• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania shton kontrollet kufitare për të parandaluar valën e re të emigrantëve

16:38 : 16/10/2023
në BOTA

Gjermania njoftoi të hënën se do t’i shtojë kontrollet kufitare përgjatë kufijve lindorë dhe jugorë, për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve.

Berlini e njoftoi Bashkimin Evropian (BE) për kontrolle të shtuara në pikat kalimtare me Republikën e Çekisë, Poloninë dhe Zvicrën, për ta parandaluar trafikimin dhe emigrimin e parregullt, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë në një deklaratë.

“Tani është e nevojshme të merren të gjitha masat e mundshme për ta ndalur këtë fenomen”, tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Edhe pse Zvicra nuk është në BE, ajo është pjesë e Zonës Shengen për kufij të hapur, bashkë me Gjermaninë, Poloninë dhe Republikën e Çekisë.

Brenda Zonës Shengen, kontrollet kufitare lejohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe para se të zbatohen ato, duhet të njoftohet Brukseli.

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Gjermania, po ashtu, e njoftoi BE-në për zgjatjen e kontrolleve ekzistuese kufitare me Austrinë, që nisën pas krizës me emigrantë nga viti 2015, kur qindra mijëra njerëz u futën vrullshëm në Gjermani.

Kontrollet e reja me Republikën e Çekisë, Poloninë dhe Zvicrën do të zgjasin 10 ditë duke nisur nga sot dhe mund të zgjaten deri në dy muaj maksimum, tha Ministria.

Kontrollet me Austrinë do të zgjaten për gjashtë muaj nga 12 nëntori.

“Ne duam t’iu kthehemi kufijve të brendshëm, ku nuk do të kemi nevojë të kryejmë kontrolle”, tha Faeser, duke e theksuar rëndësinë e rregullave të përbashkëta evropiane.

Gjermania i rriti kontrollet e sigurisë për gjatë kufijve me Poloninë dhe Çekinë në shtator, duke e dyfishuar numrin e kontrolleve për ta luftuar ardhjen e emigrantëve të rinj.

Në shtator, Gjermania i regjistroi mbi 250.000 kërkesa për azil vetëm nga janar, më shumë se në vitin 2022. /REL

Etiketa: emigranteGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
AKTUALITET

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
BOTA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
Para

“Duhet të krijohet një shtet palestinez”, Biden: Izraeli do gabojë rëndë nëse pushton Gazën!

TË GJITHA

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:56 : 27/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com