• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Marsida Frashëri

19:04 : 17/10/2023
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik (IKP) ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri, pas kryerjes së një trajnimi të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas IKP, në kontrollin e aftësisë profesionale, Marsida Frashëri “nuk e ka kaluar nivelin kualifikues për konfirmimin e saj në detyrë dhe se, me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka cenuar rëndë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”. Në këto kushte, Komisioneri Publik Florin Ballhysa kërkon nga KPA shkarkimin e prokurores së Shkodrës.

Në Maj 2022,  trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Valbona Sanxhaktarin vendosën konfirmin në detyrë të Frashërit pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Raporti i KPK ishte jo problematik lidhur me kriterin e pasurisë apo figurës. Ndërsa për vlerësimin e aftësive profesionale, trupi gjykues konstatoi se për 27 dosje, prokurorja nuk kishte kryer veprime hetimore. Sipas KPK, subjekti “ka shfaqur në mënyrë të përsëritur vonesa në trajtimin dhe përfundimin e çështjeve objekt shqyrtimi, në vazhdimësi gjatë ushtrimit të detyrës së saj si prokurore, duke krijuar rrethana me efekt negativ në rezultatet e vlerësimit profesional të saj”.

Frashëri nga ana tjetër këmbënguli në seancë dëgjimore se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Në fund, trupi gjykues i Komisionit vlerësoi se problematikat  e konstatuara konsistonin në mangësi vazhduese ndër vite, por sipas KPK, në një normë të “pranueshme, që nuk mund të sillnin pasojën më radikale të shkarkimit nga detyra, duke konsideruar ngarkesën në total të punës së saj dhe çështjet e trajtuara prej saj gjatë ushtrimit të detyrës” nga Marsida Frashëri.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

IKP nga ana tjetër bën një tjetër vlerësim të situatës. Komisioneri shprehet se subjekti i rivlerësimit “ka treguar neglizhencë të plotë dhe pakujdesi, duke “braktisur” dosjet, kur është larguar nga zyra, duke neglizhuar dorëzimin dhe duke shkaktuar “vdekjen e tyre procedurale””. IKP çmon se gjatë kontrollit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit Marsida Frashëri, ajo ka dështuar të ketë nivelin minimal kualifikues.

IKP vlerëson se Frashëri ka “cënuar rëndë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, duke u gjendur në kushtet që mangësitë e evidentuara nuk mund të plotësohen, as nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, siç ka vendosur me vendim të ndërmjetëm Komisioni (KPK)”.

Etiketa: ikpkpkmarsida frasheriveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
Para

Seanca në KPK, prokurorja Rrudha kundërshton balancën negative për një apartament

TË GJITHA

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025

Vodhi 1 mln lekë dhe sende me vlerë 20 mijë euro në një banesë, arrestohet autori/ EMRI

13:13 : 31/10/2025

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025

“Cili je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025

Ndërpritet seanca në Kushtetuese për Erion Veliaj, ja kur do të rinisë

12:41 : 31/10/2025

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com