• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Veliaj mashtrues kronik, si gënjeu për hapjen e 10 shkollave të reja

17:53 : 13/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Këtë vit të ri shkollor Tiranës iu shtuan vetëm dy shkolla të reja dhe jo 10 siç deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këtë e konfirmuan zyrtarisht për Faktoje, Ministria e Arsimit dhe vetë Bashkia e Tiranës. Verifikimi i Faktojes tregon se si deklaratat për shkollat e reja dhe dhënien fund të mësimit me turne përdoren për qëllime propagandistike.

Në muajin gusht të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Tiranës i shtohen 10 shkolla të reja për vitin shkollor 2023-2024.

Edhe një javë para nisjes së vitit të ri shkollor, Veliaj foli sërish për këtë paketë të re objektesh arsimore.

“Hapet një paketë tjetër prej 10 shkollash të reja mbi ato 40 që përfunduam në semestrin e kaluar. Janë 10 shkolla, ku spikasin disa nga gjimnazet ikonë të Tiranës,’ Besnik Sykja’ dhe ‘Partizani”-deklaroi Veliaj në një intervistë për Top Channel më 4 shtator.

Kjo deklaratë u përsërit ditën e parë të nisjes së vitit shkollor, nga Veliaj gjatë përurimit të shkollë 9 vjeçare ‘Lek Gjiknuri’.

Lexo edhe:

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

“Këtë herë hapen 10 shkolla të reja, edhe semestrin e dytë do hapen edhe 10 të tjera. Pastaj do i themi lamtumirë mësimit me dy turne në Tiranë”, theksoi Veliaj më 13 shtator.

Por, sa shkolla të reja iu shtuan Tiranës gjatë vitit shkollor 2023-2024 dhe cilat janë ato?

Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa për informacion dërguar MAS dhe Bashkisë së Tiranës

Në përgjigjen zyrtare për Faktoje, MAS bën të ditur se gjatë këtij viti ka përfunduar vetëm ndërtimi i shkollës ‘Lek Gjiknuri’.

“Pas përfundimit dhe fillimit të aktivitetit për një sërë shkollash të reja gjatë vitit 2022 informojmë se gjatë këtij viti ka përfunduar edhe ndërtimi i shkollës ‘Lek Gjiknuri’.

Shkolla ‘Lek Gjiknuri’ pritet të hapi dyert për nxënësit për vitin e ri shkollor 2023 – 2024”, sqaron Ministria e Arsimit për Faktoje.

Përgjigjia e MAS, 14 shtator 2023

 

Ndërsa, Bashkia e Tiranës thekson se janë 4 shkolla të reja të ndërtuara gjatë këtij viti dhe deri më tani vetëm njëra prej tyre ka hapur dyert për të pritur nxënësit.

“Numri i shkollave të reja të ndërtuara në Tiranë gjatë këtij viti (2023) dhe janë ndjekur në cilësinë e menaxhuesit të kontratës nga Drejtoria e Investimeve të Punëve Publike është 4 (katër).

Për vitin shkollor 2023 – 2024 do të hapin dyert për të mirëpritur nxënësit këto shkolla:

Gjimnazi ’Partizani’ me vendndodhje te Njësia Administrative nr. 8 , rruga ’Sinan Tafaj’.

Gjimnazi ’Besnik Sykja’ me vendndodhje te Njësia Administrative nr. 5, rruga ’Kristo Floqi’.

Shkolla 9- Vjecare ’Lek Gjiknuri’ me vendndodhje te Njësia Administrative nr. 8,  rruga ’Besim Daja’.

Shkolla e Mesme e Bashkuar Vaqarr me vendndodhje në Vaqarr”-thuhet në përgjigjien e Bashkisë Tiranë që mban datë 22 shtator 2023.

Përgjigjia e Bashkisë Tiranë, 22 shtator 2023

Këtë të hënë, 9 tetor, u përurua edhe gjimnazi “Partizani”. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, kryebashkiaku Veliaj nuk e përmendi më “hapjen e 10 shkollve të reja”.

I pyetur nga Faktoje në lidhje me objektet e reja arsimore, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare sqaron:

“Kemi të bëjmë me një sjellje recidiviste të mosmbajtjes së premtimeve, me një fshehje të realitetit të shkollave me dy turne dhe mosplotësimit të kapaciteteve në shkolla, duke prodhuar lajme të pavërteta në mediat që informojnë në masë qytetarët”.

Kujdes nga propaganda me togfjalshin ‘Shkolla të reja’!

Në maj të këtij viti, Faktoje publikoi artikullin fact checking në lidhje me një deklaratë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku kryebashkiaku Veliaj konfirmonte se gjatë 2 mandateve të tij në krye të bashkisë ishin ndërtuar 40 shkolla të reja. Verifikimi tregoi se këtu përfshiheshin 26 shkolla ekzistuese të cilat ishin rikonstruktuar apo rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019. Shkollat ekzistuese të rindërtuara mund të ofrojnë kushte më të mira, por ato nuk shtojnë kapacitetin e nxënësve që do t’i jepte zgjidhje mësimit me turne. Mirëpo në deklaratat, sidomos gjatë fushatave zgjedhore nuk qartësohet ky term duke i shërbyer propagandës zgjedhore.

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacioni i grumbulluar vendosëm që deklaratën e kryebashkiakut Veliaj se gjatë këtij viti shkollor janë ndërtuar 10 shkolla të reja në Tiranë, do ta kategorizojmë Të Pavërtetë.

/ Faktoje

Etiketa: Erion Veliajgenjeshtarkronikmashtrimmashtruesshkollate reja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
Para

Olaf Scholz, takim me Kurtin dhe Vuçiç të hënën në Tiranë?

TË GJITHA

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

21:41 : 18/09/2025

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025

Berisha: Begaj, vasal i turpshëm! Shpalli ministër një avatar

21:33 : 18/09/2025

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com