• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mema: Llogaritë e Kombëtares bëhen në nëntor, ja kush e zgjidh sfidën ndaj Çekisë

19:13 : 12/10/2023
në SPORT

Shqipëria luan një ndeshje të madhe sonte në “Air Albania”, ku një trepikësh ndaj Çekisë do ta bënte thuajse të sigurt pjesëmarrjen në Europianin e 2024-ës në Gjermani.

Në “News 24” në “Sport News”, ish-lojtari dhe trajneri i kuqezinjve, Sulejman Mema, u shpreh besimplotë për ndeshjen e sotme.

Mema tha se llogaritë bëhen në nëntor dhe gjasat janë të mëdha për t’u kualifikuar. Ai beson që Çekia do të thyhet sonte për herë të parë në grup.

Çfarë pret nga kjo sfidë Mema dhe a është ky testi final, më i rëndësishmi për të kuptuar forcën dhe pjekurinë e këtij brezi, këtij grupi?

Ky brez ka avantazh, pasi lojtarët luajnë në klube të mira. Shqiptarët e kanë patur nostalgji për të parë Serie A. Mos harrojmë që me Poloninë kemi patur në fushë 7 lojtarë të Serie A.

Lexo edhe:

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Në shifra, në rast suksesi kundër Çekisë, mund të kualifikohemi si të parët në grup, madje ish-trajneri De Biasi beson fort në këtë pjesë. A është e mundur, apo e shton presionin kjo pritshmëri kaq e madhe ndaj këtij ekipi?

Unë besoj që jo. Stafi është profesionist. Llogaritë i kemi bërë gjatë gjithë kohës. Është ndeshje e vështirë sot, duke u nisur nga cilësitë e lojtarit.

Ndryshe nga ndeshjet e shtatorit, këtë herë kuqezinjtë vijnë pak më të ngarkuar fizikisht, me disa dëmtime, jo në top formë. A mund të ndikojnë këto detaje kundër një ekipi shumë fizik, që nuk ka pësuar asnjë humbje?

Shpresojmë që të humbasë këtu te ne (Qesh). Ka lojtarë që nuk luajnë mirë me skuadrat e tyre, por shpresoj që të japin maksimumin këtu.

Profesor, ke ndonjë preferencë, ndonjë ndjesi, kush mund ta bëjë diferencën në këtë sfidë?

Unë kam besim te sulmuesit. Inteligjenca e Muçit mund të bëjë diçka ndryshe. Ato pak herë që kemi dalë në sulm, kemi goditur. Bajrami ka mençurinë e duhur, ka aftësinë që është mirë fizikisht dhe godet me të dyja këmbët.

Në këto kualifikuese kemi sulmin më të mirë, a do ta luaj Silvinjo në sulm në këtë sfidë, të shtyrë nga tifozët, apo duhet të bëjmë llogari, fundja dhe një barazim do ishte rezultat shumë pozitiv…

 Ky staf punon me detaje që do të vlejnë. Kur duhet të sulmojë ekipi, e di trajneri dhe do të aktivizojë të tjerë futbollistë. Pres Shqipëri racionale.

Sa peshë ka tradita në këto përballje, a i druheni një “deja vu” me atë që ndodhi kundër Polonisë pikërisht në “Air Albania”, ku ishim shumë pranë “play off”-it të Botërorit, apo është një histori tjetër me të tjerë aktorë…

Duhen harruar disa gjëra. Këtu janë të diagnostikuar të gjithë futbollistët. Kundërshtari është mjaft i fortë fizikisht.

Profesor, i bëra Starovës një pyetje pak ditë më parë, por nuk mora një përgjigje, shpresoj ta marrë tani. Është pyetja që bëhet më shumë në rrjetet sociale. Cili do të ishte tredhëmbëshi sulmues ideal në sytë tuaj, në shijen tënde?

Unë e kam atë përgjigje por nuk e them dot para ndeshjes.

Më jep një dëshirë apo një parashikim logjik, si del kjo sfidë?

Nuk duhet të humbasim. Janë të tria rezultatet. Po mos të humbasim, llogaritë bëhen me të lehta.

Etiketa: ShqiperiaSulejman Mema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

10:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
SPORT

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025
SPORT

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025
SPORT

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës

10:53 : 13/11/2025
Para

Lirohen nga qelia edukatoret që dhunuan 3-vjeçarin në Fushë-Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com