• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leja e posaçme për Belerin/ Të gjitha faktet si po e zvarrit “Drejtësia e Re”

13:31 : 12/10/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse do të jetë gjykata e Durrësit apo ajo e Posaçme kompetente për shqyrtimin e kërkesë së Alfred Belerit për “leje të posaçme”, duke i shtuar një hallkë të re procesit që po zvarritet në prej disa muajsh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës mbahet në paraburgim me një vendim, i cili, megjithëse shumë i kontestuar, mbetet gjithësesi në diskrecionin e gjykatës së posaçme, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

Por, ajo që po ndodh me kërkesat e tij për “leje të posaçme”, me qëllim kryerjen e betimit si Kryetar i Bashkisë së Himarës, është përfshirë në një lloj ping-pongu institucional, i cili shton më shumë dyshimet se goditja e Belerit ka sfond të pastër politik.

Tentativa për ta nxjerrë Belerin jashtë loje
Alfred Beleri kandidoi në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 nën siglën e koalicionit opozitar, si anëtar i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila është përfaqësuese e minoritetit grek në Shqipëri.

Lexo edhe:

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

Ai është një personazh i kontestuar në vite, sidomos për dyshimet e paprovuara asnjëherë, të cilat e lidhnin me komandon greke, që në vitin 1994 u përfshi në masakrën e Peshkëpisë, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë e u plagosën disa të tjerë.

Drejtësia shqiptare ka hapur disa herë hetime ndaj Belerit dhe në të gjitha rastet i ka pushuar ato. Ai u lejua të kandidojë në zgjedhjet lokale të këtij viti, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme e gjetën të pastër në kuadër të procesit të Dekriminalizimit.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste, në javën e fundit të fushatës elektorale, nisi një sulm të paprecedent verbal ndaj Belerit, me shumë mundësi i nxitur nga sondazhet që e nxirrnin humbës kandidatin e tij, Jorgo Goro.

Pas këtij sulmi dhe vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale, në 12 Maj 2023, Policia e Vlorës e arrestoi Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, nën dyshimet se ka paguar 400 euro për blerjen e votave të 8 zgjedhësve në zonën e tij.

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” dhe më tej ia kaloi çështjen për kompetencë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar. Kjo e fundit konfirmoi masën e arrestit me burg.

Në 5 muajt e fundit, Alfred Beleri ka dorëzuar të paktën 7 herë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurimit, duke u rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Ndërkohë, ai ka dorëzuar edhe katër kërkesa për “leje të posaçme”, për dalje të përkohshme nga ambjentet e paraburgimit, me qëllim kryerjen e betimit si kryetar i Bashkisë së Himarës, një kërkesë taksative ligjore për të marrë mandatin e drejtuesit lokal.

Këto kërkesa janë vendosur në një spirale institucionale, ku janë përfshirë në vetë të parë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Gjykata e Posaçme.

Zvarritje pa fund
Këshilli Bashkiak i Himarës, i dalë nga zgjedhjet e 14 majit 2023, vendosi datës 27 qershor për seancën e konstituimit, ku duhej bërë edhe betimi i Alfred Belerit, si kandidati fitues i zgjedhjeve.

Beleri i drejtohet me një kërkesë për leje të posaçme Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 313 në Tiranë, në zbatim të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, në të cilën kërkon që të lejohet të kryejë betimin para Këshillit Bashkiak Himarë në 27 qershor.

Duke parashikuar një vonesë të mundshme në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve, Beleri i drejtohet Gjykatës së Posaçme për miratimin e lejes së veçantë për datën 27 qershor.

Gjykata, pa i hyri themelit të kërkesave, e refuzoi kërkesën e Belerit në datë 26 qershor, me argumentin se paraprakisht duhet të shprehet institucioni i paraburgimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i refuzon kërkesën. Refuzimi i kërkesës i është njoftuar Belerit, pasi kishte kaluar afati i mbledhjes së Këshillit Bashkiak, duke e bërë pa objekt një ankim të mundshëm të kërkuesit pranë gjykatës.

Ky ishte rasti i parë, kur u aktivizua spiralja institucionale dhe proceduriale ndaj Belerit. Por, natyrisht, jo i vetmi.

Beleri i drejtohet sërish Paraburgimit 313 për leje të veçantë, me qëllim realizimin e betimit si kryetar bashkie në në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Himarë, të parashikuar për në datën 28 korrik 2023.

Edhe në këtë rast, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje refuzuese Belerit pas zhvillimit të mbledhjes, duke i hequr të drejtën atij t’i drejtohej gjykatës për kundërshtimin e këtij refuzimi, pasi kërkesa do të ishte pa objekt.

Në 24 Gusht 2023, Beleri i drejton sërish kërkesë për leje të posaçme Paraburgimit 313. Kjo kërkesë ka mbetur pa përgjigje.

