• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Prova që tregon përfshirjen e Ramës dhe Veliajt

14:52 : 11/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur këtë të mërkurë lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Këlliçi tregoi një komunikim mes Farudin Arapit, i caktuar si Administrator Shtetëror i kompanisë së inceneratorëve me punonjësit e kësaj kompanie, teksa shprehet se pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita”– thotë Këlliçi.

“Siç e kemi përsëritur me fjalë dhe treguar me fakte, pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ata janë ideatorët, nismëtarët dhe përfituesit kryesorë të megaskemës së kësaj afere. Klodianët, Mirelët, Alqët, Lefterët, Arbenët, dhe Farudinët e të tjerë, janë vetëm instrumenta që dyshja Rama – Veliaj ka përdorur për të zhvatur dhe ndarë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve”,- shprehet Këlliçi ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

Po bëjmë publike ditën e sotme një e-mail autentik të shkëmbyer mes punonjësve të kompanisë në pronësi të Klodian Zotos, Zoto Consulting.

Më 3 mars 2022, tre muaj pasi Farudin Arapi ishte caktuar Adminstrator Shtetëror, i Integrated Technology  Services, kompanisë tashmë famëkeqe të inceneratorëve, mes punonjësve të kompanisë tjetër të Klodian Zotos, Zoto Consulting, shkëmbehen e-maile që dëshmojnë hapur se, ashtu si inceneratorët ishin një skemë e pastër e qeverisë, edhe përcaktimi i Administratorit Shtetëror ishte pjesë e kësaj skeme.

Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.

Gjëja e parë që bie në sy në këtë e-mail është se, nuk janë punonjësit e firmës së sekuestruar që shkojnë tek Administratori Shtetëror, por është ky që shkon te vartësit e Klodian Zotos. Është e qartë pra se, loja luhet në fushën e të dyshuarve, e jo të kontrollorëve.

Por ajo që përbën një dhunim flagrant të rregullave dhe hedh baltë mbi Parlamentin e Shqipërisë si organi më i lartë në vend, është se janë punonjësit e kompanisë së sekuestruar që “i sugjerojnë” Administratorit Shtetëror se çfarë dokumentash duhet të dorëzojë para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Për dokumentet që kërkohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, punonjësi i Klodian Zotos, Laert Zifla, i sugjeron Administratorit Shtetëror, që të japë një përgjigje evazive, pasi prevalon hetimi penal. Më pas Zifla i raporton Denisa Tollkuçit (Administratores së Zoto Consulting dhe ITS), se “i sugjeroi” Farudin Arapit që ai duhej të komunikonte me këtë të fundit dhe të vijonte me përgjigjen e pjesshme drejtuar Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi. Farudin Arapi sipas këtij dokumenti, e pranon skemën, duke u vetë ofruar dhe duke thënë se do të flasë me një person të quajtur Juli, e më pas mbase do t’i japë një përgjigje të pjesshme Komisionit Hetimor.

Për hatër dhe në favor të Klodian Zotos, tashmë i dënuar nga drejtësia për aferën e Inceneratorëve, Administratori i Shtetit, Farudin Arapi, pranon kështu se do të mashtrojë ose keqdrejtojë Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur me votën e qytetarëve.

Ajo që dihet dhe kuptohet qartë është se Farudin Arapi nuk e shkel etikën dhe ligjin për hatër të Klodian Zotos dhe as punonjësve të tij. Ai e bën këtë sepse ka marrë direktiva nga lart dhe për këtë arsye është caktuar në këtë rol.

Siç e kemi përsëritur me fjalë dhe treguar me fakte, pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ata janë ideatorët, nismëtarët dhe përfituesit kryesorë të megaskemës së kësaj afere. Klodianët, Mirelët, Alqët, Lefterët, Arbenët, dhe Farudinët e të tjerë, janë vetëm instrumenta që dyshja Rama – Veliaj ka përdorur për të zhvatur dhe ndarë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Kjo është një provë e pakundërshtueshme, e zezë mbi të bardhë, e asaj që ka ndodhur në prapaskenë dhe të përfshirjes qeveritare, jo pasive, por si aktor kryesor në skemën e inceneratorëve.

Kjo është ajo që në gjuhën e provave quhet ‘arma që nxjerr tym’ dhe menjëherë pas kësaj deklarate, do t’i shkojë personalisht z. Altin Dumani, kreut të SPAK, si provë për hetime të mëtejshme.

Gjej rastin të falënderoj për besimin, qytetarët të cilët na kanë sjellë gjatë këtyre muajve një duzinë materialesh dhe dokumentesh, të cilat po shqyrtohen me imtësi nga grupi i punës i ngritur pranë Partisë Demokratike, të cilat po na ndihmojnë në zbardhjen e pjesëve ende të panjohura të aferës së Inceneratorëve.

Garantojmë qytetarët shqiptarë dhe në veçanti kryeqytetasit, se Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë ata që kanë menduar se për momentin ja kanë hedhur sistemit, do të përballen së shpejti me drejtësinë, përmes padive të reja, që Partia Demokratike do të depozitojë në SPAK, për këtë aferë.

Image

 

Etiketa: Afera e inceneratorëveBelind KëlliçiEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Para

Zjarr në Vlorë/ Digjen ullinj, rrezikohen banesat

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com