• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Raundi i parë! Dështon votimi për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

21:13 : 17/10/2023
në BOTA

Republikanët refuzuan kandidaturën e Ligjvënësit Jim Jordan për Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë raundit të parë të votimit. Duke mos votuar në favor të tij, disa prej ligjvënësve republikanë ia mohuan kështu aleatit të vendosur të ish-Presidentit Donald Trump shumicën që i nevojitej për të marrë këtë post.

Raunde të tjera votimesh pritet të mbahen në të ardhmen, ndërsa ligjvënësi Jordan po punon të sigurojë mbështetje më të madhe për të zëvendësuar kryetarin e shkarkuar me votim, Kevin McCarthy, dhe për të marrë kështu, si përfaqësues i krahut më konservator të Partisë Republikane, një post qendror në hierarkinë e Shteteve të Bashkuara.

Por, pas gati dy javësh përplasjesh të brendshme në radhët e republikanëve që nga momenti i shkarkimit me votim të zotit McCarthy nga ligjvënësit më konservatorë, votimi në Dhomën e Përfaqësuesve nuk solli një zgjidhje për postin e kryetarit. Rreth 20 ligjvënës republikanë vazhduan të refuzojnë t’i japin votën e tyre ligjvënësit Jordan nga shteti i Ohajos, të cilin e konsiderojnë me pikëpamje më ekstreme se ç’duhet për postin e fuqishëm të Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, i dyti për nga hierarkia e kalimit të pushtetit presidencial.

Ligjvënësit që refuzuan kanë një përqasje përgjithësisht pragmatiste. Në radhët e tyre ka anëtarë të hershëm të legjislaturës, apo kryetarë komisionesh që kanë shqetësimet e tyre për qeverisjen, si dhe deri tek ligjvënës të rinj nga distriktet ku votuesit e tyre preferojnë Presidentin Joe Biden përkundër ish-Presidentit Donald Trump.

Për të marrë këtë post të lartë, ligjvënësit Jordan i duhet të fitojë mbështetjen e pothuajse shumicës së plotë të kolegëve të tij republikanë gjatë votimit në plenare, ndërsa demokratët qëndrojnë të sigurtë në mbështetjen e të propozuarit prej tyre, drejtuesit demokrat Hakeem Jeffries nga Nju Jorku. Me republikanët që kanë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, 221 me 212, Ligjvënësi Jordan duhet të humbasë sa më pak vota të jetë e mundur, dhe të arrijë pragun prej 217 votash, nëse nuk mungojnë ligjvënës të tjerë gjatë votimit.

Lexo edhe:

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

Ligjvënësi Jordan ka qenë ndër aleatët kryesorë të ish-Presidentit Trump, në veçanti gjatë sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje përballë demokratit Joe Biden. Pak ditë më vonë, ish-Presidenti Trump i dha ligjvënësit Jordan “Medaljen e Lirisë”.

Tashmë si kandidati kryesues i Partisë Republikane përballë Presidentit demokrat Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024, ish-Presidenti Trump mbështeti që në fillim ligjvënësin Jordan për të zënë vendin e ish-Kryetarit McCarthy dhe u pozicionua kundër kandidaturës së ligjvënësit Scalise, i cili u tërhoq javën e kaluar pasi ligjvënësit republikanë nuk iu përmbajtën rregullave të tyre të brendshme për të mbështetur kandidatin e partisë./VOA

Etiketa: Dhoma e PërfaqësuesveSHBAvotim

Lajme të lidhura

BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025
Para

VOA: Biden nuk i bëri prioritet bisedimet izraelito-palestineze.

TË GJITHA

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:56 : 27/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com