• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hajdarmataj: Hoteli në Vlorë, te Jahti i Sotës, ç’mund të zbulojë SPAK për Tahirin

15:00 : 14/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, në një shkrim për “Boldnews.al”, e vlerëson pozitiv faktin që SPAK-u ka nisur hetim pasuror ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij, prokurorët e posaçëm kanë mundësinë të rikthejnë në vend padrejtësinë që u bë me hetimin e Tahirit, ku shumë indicje dhe prova për pasurinë e tij, kryesisht për dyshime mbi një hotel në Radhimë, jahti i ankuruar në Malin dhe Zi dhe raportet financiare me Orest Sotën, u anashkaluan nga ish-prokuroria për Krime të Rënda, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Donika Prela. Hajdarmataj ka edhe një sugjerim për partnerët ndërkombëtarë, që të nxisin prokurorët e SPAK-ut të nxjerrin nga sirtarët ose të rikthejnë pranë zyrës së tyre hetime për zyrtarë të rëndësishëm, ndaj të cilëve ekzistojnë indicje të forta për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Nga Besim Hajdarmataj *

Ditët e fundit, në media është publikuar lajmi se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) po kryen hetime për pasurinë e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nuk është e qartë nëse ka filluar një hetim pasuror në kuadër të ligjit të ashtëquajtur “Antimafia”, për veprën penale për të cilën është deklaruar fajtor e dënuar nga GJKKO apo ka filluar një procedim penal i ri, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Në rastin e parë, fusha e zbatimit të ligjit “Antimafia”, nuk e përfshin veprën penale për të cilën ish Ministri i Brendshëm është deklaruar fajtor e dënuar.

Lexo edhe:

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Pavarësisht kësaj, ky lajm më riktheu në kohë, vite më parë, kur hetimet Prokurorisë për Krime të Rënda ndaj ish-Ministrit, ishin shumë domethënëse. Të paktën deri në shtator 2018, pasi, më tej, gjithçka u harrua dhe u shuajt në këto hetime e prokurorët, thjesht, u mjaftuan me dërgimin sa më shpejt të çështjes në gjykim.

Hetimet në atë periudhë ishin instensive, të gjithanshme, në drejtim të dokumentimit të veprave penale në të cilat ishte autor i dyshuar ish-Ministri, por edhe në drejtim të pasurisë së krijuar nga veprimtaria e dyshuar kriminale.

Kishte shumë të dhëna në këtë drejtim, që e vinin atë nën dyshime të shumëanshme; përfshirjea e ish-Ministrit si bashkëpunëtor në trafikimin e narkotikëve me kushërinjtë e tij Habilaj; kultivimi i lëndëvë narkotike në mënyrë massive dhe i kontrolluar nga Policia e Shtetit, kryesisht në vitin 2016; arrestimi i shtetasit Orest Sota me një shumë parash mbi 800 mijë euro; ndërtimi në bregdet në zonën e Radhimës i një hoteli, i dyshuar me investimet e Orest Sotës dhe ish-Ministrit; evidentimi i një mjet lundrues “Yaht” luksoz, të blerë në vitin 2017, në pronësi të shtetasit Orest Sota, me kapiten ish Ministrin Saimir Tahiri.

Hetimi për këto fakte kishte shkuar përtej indicjeve, pasi, përshembull, për ndërtimin e hotelit në zonën e Radhimës, kishte biseda e komunikime të shtetasit Orest Sota dhe Fatlinda Tahiri, bashkëshortja e e ish-Ministrit Tahiri.

Po ashtu, për mjetin “Yaht”, që ndodhej në Malin e Zi, dyshimi nuk ishte I kufizuar vetëm tek dokumenti i pronësisë, ku ish-Ministri figuronte si kapiten i Yahtit.

Ky dyshim shkonte edhe më tej, sidomos referuar bisedave ambjentale mes shtetasit Orest Sota e babait të tij, në kohën që ai u arrestua në Elbasan me mbi 800 mijë euro në makinë.

Madje, menjëherë pas arrestimit të Sotës, ata morën masa për të zhdukur dhe fshehur mjetin lundrues.

Nga shkëmbimi i letër-porosive me autoritetet e Drejtësisë në Malin e Zi, autoritetet shqiptare u njoftuan se mjeti lundrues ishte zhdukur nga radarët në nëntor të vitit 2017 nga vendi ku ishte ankoruar! Në letër porosi thuhej se zhdukja e mjetit lundrues, i referohej kohës kur në Shqipëri ishin publikuar në media arrestimi i disa personave që kishin lidhje me ish-Ministrin e Brendshëm.

Pra, hetimet në atë periudhë, deri në fillim shtatori 2018, kishin prodhuar shumë fakte në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm të ish-Ministrit të Brendshëm, por dhe sa i përket pasurisë.

Hetimet nxorën detaje për shpenzime të konsiderueshme të bashkeshortes së ish-Ministrit, kryesisht në vitet 2015, 2016, 2017.

Njëkohësisht, rezultoi se gjatë vitit 2016, 2017, ish-Ministri kishte marrëdhënie financiare, e madje, në kohën që ishte në hetim, kishte takime me biznesmenë të fuqishëm të vendit dhe ku dyshohet se ishte në kuadër të një raporti financiar dhe biznesi.

Nuk e kuptoj pse këto hetime u ndërprenë atëherë hetimet, madje edhe u dëmtuan, duke nisur nga kthimi i shumës prej 800 mijë euro të shtetasit Orest Sota.

Nuk u vijua asnjë hetim në këtë drejtim dhe u deshën të kalojnë më shumë se pesë  vjet që SPAK të fillojë hetimin për pasurinë e Ish-Ministrit, Saimir Tahiri.

Lajmi i shpërndarë në media shoqërohej me faktin se ky hetim pasuror nisi me “orientim” ose “kërkesë” të partnerëve ndërkombëtarë.

Pse duhet gjithmonë të na thonë partnerët për të bërë hetime të tilla ose këto hetime të lidhen me ndryshimet në drejtimin e prokurorisë?

Nga partnerët ne duhet të presim mbështetje dhe ndihmë për të bërë hetime të tilla, që në fakt nuk ka munguar asnjëherë, as në kohën kur ekzistonte Prokuroria për krime të Rënda dhe ishte në hetim çështja “Tahiri” dhe as tani që ndihma dhe mbështetja e tyre për SPAK është më e dukshme dhe shumë efikase.

Siç duket, është mirë që partnerët ndërkombëtarë të kenë informacion për shumë hetime të tjera, ku zyrtarë aktualë figurojnë të lidhur me krimin e organizuar, me qëllim që të nxisin prokurorët  e posaçëm për t’i rinisur ato hetime që kanë mbetur diku në zyrat e prokurorëve të SPAK-ut apo të transferuara nga kjo zyrë, pas shkrirjes së Prokurorisë për Krime të Rënda.

* Ish-drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe ish-prokuror i çështjes ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Etiketa: Besim Hajdarmatajsaimir tahirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
Para
RB Leipzig's Dutch midfielder #20 Xavi Simons controls the ball during the UEFA Champions League Group G football match between Young Boys and Leipzig at The Wankdorf Stadium in Bern on September 19, 2023. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

PSG zgjedh zëvendësuesin e Mbappe

TË GJITHA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com