• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 dëshmi për Gërdecin në çështjen kundër Mediut/ Çfarë ndodhi në seancë

Të lënduar dhe familjarë të viktimave në ngjarjen tragjike të Gërdecit në vitin 2008 iu përgjigjën pyetjeve të prokurorëve dhe avokatëve lidhur me punën që kryenin në kantierin e demontimit të armëve, si dhe për rethanat e shpërthimit që solli humbjen e jetës së 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

20:48 : 18/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Zamira Durda dhe përfaqësuesi i saj ligjor duke hyrë në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA

Zamira Durda dhe përfaqësuesi i saj ligjor duke hyrë në Gjykatën e Posaçme. Foto: LSA

Në seancën e procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të Gërdecit, të zhvilluar të mërkurën më 18 tetor, paraqitën deklarimet e tyre 10 prej dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Dëshmitarët ishin të lënduar nga shpërthimi i 15 marsit në Gërdec të cilët kanë mundur të mbijetojnë dhe familjarë të viktimave. Fillimisht u pyetën bashkëshortët Feruzan e Zamira Durda, prindërit e një 6-vjeçari që humbi jetën nga shpërthimi teksa ishte duke luajtur me kushërinjtë e tij. Po ashtu, u pyetën dëshmitarët Drita Cani, Alketa Hazizi, Fejzi Shehu, Elidon Durda, Mustaf Laçi, Hekuran Kasa, Koli Hazizaj dhe Hekuran Deliu.

Pyetjet e prokurorit Klodian Braho dhe të avokatëve u vëritën më së shumti rreth mënyrës së punësimit të dëshimtarëve apo të familjarëve të tyre në kantierin e demontimit të armëve në Gërdec, kushtet në të cilat punonin, se kush i drejtonte, nëse procesi kishte pasur mbikëqyrje të forcave ushtarake, si dhe se çfarë rrethanash mbanin mend nga momenti i shpërthimit, se ku dhe si kishte ndodhur.

Dëshmitarët sollën pas 15 vitesh panoramën e ngjarjes tragjike. Ata që nuk ishin ndodhur në vendngjarje treguan se si kishin mësuar për familjarët e tyre të lënduar apo për ata që kishin humbur jetën. Ndërsa ata që kishin punuar vetë në demontimin e armëve apo për sigurinë, treguan se punësimi kishte qenë informal, se demontimin e predhave dhe fishekëve e kryenin me mjete të zakonshme, si leva, pinca e sqeparë, ndërsa barutin e transportonin nëpër thasë, me karroca drejt kontenierëve. Ata sqaruan se nuk ishin të pajisur me veshje për t’u mbrojtur nga zjarri, si dhe se nuk u ishin nënshtruar trajnimeve specifike për kryerjen e asaj pune.

Pyetjet u përqëndruan tek vendodhja dhe mënyra e zjarrvënies. Disa prej dëshmitarëve të pranishëm në vendin dhe në momentin kur ra zjarri thanë se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejtë. Një prej tyre tha se zjarri kishte rënë në një prej karrocave ku ishin ngarkuar thasë me barut, ndërsa të tjerë thanë se kishin parë flakët dhe ishin larguar menjëherë.

Në përgjithe të pyetjeve, dëshmitarët deklaruan se kishin dijeni se karrocat që dëmtoheshin saldoheshin nga shtetasi Qemal Deliu, në shtëpinë e tij, që gjendet pranë vendit ku kryhej demontimi armëve. Megjithëse një prej dëshmitarëve deklaroi se kishte parë që një karrocë të ishte transportuar për saldim dhe të ishte kthyer pak kohë para shpërthimit, djali i Deliut deklaroi se i ati i merrte karrocat e dëmtuara në shtëpi në mbrëmje, kur edhe i saldonte dhe i kthente në mëngjes. Ai deklaroi se atë ditë, para shpërthimit, kishte qenë në kopshtin e shtëpisë duke punuar vreshtin dhe se babai nuk kishte shkuar për të salduar ndonjë karrocë.

Lexo edhe:

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Disa pjesë të deklarimeve të dëshmitarëve u kundërshtuan nga përfaqësuesit ligjorë të Mediut dhe prokurorit Braho, me argumentin se nuk ishin të njëjta me ato çfarë ata kishin deklaruar 15 vjet më parë, në funksion të çështjes së Gërdecit.

Gjyqtarja Irena Gjoka u tërhoqi vëmendjen avokatëve të Mediut për mënyrën e parashtrimit të disa prej pyetjeve drejtuar dëshmitarëve. Po ashtu, disa pyetje nuk i pranoi dhe u kërkoi dëshmitarëve të mos jepnin përgjigje.

Avokatët kërkuan në fillim të seancës të paraqesnin një kërkesë lidhur me dëshimtarët e thirrur prej tyre, por gjykata u kërkoi të dorëzonin kopjet me shkrim dhe të parashtrohet në seancën e radhës.

Në fund, pati diskutime mes gjykatës dhe avokatëve mbrojtës për caktimin e seancës së radhës.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

/Reporter.al/

Etiketa: Fatmir MediugerdeciGJKKOzamira durda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, “trurin financiar” të bandës së Suel Çelës

15:36 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ GJKKO ndan dosjen për Pëllumb Gjokën, gjykim i shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

16:32 : 07/05/2025
AKTUALITET

Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

17:56 : 06/05/2025
Para

Fati 'braktis' sërish sulmuesin, Brazili në ankth për dëmtimin e Neymar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com