot, gjer në rikthimin e votës së lirë, betejën do e vazhdojmë së bashku. Në parlament do luftojmë ne për ju se ne ju përfaqësojmë ju dhe kemi votëbesimin tuaj. Jam i sigurt se këtë prisni nga ne dhe pikërisht për këtë arsye kemi marrë këtë vendim. Ne e duam shumë parlamentin, ne kemi themeluar parlamentarizmin pluralist, por aty ku vdes pluralizmi, parlamenti shndërrohet në një institucion vdekësor të demokracisë, shndërrohet në një vegër të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është betejë e lehtë, është një betejë e vështirë, por është absolutisht një betejë e sigurt që do ecim drejt fitores.

Ne e meritojmë fitoren, ne mbrojmë këtu një kauzë të drejtë. Ne nuk do pranojmë më kurrë që Tirana të shndërrohet në epiqendër të luftës së ftohtë kundër gjysmës së kombit. Nesër në Nju Jork, bashkëatdhëtarët mblidhen për të protestuar kundër Sllobodanit të ri, dhe dhjetë ditë më parë ata protestuan ndaj aktit terrorist në Kosovë, të organizuar nga Beogradi. Kurse argati i shpifur i Millosheviçit të ri, shndërroi edhe tre ditë evropiane të Shqipërisë, në tre ditë kundër shqiptarëve të Kosovës. Nuk do e pranojmë më kurrë një situatë të tillë dhe pa diskutim do të mbrojmë me gjithë forcën tonë interesat kombëtare aty ku ato shkelen. Kosova ka sot qeverinë e vet, të zgjedhur në mënyrën më demokratike. Ka një kryeministër, ndaj të cilit nuk rëndon sot asnjë lloj akuze që rëndojnë mbi Aleksandër Vuçiç dhe familjen e tij, mbi Edi Ramën dhe familjarët e tij. Ne nuk do përzihemi në punët e brendshme të Kosovës, por nuk do lejojmë kurrë këtë tradhtar që të përdorë pushtetin e shqiptarëve kundër Kosovës. Ka tejkaluar çdo limit, çdo kufi!

 Sot, mendjet ndër më të shquarat në Europë, e cilësuan si Pashiqi shqiptar, apo kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit. Sot në çdo familje të Kosovës, çdo fëmijë, çdo burrë, çdo grua, çdo i ri, çdo e re, e quan vëllai i Vuçiçit. Për çdo shqiptar, ky është argati i shpifur i Vuçiçit. Ndaj, të gjithë ata që e duan Shqipërinë, e duan kombin, duhet të ngrihen se ju garantoj se shkelmimi i interesit kombëtar është shkelmim i interesit personal më të rëndësishëm. Ky tradhtar lobon në katër anët e Europës për bllokimin e vizave për Kosovën dhe ky është një akt i shëmtuar. Ky është një akt çnjerëzor, ky është një akt antikombëtar. Ju e patë vetë se si kërceu në esktazë kur presidenti i Francës u shpreh për mundësinë e anulimit të vizave. Por unë ju garantoj se vizat, Kosova do i marrë dhe Shqipëria do jetë vendi i parë që do i hiqen vizat nga Komisioni Europian. Lexoni pak direktivat e reja të Komisionit për heqjen e vizave. Shqipëria plotëson çdo kusht që Komisioni ka përcaktuar për anulimin e tyre. Ndaj dhe është koha të flasim, të flasim të gjithë për interesin tonë, për interesin e çdo qytetari, por për interesin e kombit, pa të cilin nuk ka interesa të qytetarit të vërteta.” – deklaroi Berisha.

Etiketa: Berishabetejeerresirefitorekuvend

Lajme të lidhura

SPORT

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025
AKTUALITET

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Më ka ardhur një letër”/ Kërcënohet me jetë Jenishehri pasi publikoi skemën e fitores kundër Serbisë

21:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

“U firmosën tendera dhe u falën gjoba”/ Berisha: 28 deputetë u mbështeten nga bandat në zgjedhje

18:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

12:32 : 05/06/2025
Para

Bardhi zbulon arsyen përse opozita bllokoi seancën: Na detyroi PS-ja!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com