• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti: Dy republika, një komb! Më shumë duhet bërë

22:33 : 13/10/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, vlerëson punën e përbashkët të bërë për rreth dy vite mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti shkruan se janë arritur 58 marrëveshje me qëllimin përfitues për qytetarët. Ndër të tjera, Kryeministri i Republikës së Kosovës shkruan se shumë është bërë megjithatë edhe më shumë duhet bërë.

Albin Kurti: Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë.

Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit.

Krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse thjeshtuam procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar. Hoqëm edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

Autoritetet kosovare zhvillojnë aksion të ri kundër spiunazhit

Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit.

Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro.

Kemi nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar. Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona.

Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare.

Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë.

Etiketa: kombekosoveKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

11:44 : 17/07/2025
RAJONI

Autoritetet kosovare zhvillojnë aksion të ri kundër spiunazhit

10:21 : 17/07/2025
RAJONI

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025
RAJONI

Merret sot vendimi i rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:15 : 16/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

18:45 : 15/07/2025
RAJONI

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

14:55 : 15/07/2025
Para

Çfarë ndihme ushtarake po i ofron SHBA Izraelit?

TË GJITHA

BE do të transferojë azilkërkuesit e refuzuar jashtë bllokut

20:42 : 18/07/2025

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

20:30 : 18/07/2025

Egnatia shet liderin e skuadrës, Serxho Ujka prezantohet në elitën e Belgjikës

20:29 : 18/07/2025

Jude Bellingham kryen ndërhyrjen kirurgjikale: Rikthehem shpejt!

20:14 : 18/07/2025

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

20:05 : 18/07/2025

Pse Trump kërkon që të heqë përbërësin kryesor të Coca-Cola? Çfarë thonë nutricionistët

20:00 : 18/07/2025

Liverpool arrin akordin personal me yllin e Bundesligës, nisin bisedimet mes klubeve

19:56 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com