• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Salvador Kaçit, Berisha publikon videon: Rama përdori vrasës

13:02 : 09/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi këtë të hënë disa pamje, që sipas tij tregojnë momentin kur Salvator Kaçit i është tentuar ti bëhet atentat në aksin Lezhë-Milot. Kryedemokrati përsëriti akuzat se pas krimit që sipas tij ka motive politike, qëndrojnë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Ngjarja ka ndodhur më 14 Maj, ditën e zgjedhjeve lokale. Asokohe, policia do të njoftonte se “rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi 56-vjeçari Kaçi dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë. Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi Salvador Kaçi, ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin”.

Pamjet

Pamjet e publikuara nga Berisha duket se konfirmojnë versionin e ngjarjes të dëshmuar nga Kaçi në polici më shumë se një vit më parë. Aty shihen dy automjete që i presin rrugën një makine të tretë. Më pas shquhen dy persona që dalin nga një prej mjeteve agresore ndërsa drejtuesi i makinës ku besohet se udhëtonte Kacci lëviz “indietro” për t’ju larguar atyre, me një prej dyerve të pasagjerit që mbetet e hapur. Më tej, largohet në drejtim të kundërt të pozicionimit të makinave që i prenë rrugën. Nga pamjet nuk arrihet të dallohet nëse personat që zbresin nga mjetet kanë armë në dorë, ndërsa Berisha tha se ata ishin të armatosur. Video duket se është filmuar nga një kamera sigurie.

“Pas vrasjes së dështuar janë Edi Rama dhe Pjerin Ndreu”

Lexo edhe:

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha përsëriti se ndaj Kaçit ishte planifikuar të kryhej vrasje. Dhe kjo për shkak se ai ishte angazhuar pro fushatës së kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit.

Urdhëruesit e aktit, sipas tij, janë kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Teksa komentoi pamjet, Berisha tha: “Jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan. Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit. Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër”.

Si u tall Rama me ngjarjen

Kryetari i PD-së solli në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen. Në një video të postuar, shihet kreu i qeverisë i cili pretendon se Kaçi ka gënjyer se i kanë bërë atentat, madje ironizon me të dhe e quan “mashtrues”.

“…Të hiqnin qafe Salvadorin në autostradë, këtë nuk e kisha parë as në ëndrrën më kurajoze. Megjithatë atentati i tyre dështoi dhe bashkinë e fituan pa pasur nevojë që të heqim qafe Salvadorin. Nuk rrija dot pa e thënë këtë, se kemi pas një hall të përbashkët me Ulsiun (Ulsi Manja) deri kur filloi fushata, se Ulsiut Salvadori i shkruante tre herë në ditë, kur do takohem me shefin. Ulsiu ma thoshte mu tre herë në javë, s’mund ti them, thoshte, çdo vakt, po kur do takohesh këtë Salvadorin. Po unë them, thoshte, mos e tako se është mashtrues. Unë i thosha kujdes mos të mashtron ty se unë nuk e takoj dhe si përfundim shkoi mashtroi atë plakun, i tha deshën me më vra”, dëgjohet të thotë Rama në videon e publikuar nga Berisha.

Berisha: Zgjedhjet nuk do të njihen

Duke komentuar deklaratat e tij, Berisha tha se Rama është bosi i krimit, ndërsa paralajmëroi se “mandatet e krimit” nuk duhet të njihen kurrë.

“Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare u bëri atentatorëve, mbrojtja publike. Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën. Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e di që mandati i tij qëndron mbi krimin. E di që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës. Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023. Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen”, tha Berisha.

Etiketa: atentatEdi RamaSali BerishaSalvador Kaçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
AKTUALITET

Lapaj – Ramës: Do të biesh Edi, je një frikacak që luan me mjerimin e këtij vendi

17:52 : 05/07/2025
AKTUALITET

Zaptimi i trotuareve në Vlorë/ Kujtohet Rama: Nuk u përket ndërtuesve, por qytetarëve

15:36 : 05/07/2025
AKTUALITET

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën! Ja kush do ta drejtojë

15:29 : 05/07/2025
Para

Studentët e Mjekësisë letër Ministres së Arsimit: Kërkojmë përballje live për ligjin e miratuar

TË GJITHA

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive

10:30 : 06/07/2025

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

10:22 : 06/07/2025

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

09:40 : 06/07/2025

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com