• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata zbulon skemën e tenderave mes Jonaid Myzyrit të KPP dhe “Alko Impeks” (Vendimi)

15:19 : 11/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Në foto: Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Nga Boldnews.al

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) i dha të drejtën kompanisë “Alko Impeks” të shpallet fituese e një tenderi me vlerë mbi 2.5 milionë euro për pastrimin e Himarës.

Ky vendim është rrëzuar së fundmi nga Gjykata Administrative e Apelit, e cila ka konstatuar se qëndrimi i Komisionit të Prokurimit Publik nuk është mbështetur në ligj, pra, më thjesht, është i paligjshëm.

Por, edhe pse gjykata arriti në këtë konkluzion, ajo ishte e pafuqishme për të ndryshuar rrjedhën e transferimit të parave nga Bashkia Himarë tek kompania e familjes Abazi.

Gjykata e Apelit Administrativ, me një vendim të marrë në 25 Shtator 2023, konstatoi se tashmë kontrata mes Bashkisë së Himarës e “Alko Impeks” është miratuar dhe madje ka nisur edhe zbatimin e saj në terren.

Lexo edhe:

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain

Në foto: Gjykata e Apelit Administrativ mori në shqyrtim vendimin e KPP-së në favor të “Alko Impeks”

Megjithatë, vendimi i gjykatës është një dëshmi më shumë për të zbërthyer një lloj “flirti” ndërmjet kompanisë së familjes Abazi dhe Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Kompania e menaxhuar nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, ishte skualifikuar nga autoriteti kontraktor, Bashkia Himarë, në tenderin e zhvilluar në prill të atij viti.

Por, KPP vlerësoi se kompania e familjes Abazi duhej shpallur fitues. Ky vendim, i miratuar në 16 Maj 2022, është pjesë e një grupi aktesh të Komisionit të Prokurimit Publik, të cilat kanë shkuar të gjitha në favor të “Alko Impeks”.

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se, gjatë periudhës 2022-2023, KPP ka dhënë 7 vendime ku ka qenë përfshirë ‘Alko Impekst General” dhe në çdo rast vendimmarrja ka qenë pro kompanisë së familjes Abazi.

Ka nga ata që besojnë se kjo situata lidhet me një lloj “raporti të ngrohtë” mes kompanisë private dhe kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, i cili, sipas denoncimeve të opozitës, më parë ka punuar si jurist në kompaninë “Alko Impeks”.

Tenderi i pastrimit të Himarës

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Bashkia Himarë, në cilësinë e Autoritet Kontraktor, ka publikuar më datë 01.03.2022, në portalin elektronik të prokurimeve publike, procedurën e hapur mbi kufirin e lartë monetar të konkurimit, me numër reference REF-20775-02-28-2022, me objekt: “Marrëveshje kuadër me kohëzgjatje 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj: “Shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë”, me fond limit 289.647.042 lekë pa TVSH.

Më datë 19.04.2022, Autoriteti Kontraktor rezulton të ketë kryer vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko Impex General Construction” dhe “Alko Impex Construction” sh.p.k., të dyja nën menaxhimin nga familjarë të Sadri Abazit.

Vetëm dy ditë më pas, kompania private e ankimon vendimin e skualifikimit njëkohësisht pranë Bashkisë së Himarës dhe Komisionit të Prokurimit Publik.

Bashkia e Himarës, në 29 Prill 2022, vendos të mos pranojë ankesën, duke kualifikuar kompani të tjera, pjesëmarrëse në tender.

Ndërkohë, Komisioni i Prokurimit Publik, me vendimin e datës 16 Maj 2022 ka vendosur të pranojë ankesën e bashkimit të operatorëve dhe të detyrojë Bashkinë e Himarës që të kualifikojë në tender “Alko Impeks General Conctruction” dhe “Alko Impeks Construction”.

Në foto: Vendimi i KPP-së, dt. 16 maj 2022

Pas këtij vendimi, pjesëmarrësit e tjerë në garë e ankimojnë vendimin e marrë nga KPP e Jonaid Myzyrit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërkohë, Bashkia e Himarës, pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, nënshkroi kontratën mbi 2.5 milionë euro me kompanitë e familjes Abazi.

Vendimi i gjykatës

Pasi shqyrtoi provat dhe faktet, Gjykata e Apelit Administrativ mbërriti në përfundimin se, vendimi i Bashkisë së Himarës për skualifikimin e kompanive të familjes Abazi ishte i drejtë, përsa kohë ato nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit.

Në foto: Vendimi i KPP-së, dt. 16 maj 2022

Po ashtu, gjykata vlerësoi se vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, dt. 16.05.2022, me të cilin u vendos në favor të “Alko Impeks” është marrë në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë duhet shfuqizuar.

Por, në kushtet kur Bashkia e Himarës ka nënshkruar kontratën me “Alko Impeks” dhe shërbimi i pastrimit është në vijim, gjykata u gjend në kushtet e pamundësisë për të ndryshuar situatën.

Gjykata e Apelit Administrativ, “në raport me zgjidhjen e pasojave….vëren se, në kushtet e kualifikimit tashmë të personit të tretë (“Alko Impeks”, shën.red) dhe vijimit të ekzekutimit të kontratës publike të lidhur me të, konsideron vetëm kthimin në Buxhetin e Shtetit, të tarifës që pala e tretë kishte parapaguar në funksion të shqyrtimit administrativisht të ankimit…”, thuhet në vendimin e togave të zeza, të datës 25 Shtator 2023.

Etiketa: Alko ImpeksAlko Impex ConstructionArbër AbaziBashkia HimareGjykata Administrative e Apelitkppsadri Abazi“Alko Impex General Construction

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain

16:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

Arbër Abazi i “Alko Imex” 330 mln lekë nga bashkia Kavajë për pastrimin e qytetit

18:09 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Mln euro”/ Numri 2 i KPP, Kreshnik Tërnova, betejë për bllokimin e skemës abuzive Jonaid Myzyri-Alko Impeks

11:17 : 09/07/2025
AKTUALITET

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

18:03 : 05/07/2025
Para

Plagosën me thikë 14-vjeçarin në Korçë, lihen në burg 2 adoleshentët, 1 në kërkim

TË GJITHA

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

08:11 : 18/07/2025

Temperatura deri në 35 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

08:05 : 18/07/2025

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com