• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

130 m2 me vlerë 1 mln euro në Cërrik? Policia fryn shifrën e pasurive të bllokuara

10:11 : 05/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e Elbasanit tha mëngjesin e së Enjtes se ka sekuestruar disa pasuri të Eris Skënderit nga Cërriku, nën dyshimet se janë krijuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së narkotikëve.

Sipas Policisë, janë sekuestruar një apartament 62 m2 dhe një dyqan 73 metra katrorë në qytezën e Cërrikut, dy automjete dhe një motor. Vlera totale e këtyre pasurive, sipas Policisë, arrin në rreth 1 milionë euro.

Shifra duket se është tërësisht e ekzagjeruar dhe është e pakuptueshme se cilën njësi vlerësimi ka përdorur policia e Elbasanit për të vendosur vlerën e aseteve në pronësi të Skënderit.

“Boldnews.al” konsultoi të dhënat publike mbi vlerën e shitjes së apartamenteve në Cërrik.

Lexo edhe:

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

Në një njoftim të fundit, një person shet një apartament me sipërfaqe 76 metër katror, të mirë-mobiluar, në vlerën 45 mijë euro. Ka shumë apartamente të tjera, të cilat shiten akoma edhe më lirë.

Në foto: Njoftim rastësor për shitje apartamenti në Cërrik

Po ashtu, vlera e dyqaneve në zonën e Cërrikut, për sipërfaqe të ngjashme me atë që i është sekuestruar Eris Skënderit, arrin në maksimumi 60 mijë euro, ndërkohë që mund të gjenden lehtësisht njësi tregtare me çmim shumë më të ulët.

Ndërkohë, Policia thotë që i ka sekuestruar këtij shtetasi edhe dy automjete. Pra, nëse ecin me logjikën e çmimeve, dhe nëse dy pasuritë e paluajtshme kanë kushtuar në total 100 mijë euro, atëherë, me llogaritë e uniformave blu, dy automjetet duhet të kushtojnë 900 mijë euro.

Kjo vlerë ka kuptim, vetëm në rast se lloji i mjeteve mund të jetë Ferrari apo Rrolls Royce. Dhe jo nga ato të vjetrat e të lirat, por i bie të jenë makina të ngjashme me ato që përdor Messi apo Ronaldo.

E, nëse dikush në Shqipëri do të kishte nga ato lloj mjetesh, natyrisht nuk do të kishte kaluar pa u vënë në re në rrugët e qyteteve, aq më tepër të Cërrikut.

Por, duket se Skënderi i Cërrikut nuk ka asnjë lidhje me lojtarët me famë botërore dhe vlera e pasurisë së tij, të vendosur nën sekuestro, është shumë larg 1 milionë euro.

Atëherë, përse i është dashur Policisë që të publikojë një njoftim me shifër tepër të fryrë?

Fakti që vendosen nën sekuestro pasuri të një shtetasi me dyshimet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal është mëse i mjaftueshëm për të treguar se ka një lloj reagimi nga institucionet ligjzbatuese.

Ndoshta, shifra e fryrë shërben si statistikë dhe për të “treguar” se po punohet, ndërkohë që Elbasani ka plot pasuri, në vlera miliona euro, të personazheve të lidhur me krimin, dhe që vijojnë të shfrytëzohen normalisht prej tyre apo familjarëve të tyre.

Etiketa: apartamenteEris Skënderitfrynkonfiskimemakinapasuriepoliciapolicia e elbasanitshumën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
AKTUALITET

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
Para

Dashnor Sula: E turpshme! Rritja e pensioneve sa një gjysmë buke

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com