Në 6 shtator 2023, Alfred Beleri kërkon sërish “leje të veçantë” për të kryer betimin si kryetar bashkie. Kësaj radhe, kërkesë iu drejtua IEVP Durrës, pas transferimit atje.

Dy ditë më pas, Drejtoria e Burgjeve, në emër të Paraburgimit të Durrësit, i kthen përgjigje refuzuese.

Këtë herë, kërkesa ishte brenda afatit për t’u ankuar në gjykatë dhe Beleri i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë kundërshtimin e vendimit të Burgjeve.

Gjykata e Posaçme i referohet ligjit të shfuqizuar
Por, tashmë që Gjykata e Posaçme pati mundësinë për herë të parë që të shqyrtonte në themel kërkesën e Belerit, vendosi të heqë dorë, duke shpallur mos-kompetencën e duke ia dërguar për trajtim gjykatës së Durrësit.

Gjykata e Posaçme i referohet një dispozite të shfuqizuar tashmë, e cila më herët parashikonte se “gjykata e vendit ku gjendet institucioni i paraburgimit shqyrton kërkesat e ndryshme….”.

Gjykata e Posaçme, më tej, ka dhënë edhe disa argumenta periferike, me qëllim heqjen dorë nga “patatja e nxehtë” Beleri.

“Boldnews.al” ka kontaktuar juristë dhe ekspertë të fushës, të cilët, në unison mbajnë qëndrimin se Gjykata e Posaçme ka vepruar gabim dhe se ajo ishte kompetente për shqyrtimin e kërkesa të Belerit, përsa kohë ai është subjekt i asaj gjykate speciale. Aq më tepër që Gjykata e Posaçme tashmë ka nisur edhe gjykimin në themel të akuzave ndaj Belerit për blerje votash.

Po ashtu, praktika e vendosur së fundmi nga Gjykata e Lartë, sugjeron se Gjykata e Posaçme është kompetente për çdo kërkesë dhe çështje që lidhet me persona, që janë subjekte të saj.

Pavarësisht këtyre, gjyqtarja e posaçme Fjorela Davidhi, vendosi t’ia përcjellë çështjen gjykatës së Durrësit.

“Ping-pongu” në Durrës
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Beleri dhe avokatët e tij i drejtohen gjykatës së Durrësit për miratimin e lejes së veçantë, me qëllim kryerjen e betimit.

Shorti përcakton fillimisht gjyqtarin Rexhep Bekteshi. Ai jep dorëheqjen, me argumentin se djali i tij është anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, i një force politike kundërshtare me atë që përfaqëson Beleri.

Kërkesa për dorëheqje, megjithëse jo shumë bindëse, pranohet. Shorti përcakton gjyqtaren Besiana Garxenaj. Edhe kjo kërkon dorëheqjen nga çështja, me argumentin se familjarët e saj kanë pasur lidhje me një nga të vrarët në masakrën e Peshkëpisë, për të cilën është dyshuar edhe Beleri.

Megjithëse drejtësia shqiptare, pavarësisht hetimeve të ndryshme në kohë nuk ka gjetur fakte për autorësinë e Alfred Belerit për atë ngjarje, sërish kryetari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera, e pranon si argument qëndrimin e koleges së tij, Garxenaj dhe vendos zëvendësimin e saj.

Çështja shortohet për herë të tretë dhe kësaj radhe dosja i kalon në tavolinë gjyqtares Entela Shedula.

Në seancën paraprake, gjyqtarja nuk trajtoi themelin e çështjes, por vendosi ta dërgojë në Gjykatën e Lartë, me kërkesën për të caktuar se cila do të jetë kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Belerit, Gjykata e Durrësit apo ajo e Posaçme.

Pra, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga refuzimi i radhës së kërkesës së Belerit për leje të posaçme, gjykatat janë përfshirë në një lloj ping-pongu, i cili po zvarrit pa fund vendimmarrjen.

Kjo zvarritje pritet të zgjasë sërish në kohë, pasi do të duhet fillimisht një vendim i Gjykatës së Lartë për caktimin e gjykatës kompetente e më tej të shqyrtohet kërkesa e Belerit, duke i humbur atij sërish mundësinë për t’u paraqitur në kohë para Këshillit Bashkiak për t’u betuar si kryetar bashkie.

Etiketa: Edi RamaFredi BeleriGJKKOGJLgjykata e durresitspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
AKTUALITET

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025
AKTUALITET

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Ngriti dolli në dasmën e Alex Soros”, Arben Malaj: Edi Rama futi përfaqësuesit e krimit në Parlament

13:39 : 16/06/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

13:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

11:59 : 16/06/2025
Para

Sopranoja Ermonela Jaho kandidate për çmimin "International Opera Awards 2023"

TË GJITHA

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025

Ideohet shkëmbimi i bujshëm, Igli Tare “troket” në derën e Barcelonës

19:00 : 16/06/2025

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

18:49 : 16/06/2025

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com