• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE-ja përgatitet për krizën humanitare që mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme

15:30 : 09/10/2023
në BOTA

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën. Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.

BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamas-i t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.

Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit. Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste.Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka deklaruar se “BE-ja thotë se nuk financon në asnjë mënyrë Hamas-in apo cilëndo organizatë tjetër, e cila konsiderohet terroriste. Zëdhënësja e BE-së ka thënë se ndihma humanitare që i është dhënë popullit të Palestinës, u nënshtrohet rregullave të rrepta në mënyrë që mjetet financiare të BE-së të mos bien në duart e organizatave, me të cilat BE-ja nuk ka kontakte e Hamas-i është një prej tyre.

Bashkimi Evropian ndihmon nga ana tjetër autoritetet palestineze, të cilat ushtrojnë pushtetin më shumë në Bregun Perëndimor.

Lexo edhe:

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar edhe me organizatat humanitare ndërkombëtare për t’u përgjigjur ndaj krizës humanitare që pritet të krijohet pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, po ashtu, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojë në gatishmërinë e BE-së për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës.

“Asgjë në asnjë moment nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën. Këtë e kemi përsëritur disa herë dhe e përsërisim prapë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Eric Mamer.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a po e analizon BE-ja rolin eventual të Rusisë në shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, zëdhënësi i BE-së ka thënë se “vendet e BE-së i shikojnë të gjitha mundësitë, kurse Rusia gjithmonë është e interesuar të shkaktojë destabilitet kudo në botë”./REL

Etiketa: BElufte

Lajme të lidhura

RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
BOTA

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
Para

Ramadani: Çekia, kundërshtari më i vështirë. Futemi për fitore

TË GJITHA

Horoskopi, 4 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:03 : 03/11/2025

“Duhet provuar…” Lala tregon se si Veliaj mund të shkarkohet sërish nga këshilli bashkiak dhe qeveria

22:57 : 03/11/2025

Curri: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn është politik, Ramës nuk i duheshin zgjedhje

22:48 : 03/11/2025

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025

Salianji: Qeveria e kalbëzuar në çdo qelizë, koha për protesta dhe revoltë popullore

22:41 : 03/11/2025

“SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

22:31 : 03/11/2025

“Shkundet” sërish Turqia! Pas tërmetit 6.1 të shkallës Rihter, ndihen të tjera lëkundje të forta

22:31 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com