• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të marr për veshi me polici”, babai kërkon me forcë vajzën e mitur

23:06 : 04/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për vajzën 9-vjeçare, ardhur në jetë nga një bashkëjetesë 2-vjeçare me ish-partnerin e saj.

“Më është refuzuar një urdhër mbrojtjeje nga gjyqtarja e shkallës së parë Tiranë, Fahrije Budo Stringa. Urdhrin e mbrojtjes e kërkova për fëmijën tim, 9 vjeç. Ky fëmijë është i lindur nga një bashkëjetesë. Me babain e vajzës kam jetuar për rreth 2 vite. Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur një marrëdhënie përgjithësisht problematike përveç periudhës së parë derisa u mor vesh që është shtatzënia. Me lindjen e vajzës situata u përkeqësua. Ai përveç ofendimeve dhe fyerjeve verbale kaloi në një dhunë të tmerrshme psikologjike deri diku edhe fizike. Nuk e kam denoncuar në polici atë periudhë”, tha denoncuesja.

Por zonja thotë se u nda nga babai i vajzës, pasi ai ishte i dhunshëm. Gjykata ia la së ëmës kujdestarinë dhe i ati duhet ta takonte me kohë të pjesshme.

“Jam transferuar në shtëpinë e prindërve të mi, aty kanë filluar probleme të tjera me babain e vajzës që më çuan në denoncim. Pas skadencës së urdhrit të mbrojtjes zotëria filloi përsëri dhunën, trysninë, nuk di të edukosh fëmijën. Në distancë, me justifikimin që nuk më lejohet të afrohem për urdhrin e mbrojtjes. Ama ishte tërë kohës shoferi prezent. Shoferi ishte personi që merrte vajzën për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes. Shoferi e sillte vajzën në shtëpi në ditën dhe në orën e caktuar”, tha denoncuesja.

“Gjykata më la mua në rritje dhe mirëedukim të vajzës, por për vendime thelbësore siç është shkollimi, shëndeti apo çfarëdolloj problematike tjetër në lidhje me fëmijën do ishte vendim i përbashkët.

Lexo edhe:

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

Dy të mërkura pasdite dhe dy fundjava me fjetje 24 orëshe. Ky “ritual” vazhdoi një vit. Zotëria kërkoi ndryshim të takimeve me vajzën pasi fëmija po rritej dhe sipas ligjeve që citonte ai fëmija duhet të kishte më tepër kohë në dispozicion për babain sepse figura e babait është shumë e rëndësishme”, shtoi më tej ajo.

Me rritjen e fëmijës u shtuan takimet, por edhe refuzimet e vajzës për të shkuar tek i ati.

“Ama fëmija gjatë tërë kohës ka shfaqur shenja të cilat tregonin për të kundërtën, shenja që janë vërtetuar me psikolog shkolle dhe mësueset që ajo ka pasur në shkollë, reagimet që ka pasur gjatë kohës që kthehej nga i ati apo ditën që kishte për t’u nisur tek i ati. Agresivitet, mospërqendrim në mësim, mosdashamirësi ndaj fëmijëve të tjerë, izolim, qarje tërë kohës. Duke qenë se ishte e moshës relativisht e vogël, 3-4 vjeç nuk ishte e qartë dhe arsyeja pse e kishte këtë problematikë”, tha denoncuesja.

Por këtij refuzimi babai i kundërvihej duke i thënë, se “do ta merrte për veshi me polici”.

“Me kërkesën që bëri për ndryshim të takimeve me fëmijën sepse fëmija ishte më i rritur dhe babai kishte krijuar një familje të re, i duhej më tepër kohë vajzës në dispozicion me familjen e re të babait për të krijuar marrëdhënien dhe relatën, gjykata vendosi shtim të ditëve të takimit me babain. Me shtimin e ditëve të caktuara nga gjykata vajza filloi të kishte një refuzim shumë më të fortë, shumë më të egër të faktit që të mos shkonte tek babai. Vajza e shpjegonte situatën në shtëpi atje shumë të tensionuar, marrëdhënien atje shumë të acaruar. Thotë tërë kohës që ata kanë debate, kanë sherre. Ai pi shumë. Është shumicën e kohës i pirë në kohën që vajza është atje. Në pjesën më të madhe të takimeve, të hënë, të premte, vajza nuk e takon fare babain sepse e merr shoferi tek unë, e sjell shoferi tek unë dhe fëmija atje qëndron me gruan e babait dhe me vajzën tjetër. Rasti më i fundit është tani në Korrik të këtij viti kur vajza refuzoi të shkonte me babain për pushime verore siç ishte caktuar nga gjykata. Vajza refuzoi ndërkohë që babai nuk e pranoi refuzimin e vajzës. Ai filloi ta kërcënonte. Unë të marr për veshi me polici dhe ti vendimin e gjykatës duhet ta zbatosh patjetër se je fëmijë”, tha denoncuesja.

