• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paralajmërimi i NATO-s për pakësimin e rezervave në municione

22:27 : 05/10/2023
në BOTA

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s ka paralajmëruar se rezervat në municione janë duke u pakësuar, ndërsa Perëndimi vazhdon të dërgojë sasi të mëdha ndihmash ushtarake për Ukrainën që po mbrohet nga sulmi i forcave ruse. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, analistët thonë se do të duhet kohë për të ngritur linja të reja prodhimi armatimesh dhe municioni.

Ushtria ukrainase përdor disa mijëra predha artilerie në ditë për të luftuar forcat ruse. Pjesa më e madhe e municionit furnizohet nga aleatët perëndimorë të Ukrainës. Ndërsa lufta po hyn në muajin e njëzetë, kreu i komitetit ushtarak të NATO-s paralajmëroi të martën se po harxhohen rezervat.

“Kur filluam të jepnim ndihmat, magazinat në Evropë i kishim përgjysëm, apo me furnizim të ulët. Tashmë po duket fundi i tyre dhe industria duhet të shtojë prodhimin me ritëm shumë më të lartë. Na duhen sasi të mëdha”, tha Admirali Rob Bauer.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë planet për të shtuar prodhimin e armatimit. Që të realizohet njëkohësisht plotësimi i rezervave dhe furnizimi i Ukrainës, do të nevojiten sinjale të qarta nga udhëheqësit perëndimorë, thotë analistja për mbrojtjen Simona Soare.

“Ka shumë që mund të bëhet për të dhënë mesazhin se kjo nuk është një përpjekje e përkohshme, por një përpjekje e vazhdueshme, ndoshta edhe afatgjatë. Bëhet fjalë pra për miliarda dollarë që duhet të investohen për këtë”, tha ajo.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

Pentagoni tha këtë javë se kanë mbetur vetëm 1.6 miliardë dollarë, nga 25.9 miliardë dollarët që Kongresi miratoi për të plotësuar rezervat ushtarake amerikane, nga të cilat janë marrë furnizimet për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 46.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, që kur Rusia filloi sulmin në shkurt 2022.

Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 27 miliardë dollarë dhe Britania rreth 7 miliardë dollarë. Por, rritja e prodhimit të armatimeve do të dojë kohë.

“Duhen mesatarisht 2 deri në 4 vite për të ngritur linja të reja prodhimi me intensitet të lartë për paisjet që i duhen Ukrainës. E njëjta vlen edhe për municionet. Flitet pra për qindra, ndoshta mijëra njerëz që do të duhet të kenë njohuri shumë specifike për t’u punësuar në këtë lloj aktiviteti”, thotë zonja Soare.

Analistët thonë se ka shqetësim në rritje ndër mbështetësit e Ukrainës se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë mund të dëmtojnë unitetin e Perëndimit për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi në minutën e fundit të shtunën një buxhet të përkohshëm për të shmangur mbylljen e qeverisë federale – por në të nuk u përfshi ndihma për Ukrainën. Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar se do ta vazhdojë mbështetjen amerikane për Ukrainën./VOA

Etiketa: natoparalajmerim pentagoni

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron Putin: Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, do ndërhyjë SHBA

19:51 : 15/10/2025
BOTA

Rutte: Po punojmë me BE-në për mburojën evropiane kundër dronëve

12:39 : 15/10/2025
BOTA

NATO nis stërvitjet bërthamore

21:31 : 13/10/2025
RAJONI

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025
BOTA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025
BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
Para

Nisin xhelozitë në 'Love Island Albania', Ueda shpërthen në lot

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com