• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përkeqësimi i gjendjes së sigurisë në Gjermani

Lufta në Lindjen e Mesme ndikon edhe në situatën e sigurisë në Gjermani. Kreu i Bordit të Kontrollit të Shërbimit Sekret, Konstantin von Notz, paralajmëron se mund të përdoren edhe "protagonistë të tjerë".

08:29 : 17/10/2023
në BOTA

olitikani i të Gjelbërve, Konstantin von Notz, i cili kryeson Komisionin e Kontrollit të Inteligjencës, shprehu shqetësimin për situatën e sigurisë në Gjermani pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Situata e sigurisë, e cila edhe më parë ishte “mjaft e tensionuar” ndër të tjera për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, “është përkeqësuar ndjeshëm tani pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Përfaqësuesit e disa institucioneve kompetente iu përgjigjen pyetjeve të komisionit të Bundestagut përgjegjës për kontrollin e shërbimeve të inteligjencës në një seancë të hapur për publikun (16.10.2023) duke përfshirë kryetarët e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV), Shërbimit Informativ Gjerman (BND) dhe Zyrës Federale për Kundërzbulimin Ushtarak. Situata e sigurisë në Gjermani, si rezultat i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ishte një nga çështjet kryesore. Përveç kësaj, duhet të diskutohen edhe aktivitetet ruse, me të cilat Kremlini po përpiqet të ushtrojë ndikim në Gjermani.

Raportimi në Bundestag për gjendjen e sigurisë - Kreu i Komisionit të Kontrollit të Inteligjencës në Bundestag, von Notr përshëndet Martina Rosenberg nga Kundërzbulimi Ushtarak dhe presidentin e Entit të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues, Thomas Haldenwang
Raportimi në Bundestag për gjendjen e sigurisë – Kreu i Komisionit të Kontrollit të Inteligjencës në Bundestag, von Notr përshëndet Martina Rosenberg nga Kundërzbulimi Ushtarak dhe presidentin e Entit të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues, Thomas HaldenwangFotografi: Mike Schmidt/IMAGO

Përpjekja për destabilizimin e demokracisë

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurohemi që nga situata aktuale të mos përfitojnë protagonistët e tjerë, të cilët kërcënojnë sigurinë tonë”, tha von Notz. Duke vepruar kështu, ai u referohet shërbimeve të inteligjencës të vendeve të tjera, që “qëllimisht janë përpjekur të destabilizojnë demokracinë tonë për një kohë të gjatë”. Ai shton se “ekstremizmi i organizuar i djathtë dhe terrorizmi” përbëjnë gjithashtu një rrezik. Von Notz përsëri bëri thirrje për mbylljen e shoqatave si Qendra Islamike në Hamburg (IZH). IZH, e cila është monitoruar për dekada nga Zyra për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (shërbimi sekret që vepron brenda Gjermanisë), shihet si një dorë e zgjatur e regjimit iranian, i cili përgëzoi organizatën terroriste Hamas për sulmin ndaj Izraelit të shtunën dhe e përshkroi atë si “një pikë kthese dhe një vazhdim i luftës në formën e rezistencës së armatosur”.

Lexo edhe:

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

Një lloj “Gaze në Gjermani”?

Ambasadori i Izraelit në Gjermani, Ron Prosor, paralajmëroi se “asnjë lloj Gaze nuk duhet të lejohet të shfaqet në tokën gjermane”. Një rrezik i tillë kërcënon, nëse shoqatat si rrjeti palestinez Samidoun dhe mbështetësit e tjerë të Hamasit vazhdojnë të abuzojnë me demokracinë gjermane, tha ai në një program të përbashkët mëngjesi të shërbimeve televizive publike gjermane ARD dhe ZDF. Anëtarët e shoqatës palestineze Samidoun dhe simpatizantët e tyre festuan sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në rrugët e Berlinit dhe qyteteve të tjera gjermane. “Gjermania nuk duhet të lejojë më që yjet e Davidit të shënohen në shtëpitë hebreje në Berlin, prandaj shumë hebrenj nuk guxojnë më të dalin në rrugë”, tha ai. Lidhur me situatën aktuale në Izrael, Prosor shtoi se është e qartë “që popullsia palestineze në Rripin e Gazës duhet të çlirohet nga Hamasi”. Pavarësisht përpjekjeve të tij më të mira, Izraeli sipas tij, nuk mund të garantojë mbrojtjen e popullatës së pafajshme civile, për sa kohë që Hamasi i përdor këta njerëz si mburoja.

Karin Prien, ministre e Arsimit në landin Shlesvig-Holshtein
Karin Prien, ministre e Arsimit në landin Shlesvig-HolshteinFotografi: Andreas Gora/Pool/Getty Images

Ndryshim paragrafesh në ligj?

Politikanët gjermanë kanë bërë thirrje edhe një herë për veprime më të ashpra kundër agjitatorëve antisemitistë në Gjermani. Nënkryetarja e CDU-së, Karin Prien tha: “Ne duhet t’u heqim hapësirën për të vepruar, të mbyllim xhamitë, kafenetë dhe klubet e tyre dhe të konfiskojmë paratë që përndryshe do të përdoreshin, për t’i dhënë fund terrorit në botë”. Prien, zëdhënëse e Forumit Hebraik të CDU-së, në një artikull për gazetën “Bild” shkruan se pasojat ligjore të mbështetjes së terrorit dhe antisemitizmit duhet të shtrëngohen në të gjitha fushat. Megjithatë, ajo nuk e ka shpjeguar më konkretisht këtë.

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për antisemitizmin, Felix Klein, propozoi që nxitja e urrejtjes të sanksionohet edhe më ashpër. Klein u tha gazetave të grupit mediatik Funke, se në të ardhmen paragrafi për nxitjen dhe përhapjen e urrejtjes duhet të zbatohet pa qenë nevoja të vërtetohet se ka pasur shkelje të qetësisë publike, siç ishte rasti më parë. Në praktikë, shpesh lindin vështirësi në zbatimin e rregulloreve ekzistuese. “Në të kaluarën ka pasur një sërë ndërprerjesh të hetimeve, të cilat janë pritur me keqkuptim si nga personat e prekur ashtu edhe nga publiku./Dw

Etiketa: Gjermanikonflikte te armatosurasiguri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025
BOTA

Gjermani/ Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë qëllohet 13 herë me thikë, në gjendje të rëndë shëndetësore

15:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025
Para

Pas 'presioneve' të Mitsotakis, sot seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për Fredi Belerin

TË GJITHA

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com