Babai: Mos më bëj të t’vij, të të marr prej leckash me Polici aty!

Babai: Mos më acaro! Edhe një herë, mos më acaro fare nervat! Të erdha me Polici, të mora prej veshi aty!

Babai: Dhe bëhu gati dhe mos e zgjat! Do të vij do të marr aty për veshi tani!

Babai: Dhe mos e zgjat më muhabetin! Bëhu gati! Edhe një herë, mos më thuaj jo, se do të vij me Polici do të marr prej veshi! Dakord?

Babai: 15 ditët, që do kalosh me babin, do t’i kalosh pikë me babin! Nuk ka këtu, ça ke qejf ti, dhe mos e zgjat muhabetin! Bëhu gati, se do t’vij, do të marr unë aty! Hajde!

Përtej ardhjes me polici, babai i përmend fëmijës vendimin e gjykatës.

Babai: E mora vesh, që nuk do të vish! Po mirë, po me babin për çfarë të ka ngel hatri ty? Pse je mërzit?

Babai: Mirë moj, e mora vesh, që s’do të vish, po për çfarë je mërzit me babin?

Vajza: S’kam qejf me ardh!

Babai: Ore, e mora vesh unë, që s’ke qejf me ardh, me babin, pse je mërzit me babin?Ke ndonjë problem me babin pyes?

Vajza: Po ti s’është, se po rri aq shumë me mua, se ti në punë je gjatë gjithë kohës!

Babai: Po e mora vesh pra, që s’po rri shumë me ty! Unë jam këtu në shtëpi dhe po të pres ty!

Vajza: Jo, jo unë s’dua vetëm sot! Unë dua tërë ditët s’dua vetëm sot!

Babai: Po mirë ti do, që të rrish vetëm me mua, kur të vish këtu?

Babai: Babi, sa herë që të vish ti, babi do të rrijë këtu me ty sa herë, që të vish ti!

Vajza: E di, po është shumë vonë tashi!

Babai: Ça do me thënë, vonë?

Babai: Ça domethënë kjo sepse?

Vajza: Jo, jo nuk jam kalama! S’jam kalama unë, jam rrit tashi!

Babai: Të shpjegoj një gjë babi? Që do vish të takosh babin, do vish ta takosh, se këtë vendim e ka marrë gjyqi!

Babai: Dhe vjen Policia të merr ty bashkë me gjithë mamin tënd, që të mashtron dhe manipulon, edhe e fut në burg mamin tënd! Dëgjo babin çfarë thotë, bën mirë që atë vendimin e gjyqit ta zbatosh!

Vajza: Nuk dua të vij! Pikë mbaroi!

Vajza: Nuk dua të vij dhe pikë mbaroi! /Tv Klan

Etiketa: denoncimstopTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentet rrugore në rritje, Tirana kryeson me bilanc alarmues

11:41 : 29/06/2026
AKTUALITET

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 28-të kombëtare kundër Edi Ramës, qytetarët mblidhen në shesh

19:00 : 27/06/2026
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026
AKTUALITET

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026
Para

Ndodh për herë të parë në histori, Milani vendos rekordin negativ në Champions

TË GJITHA

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës

14:59 : 29/06/2026

Ky është Nikolla Agolli, autori i dyshuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

14:55 : 29/06/2026

Shqiptarët mblidhen edhe në Connecticut, protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

14:53 : 29/06/2026

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

14:44 : 29/06/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohen dy autorët e dyshuar

14:40 : 29/06/2026

Këlliçi: “Albanian Files” dëshmon lidhjen mes kullave dhe parave të drogës

14:30 : 29/06/2026

Braktisi makinën në Qafë Thanë, kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

14:26 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio