• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndikimi i Fondacionit Shoqëria e Hapur: Si u katapultua Darian Pavli nga Rama dhe Soros deri në GJEDNJ

23:05 : 14/10/2023
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Në një periudhë kur Aleksander Soros ka shpallur synimin e tij për të përqendruar aktivitetet e Shoqërisë së Hapur në Ballkan, Ukrainë dhe Moldavi, Grégor Puppinck zbulon se si Shoqëria e Hapur e familjes Soros ka arritur të shtrijë fuqinë e saj në Shqipëri dhe nëpërmjet saj, në institucionet europiane.

Historikisht, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) kanë qenë aktive dhe me ndikim në Europën Qendrore. Shqipëria është një shembull i kësaj strategjie investimi dhe ndikimi. Ky vend i vogël ka vetëm 2.7 milionë banorë, me një GDP jashtëzakonisht të ulët për frymë prej 6000 € në vit. Gjithashtu thuhet se është vendi “më i prekur nga korrupsioni administrativ, më i larti në rajon, me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korruptive”, sipas Euractiv. Vendi është një qendër për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, pastrimin të parave… Është gjithashtu një bazë kryesore për OSF-në.

Që nga viti 2013, vendi qeveriset nga socialisti Edi Rama, bashkëpunëtor i ngushtë i Xhorxh dhe Aleksandër Soros. Soros dhe Edi Rama takohen rregullisht dhe e quajnë veten “vëllezër”. Midis vitit 1992 dhe 2020, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Xhorxh dhe Aleksandër Soros investuan mbi 131 milionë dollarë në Shqipëri, duke mbështetur ardhjen në pushtet të zotit Rama dhe më pas qeverinë e tij. Prandaj, ndikimi i OSF-së në Shqipëri është i konsiderueshëm, aq sa Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, akuzoi Xhorxh Sorosin se po përpiqej të kapte shtetin.

Pas zgjedhjes së zotit Rama si kryeministër, një nga operacionet kryesore të OSF-së ishte promovimi i reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sipas Andi Dobrushit, Drejtor Ekzekutiv i OSF Albania, “OSF Albania ka qenë financuesi kryesor i të gjithë procesit të reformës”. OSF ka vepruar gjithashtu në bashkëpunim me administratën Demokratike të SHBA-së, nëpërmjet USAID-it dhe me Bashkimin Europian. USAID-i ka kontribuuar 60 milionë dollarë nga viti 2000 deri në 2015 në sektorin e drejtësisë në Shqipëri, me OSF-në që ndihmoi në shpërndarjen e këtyre shumave. Disa senatorë amerikanë kanë shprehur shqetësimin për këtë bashkëpunim, që besojnë se synon forcimin e pushtetit të qeverisë mbi sistemin e drejtësisë.

Reforma në drejtësi përfshin një riorganizim të sistemit të emërimeve në drejtësi dhe një mekanizëm përzgjedhës anti-korrupsion. Opozita e ka denoncuar këtë reformë se synon t’i mundësojë qeverisë të marrë kontrollin e drejtësisë. Në këtë reformë është denoncuat në veçanti roli i OSF-së.

Lexo edhe:

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

Pesha e regjimit

Duke u bazuar pikërisht në këtë gjë, në vitin 2019, qeveria shqiptare do të emëronte tre kandidatë për postin e gjyqtarit në KEDNJ. Zgjedhja e qeverisë ishte Sokol Berberi, Marjana Semini dhe Darian Pavli. Berberi dhe Pavli janë ish-punonjës të OSF-së dhe lojtarë në procesin e reformës në drejtësi, ashtu si edhe Artur Metani, Kryetar i komisionit kombëtar që hartoi listën e ngushtë. Metani është edhe vëllai i ministres socialiste Eglantina Gjermeni dhe këshilltar i kryeministrit.

Shtypi vendas shprehu keqardhje për faktin që këta tre kandidatë nuk i ishin nënshtruar procedurës anti-korrupsioni, ndryshe nga sa do të kishte lënë të nënkuptohej qeveria, pasi zoti Berberi ishte larguar nga drejtësia ndërsa z. Pavli nuk kishte qenë kurrë magjistrat.

Në fund, ishte zoti Pavli ai që u zgjodh në KEDNJ nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. I lindur në vitin 1975 në Vlorë, Shqipëri, Darian Pavli është një student i diplomuar i Universitetit të Europës Qendrore në Budapest, universiteti i themeluar dhe financuar nga Xhorxh Soros. Ai ka punuar për Human Rights Watch (financuar gjithashtu nga OSF), si dhe për Shoqërinë e Hapur midis 2003 dhe 2017, veçanërisht në Nju Jork. Ai është shtetas amerikan. Puna e tij përfshinte procese gjyqësore strategjike me synimin për të prodhuar efekt politik nëpërmjet jurisprudencës. Darian Pavli është kushëri i kryeministrit Rama.

Në vitin 2015, ai u bë këshilltar i komisionit të posaçëm parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për reformën në drejtësi, më pas u rikthye në OSF, si drejtor programi për Shqipërinë. Ai gjithashtu punon me Këshillin e Europës dhe Bashkimin Europian për reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare. Z. Pavli ka pasur kështu një karrierë tipike si avokat i Shoqërisë së Hapur.

Ai nuk ka pasur asnjëherë përvojë si gjyqtar dhe prezantohet si avokat. Ligji shqiptar kërkon 15 vjet përvojë si gjyqtar, profesor i drejtësisë ose avokat për t’u emëruar si gjyqtar në KEDNJ. Kjo ngre një pyetje serioze nëse zoti Pavli pretendon të jetë avokat i lartë. Ai jo vetëm që nuk specifikon asnjëherë se cilës shoqatë i avokatëve i përket, apo viti në të cilin është pranuar, por është i panjohur edhe për shoqatat e mëdha të avokatëve amerikanë si Nju Jorku dhe Uashingtoni. Sa i përket Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, ajo çuditërisht refuzon të sqarojë këtë pikë me arsyetimin se ka të bëjë me jetën private të zotit Pavli. Një tjetër çudi është se në çështjet juridike në të cilat ai ka qenë i përfshirë, siç është rasti El-Masri, zoti Pavli nuk vepron si avokat, por përfaqësohet nga një avokat. Një deputet i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e kishte ngritur këtë pyetje, por ajo nuk iu përcoll asnjëherë Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, dhe kështu mbetet pa përgjigje edhe sot e kësaj dite.

Pasi u emërua në KEDNJ, z. Pavli gjykoi çështje që sfidonin përputhshmërinë e reformës gjyqësore të Shqipërisë me Konventën Europiane, duke e vendosur veten në një konflikt të qartë interesi në disa raste. Një pjesë e shtypit shqiptar e ka denoncuar këtë konflikt interesi. Kjo është edhe më mbresëlënëse duke qenë se tema e këtyre gjykimeve është shumë politike dhe e kontestuar fort nga opozita.

Sa i përket zotit Sokol Berberi, i cili ka punuar edhe me OSF-në, thuhet se ai është shkarkuar nga Këshilli i Europës për shkak të marrëdhënies së tij me Agron Xhafajn, një trafikant ndërkombëtar droge. Ai është edhe kunati i Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm të Ramës, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018, “më pak se një javë pas një operacioni të madh policor kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës”. Kjo nuk e pengoi qeverinë shqiptare që të emëronte z. Berberi si gjyqtar ad hoc në KEDNJ, d.m.th., gjyqtar zëvendësues, si dhe në Komisionin prestigjioz dhe me ndikim të Venecias: autoriteti më i lartë i Europës për të drejtën kushtetuese… i cili u kap, ndër të tjera, me reformën në drejtësi në Shqipëria.

Ky është vetëm një shembull i ndikimit të OSF-së në një vend të varfër e të korruptuar si Shqipëria.

Kjo situatë tregon se sa e vështirë është të bësh të funksionojë një institucion pan-europian, i përbërë nga një pjesë e këtyre vendeve. Ajo që është e vërtetë për Shqipërinë është e vërtetë edhe për vendet e tjera europiane. Një zyrtar i lartë i Këshillit të Europës më tha së fundmi: “Nuk do ta besoni se sa e vështirë është të gjesh kandidatë të përshtatshëm për KEDNJ-në në disa vende. Kjo vështirësi është e kuptueshme, por e vështirë për t’u pranuar kur prek përbërjen e gjykatës më të lartë të Europës.

Burimi: The European Centre for Law and Justice

Etiketa: Darian PavliFondacionit Shoqëria e HapurGJEDNJndikimiRamaSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
Para

Samiti i Berlinit/ Edhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë do e bëjë ditën e hënë pushim

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025

Lëvizje te Teuta, qëndërmbrojtësi konfirmon largimin nga durrsakët

15:34 : 15/05/2025

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com