• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Presidenti i Partizanit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Zekiç

17:19 : 04/10/2023
në SPORT

Ngjarja e momentit në klubin e Partizanit është e ardhmja e Zoran Zekiçit.

Trajneri kroat ka një ofertë të mirë nga klubi i Osijekut, qytetit të lindjes, ku ka kaluar periudhën më të mirë dhe më të gjatë në karrierë si trajner.

Megjithatë, në kampin e kuq nuk duken shumë të shqetësuar rreth kësaj çështjeje, pasi është kontrata që mban të lidhura palët, pavarësisht një dëshire të trajnerit për t’u kthyer në vendlindje.

Deri sot, klubi i kuq nuk ka reaguar në mënyrë publike rreth thashethemeve për Zekiçin, por “Panorama Sport” ka arritur të marrë një reagim zyrtar në lidhje me ato çfarë shkruhen rreth së ardhmes së trajnerit kroat. Ideja është e qartë, Zekiç ka një kontratë dhe duhet ta respektojë.

“Partizani është një klub i madh, një markë në futbollin shqiptar dhe domosdoshmërish lojtarët, por edhe stafi teknik mund të jenë në radarët e klubeve të tjera. Ky është një tregues i qartë i ecurisë në rritje dhe fakt që puna po shkon mirë. Por përderisa palët janë në kontratë dhe vullneti është për të vazhduar, nuk ka asnjë çështje për t’u diskutuar”, është reagimi i klubit të Partizanit, i përcjellë nga zyra e shtypit.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Ky është një sinjal i qartë se klubi e vlerëson trajnerin kroat dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë dhe kaq shpejt prej tij.

Si gjithnjë, para vendimeve zyrtare ndodhin prapaskena, ku palët diskutojnë apo negociojnë dhe kështu ka ndodhur edhe në rastin e Zekiçit.

Siç raportuan mediat kroate, trajneri në ditët e fundit ka pasur kontakte me klubin e Osijekut, ku edhe ka marrë një ofertë mjaft joshëse.

Duke pasur të qartë në mendje kontratën që ka firmosur me Partizanin, trajneri ka vendosur që të negociojë një largim të mundshëm, pa “luftë”, duke kërkuar njëfarë dashamirësie nga ana e presidentit Gazment Demi.

Kështu, dyshja kanë zhvilluar një takim kokë më kokë. Trajneri i ka treguar “pa doreza” situatën me Osijekun, me Demin, që pasi e ka “pleqëruar” në mendjen e tij, e ka refuzuar mundësinë e ndërprerjes së kontratës.

Argumentet e presidentit në drejtim të Zekiçit kanë qenë të bazuara në faktin se klubi këmbënguli dhe investoi për ta sjellë në Tiranë, si dhe merkatoja është ndërtuar në pjesën më të madhe mbi dëshirat e strategut kroat.

Kështu, lënia kaq shpejt e një projekti të saponisur nuk është parë si e duhur nga presidenti. Pas kësaj bisede, gjithçka është mbyllur aty dhe asgjë nuk ka vazhduar, me trajnerin, që të paktën për momentin, vijon punën.

Etiketa: gaz demiPartizaniZoran Zekiç.

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para
Foto ilustruese

Kërcënoi mësuesin në fshatin Zall Bastar, kapet autori

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com