• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta Hamas-Izrael, reagon SHBA: Të angazhuara për shtensionimin e konfliktit në rajon

18:26 : 09/10/2023
në BOTA

Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar ndihmë shtesë për Izraelin pas sulmit të befasishëm ndaj shtetit hebre nga grupi militant Hamas të shtunën.

Ndërkohë që qeveria izraelite shpalli luftë dhe Izraeli vazhdon të bombardojë objektivat në Rripin e Gazës, në hakmarrje për ndërhyrjen e Hamasit në territorin e vendit, zyrtarët amerikanë janë angazhuar të ulin tensionet në rajon.

Ambasada amerikane në Izrael paralajmëroi qytetarët amerikanë se situata mbetet e “paparashikueshme”, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni po vazhdon të bëjë përpjekje për ta shtensionuar gjendjen.

“Kam biseduar me presidentin izraelit, me ministrin e jashtëm. E gjithë qeveria është e angazhuar në rajon dhe më gjerë, për të mobilizuar përkrahje për Izraelin dhe për t’u siguruar që të gjitha shtetet po përdorin ndikimin e mjetet që kanë në dispozicion për ta frenuar Hamasin dhe për t’u siguruar që konflikti nuk shpërthen në pjesë të tjera,” deklaroi zoti Blinken.

Mbi 20,000 njerëz janë strehuar në shkollat e operuara nga Kombet e Bashkuara për refugjatët palestinezë.

Lexo edhe:

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

Ndërkohë, familjarët e civilëve izraelitë që supozohet se po mbahen peng nga Hamasi shkuan në stacionet e policisë për të dhënë mostra të AND-së për të ndihmuar hetimet.

Uashingtoni po bën përpjekje për të mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm për shtetasit amerikanë të prekur. Departamanti i Shtetit konfirmoi të hënën se nëntë amerikanë janë mes të vdekurve në Izrael.

“Për qeverinë tonë, për këtë administratë, amerikanët që po mbahen apo që janë pengje, janë me përparësi,” tha zoti Blinken.

Detajet se si është kryer sulmi i befasishëm në Izrael ende nuk janë të plota, por kandidatja republikane në garën presidenciale dhe ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos i kushtojnë vëmendje të theksuar zhvillimeve atje, edhe përkundër sfidave politike të brendshme.

“Amerika duhet të zgjohet. Na duhet të heqim dorë nga ndasitë mes nesh. Dhe na duhet të përqëndrohemi në sigurinë kombëtare tonë dhe të miqve tanë,” deklaroi zonja Haley.

Ligjvënësi republikan, Matt Gaetz, i cili së fundi mori nismën për shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, në një intervistë për televizionin NBC, u shpreh optimist se hendeku politik, që disa druhen se mund të ngadalësojë ndihmën për Izraelin, do të mbyllet në të ardhmen e afërt.

“Mendoj se do ta zgjidhim shpejt. Mendoj se i kemi dy alternativa shumë të mira,” tha ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi ndërkohë që Presidenti Joe Biden po dërgon ndihmë shtesë për Izraelin dhe do të mbajë kontakte të ngushta me qeverinë e Izraelit.

Etiketa: hamasizraellufteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
Para

Fuqia e Izraelit/ Gjenerali: Ka armë nukleare, 3.1 mln ushtarë dhe 665 avionë

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com