• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit, Urdhri i Stomatologëve: Po fshihet dentisti që ka bërë ndërhyrjen

21:33 : 10/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka reaguar pas rastit të vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes që bëri nga Roland Xhaxho.

Urdhri i Stomatologëve me anë të një postimi kanë kërkuar të gjitha të dhënat e mjekimit të aplikuara ndaj tij.

Po ashtu USSH thekson se nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues.

Njoftimi zyrtar nga Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë:

“Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë kërkon publikisht e zyrtarisht nga stomatologu që ka kryer mjekimin dentar, të gjitha të dhënat e mjekimit, përfshirë protokollin e mjekimit që është aplikuar për vogëlushin e ndjerë Brian Spahiu, grafitë para e pas mjekimit etj, sipas kërkesave të Komisionit Disiplinor që është ngritur posaçërisht për këtë çështje. Stomatologu kurues të sigurojë urgjentisht kontaktet me sekretarinë e Rajonit të USSH Tiranë.

Lexo edhe:

Kërcitja e dhëmbëve, zbuloni se çfarë ndodh me trupin tuaj! Ja si ta ndaloni

Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka ende dijeni për emrin e stomatologut që ka kryer ndërhyrjen dentare të vogëlushit dhe është e pashpjegueshme dhe penalizuese kjo mungesë e emrit të stomatologut kurues, mosprezenca në media edhe mosparqitja në zyrat e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë.

Deri tani Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka ndjekur me tepër vëmendje reanimatorin Prof.Xhaxho, për të cilin nuk kemi asnjë koment, por për Prof.Xhaxho do të ishte tepër e domosdoshme, ligjore, etike dhe korrekte që në daljen e tij mediatike të ishte sëbashku me stomatologun që bëri mjekimin si në çdo rast tjetër të ngjashëm e simetrik. Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka tagrin ligjor e statutor të informohet imtësisht nga stomatologu që ka kryer ndërhyrjen dentare, ndërkohë që akoma s’ka një emër konkret.”, thuhet në njoftim.

  • Ngjarja e rëndë e 5 tetorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë me 5 tetor, ku ka ndërruar jetë tragjikisht një 3-vjeçar i quajtur Brian Spahiu, pas vizitës tek dentisti në një klinikë tek “Rruga e Kavajës, ku ka trajtuar dhëmbët në gjendje anestezie. Babai i vogëlushit, Guri Spahiu ka denoncuar në Polici mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij Ina Xhaxho.

Pas vizitës tek dentisti, vogëlushi ka qëndruar për disa ditë në gjendje kome dhe në momentin që është dërguar në spital, prindërit pretendojnë se mjekët u kanë thënë se i është helmuar mëlçia nga narkoza. Fatkeqësisht vogëlushi ka ndërruar jetë.

Policia ka proceduar penalisht mjekun Roland Xhaxho për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.” – njofton Policia.

Në një deklaratë për mediat, gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht ka deklaruar se mjeku Roland Xhaxho u ka thënë ta dërgojnë në shtëpi. Ai tregon se pasi e kanë dërguar në shtëpi, fëmija filloi të zverdhej dhe temepratura i shkoi në 39.5. Ai tregon më tej se mjeku nuk u hapte më as telefonin.

“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre. Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 emorëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim.”- tha gjyshi i 3-vjeçarit.

Ndërkohë, daja i Brianti ka treguar detajet e ngjarjes të rëndë, teksa akuzon si vrasës mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij Ina Xhaxho. Ai thotë se mjeku e ka mbajtur rreth 3-4 orë në sallën e anestezisë dhe u ka dorëzuar në gjendje kome vogëlushin. Mjeku u ka thënë prindërve se nuk ka asnjë problem se e ka nga narkoza.

“Jam daja i djalit. Djali kishte probleme me nja 3 a 4 dhëmbë të prishur. Ankoheshe gjithmonë më dhëmb dhëmballa dhe nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi dhe me mjekë zemre dhe vajtëm tek Roland Xhaxho e pyetëm 2-3 herë na tha s’ka asnjë problem. E çuam çunin për t’i rregulluar dhëmbët, ku bashkë me gocën e vetë i ka bërë 14 dhëmbë çunit që ia ka trajtuar dhe e ka mbajtur rreth 3 orë e gjysmë – 4 orë në sallë. Na e ka dhënë çunin në gjendje kome dhe na gënjeu që çuni është mirë, mos u bëni merak, kjo është gjendje e narkozës, kur ndërkohë çuni ishte në gjendje të rënduar, në gjendje kome. Kur e çuam në pavijonin e pediatrisë, e futën çunin direkt në reanimacion pa oksigjen pa puls. E pa doktoresha, sa i pa pulsin e dobët tha direkt për në reanimacion. Mjekët atje u munduan bënë të pamundurën. Kur doli ai mjeku atje na tha se po ta kishit sjellë çunin dy orë më para, nuk do ta kishit në këtë gjendje, sepse çunit i kishte helmuar mëlçinë. Vrasësi është Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho, dy vrarsësit, ju lutem që të sensibilizohen edhe njerëzit që kujt i ka ndodhur kjo fatkeqësi, të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë.” – është shprehur daja e Brianit.

Etiketa: dentistiUrdhri i StomatologëveVdekja e 3-vjeçari

Lajme të lidhura

SHENDETI

Kërcitja e dhëmbëve, zbuloni se çfarë ndodh me trupin tuaj! Ja si ta ndaloni

21:51 : 26/01/2025
AKTUALITET

Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet

08:16 : 24/11/2024
SHENDETI

Sëmundjet që dentisti mund të dallojë në gojën tuaj

21:39 : 31/07/2024
AKTUALITET

Deklarata e fortë e mjekes: 90% e rasteve e marrin Hepatitin B te dentisti

09:54 : 10/04/2024
AKTUALITET

“Mjeku Xhaxho na e vdiq djalin”/ Gjyshi i Brianit: Na garantoi 300% që nuk ka asnjë problem

22:24 : 12/10/2023
AKTUALITET

Vdekja e Brianit 3-vjeçar, qytetarët protestë para klinikës së mjekut Roland Xhaxho

18:23 : 08/10/2023
Para

Shqipëri-Çeki/ Bastet nënvlerësojnë kuqezinjtë, ja si do të jetë moti ditën e ndeshjes

TË GJITHA

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom