• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt për aksidentin te liqeni, detajet

10:04 : 13/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës konfirmoi këtë të premte arrestimin e Emiljano Ninës, kushëri i Ervis Martinajt, për aksidentin e ndodhur te diga e liqenit artifilial dy muaj më parë.

I riu në kërkim u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” nga efektivët e komisariatit 4 në kuadët të aksionit të koduar “Escape” që erdhi “bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim”, njoftoi policia.

Nina, 28 vjeç, në muajin gusht të këtij viti, përplasi automjetin që drejtonte me bordurën anësore te Liqeni Artificial dhe më pas u largua.

Ai rezultonte i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim për këtë vepër penale.

“Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip ‘BMW’, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Dhuna në familje’, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

Fshehja e shoferit

Për aksidentin, policia ka arrestuar më herët pronarin e makinës BMW Eldi Allushi për akuzat: “Moskllëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky i fundit nuk ka treguar në dëshmitë e para se ka qenë Nina nën drejtimin e automjetit të aksidentuar, por ka pretenduar se ishte vetë shoferi. Në mjet në momentin e aksidentit, ishte edhe Jurgen Allushi, kushëriri i pronarit të makinës i referuar në gjendje të lirë nga policia për akuzat veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, përkrahje të autorit të krimit, dhe moskallëzimit të krimit. Edhe ai fillimisht është treguar ngurues për të treguar se kish ishte personi që drejtonte mjetin e aksidentuar mëngjesin e 22 gushtit.

Eldi Allushi, gjatë dëshmisë më pas, është justifikuar për arsyet që e shtynë të gënjejë duke thënë se ai ishte shoferi, kur në fakt ndodhej në banesë. 26-vjeçari është shprehur para hetuesve se dha dëshmi të rreme për të mbrojtur shokun e tij, të cilit i kishte dhënë në përdorim automjetin. I riu nga Durrësi u ka treguar efektivëve se Emiljano Nina, shkoi në shtëpinë e tij për të fjetur, pa i treguar se kishte shkaktuar aksident te liqeni artificial.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi për përplasjen që kishte bërë me makinë.”

Eldi Allushi tha gjithashtu se një oficer policie e ka marrë në telefon duke i kërkuar të paraqitet në komisariat lidhur me aksidentin. Gjatë bisedës në telefon, i ka thënë oficerit se aksidentin e kishte bërë ai dhe para përplasjes kishte pirë një cigare hashash.

“Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.”

Kushëriri i Eldi Allushit, Jurgen Allushi, i cili ndodhej pasagjer në mjet deklaroi se para aksidentit kishte konsumuar një ujë, ndërsa shoferi Emiljano Nina tre birra.

Lidhur me aksidentin, Nina akuzohet për 7 vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Akuza e fundit lidhet me një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e tij gjatë një kontrolli policor pas aksidentit.

27-vjeçari Nina është person me precedentë kriminalë, i dyshuar dhe si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. Në vitin 2018 ai u arrestua nga policia e Vlorës, pasi siç u raportua në atë kohë, qëlloi me armë duke terrorizuar turistët në lokalin e njohur “Havana” në Dhërmi. Po ashtu, rezulton i skeduar dhe i arrestuar për të tjera ngjarje kriminale.

Etiketa: AksidentEmiljano Ninaliqen artificialpolicia e tiranesTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Isha në panik e ankth”/ I iku policisë dhe përplasi disa makina, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

12:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Autori gjakftohtë, dorëzoi armën”, eksperti i kriminalistikës zbardh dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Kalaja

10:30 : 07/10/2025
Para

Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t'u bërë

TË GJITHA

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025

OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

14:09 : 08/10/2025

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com