• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të japë dorëheqjen”/ PD zbardh skemën, si mori qindra miliona lekë Evis Berberi me firmën e tij

12:40 : 07/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme me dokumente sesi drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH-së), Evis Berberi ka lidhur kontrata publike me institucione shtetërore kur mbante detyrën e drejtuesit të prokurimeve.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e njësisë së anti-korrupsionit në PD, Genta Vagjeli zbardhi skemën e plotë sesi Berberi përdorte detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.

Sipas PD-së, ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar “B – VAAL ENG – 10” dhe, në tetor 2018, Berberi ia ka ndryshuar emrin në DAAM shpk, ku kreu i ARRSH-së rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019. Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi i shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro.

“DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj. 21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janëpaguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.” – thuhet në deklaratën e PD.

Më tej, Genta Vangjeli shtoi: “Në asnjë nga formularët e dorëzuar në ILDKPKI nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë Daam shpk. Fshehja e të ardhurave me qëllim pagimin e një detyrimi tatimor mbi mbi 8 milion lekë ,denohet me burgim 4 deri 8 vjet sipas Ligji nr.7895, datë 27 Janar 1995, Kodi Penal i RSH i ndryshuar.

Lexo edhe:

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë personin prej të cilit bleu kompaninë DAAM shpk. Ky i fundit aktualisht ështëpronar i kësaj shoqërie përsëri, dhe kjo do të thotë se për cdo pallat të ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet, duhet më parë të merret certifikata nga audituesi i energjisë. Pronari aktual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me drejtues… Evis Berberin.” – thuhet në deklaratën e PD-së.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kreut të ARRSH-së, Evis Berberit.

DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNSJA E ANTI-KORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI

Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar përdor detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.

Ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar “B – VAAL ENG – 10” dhe, në tetor 2018, z. Berberi ia ka ndryshuar emrin në DAAM shpk.

Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

I kujtojmë publikut se posti i lartë që mban tani nuk është i pari në vargun e detyrave shtetërore që ka mbajtur Evis Berberi.

Në peiudhen 2013 – 2019 ka qenë Drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL;

Shkurt – Shtator 2019 Këshilltar pranë Ministrise seInfrastruktures dhe Energjisë;

Shtator 2019 – Qershor 2021 Drejtor i Agjencisë së Eficensës së Energjisë.

Në gjithë këto ‘vende pëllumbash’ ku jepen tendera e bëhen favore, Berberi i ka shfrytëzuar ndër të tjera për të qerasur me kafe milionëshe kompaninë e tij private.

DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj

21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janëpaguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.

Pranë ILDKPI në 5 Mars 2019 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:

-Pagën nga pozicioni si administrator i shoqërisë DAAM shpk

-Pagën nga pozicioni i punës si drejtues teknik pranë shoqërisë Bvaal engineering shpk. Vini re: që prej 3 Prill 2019 e në vijim kjo kompani quhet NET GROUP shpk; PRA, EVIS BERBERI DEKLARON PUNËSIMIN E TIJ SI DREJTUES  TEKNIK NËSHOQËRINË NET GROUP;

Pranë ILDKPI në 6 Mars 2020; 31 Mars 2021; dhe 09 Prill 2021 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:

-Pagën si këshilltar në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë;

-Pagë si antar bordi në Institutin e Ndërtimit;

-Pagë si kryetar i Bordit të Albpetrol;

-Pagë si anëtar bordi në Autoritetin Portual Durrës.

Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja si rezultat ikontratës së dhënies së tokës me qira e lidhur me kompaninë BANKERS.

Në asnjë nga formularët e mësipërm nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë Daam shpk, por vetëm të ardhura nga 4 lloje pagash, apartamente të blera nga kursime të familjes, 9204 m2 tokë arë në Fier në pronësi të bashkëshortesm përfituara nga ligji 7501 sipas deklarimit si rezultat i trashëgimisë, apartamente të lëna me trashëgimi apo dhe nga kursimet familjare.

Fshehja e të ardhurave me qëllim pagimin e një detyrimi tatimor mbi mbi 8 milion lekë ,denohet me burgim 4 deri 8 vjet sipas Ligji nr.7895, datë 27 Janar 1995, Kodi Penal i RSH i ndryshuar,

Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë personin prej të cilit bleu kompaninë DAAM shpk. Ky i fundit aktualisht ështëpronar i kësaj shoqërie përsëri, dhe kjo do të thotë se për cdo pallat të ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet, duhet më parë të merret certifikata nga audituesi i energjisë.

Pronari actual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me drejtues… Evis Berberin.

Pyetja vlen për Evis Berberin, për eprorët e tij, për institucionet që i kanë dhënë fonde publike një zyrtari të lartë dhe sidomos për SPAK:

Si ka lidhur kontrata publike me institucione shteterore, kur mban detyrën e drejtuesit në një institucion shtetëror?

Po licensat e audituesve së energjisë dhe menaxherëve tëenergjisë?

Pse kompania ku Evis Berberi ka deklaruar jo vetëm lidhjet por punësimin e tij si drejtues teknik vijon të lidhë kontrata e përfitojë fonde nga ARRSH, autoritet i cilidrejtohet po nga Evis Berberi?

A mbajnë përgjegjësi ligjore të gjithë këto Autoritete Kontraktore, dhe Evis Berberi drejtori aktual i ARRSH-së për kontrata të cilat vlerësohen nul, të lidhura në shkelje të ligjit për konfliktin e interesave?

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit.

Ai është në shkelje të ligjit, sic janë të tillë edhe institucionet që kanë disbursuar fonde dhe kontrata për kompanitë e lidhura me të.

Kur shteti vjedh, qytetari varfërohet.

Etiketa: Evis Berberifirmenqindra milioa leke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

18:52 : 11/02/2025
AKTUALITET

Evis Berberi i ARRSH-së mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

14:08 : 01/02/2025
AKTUALITET

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë në mes të Elbasanit

21:07 : 13/01/2025
AKTUALITET

Skemë e ngritur nën ombrellën e Ballukut/ Ç’tregon celulari që mori në qafë Benet Becin

20:04 : 22/11/2024
Para

Sfida e rrezikshme e deodorantëve, adoleshentët dëmtojnë veten për një video në TikTok

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com