• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë i morëm këtë vit turizmit?

23:28 : 03/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Ola Xama

Servirja e lajmeve për një sezon turistik historik dhe të veshura me suksesin e institucioneve që na qeverisin me në krye kryeministrin Edi Rama, ngjajnë të pabesueshme. Të pabesueshme jo për problemet që kemi dhe kemi patur historikisht: mbetjet, energjinë, infrastrukturën, kapacitetet, menaxhimin, sigurinë apo shumë element të tjerë, por të pabesueshme nëse ulesh dhe verifikon shifrat që publikojnë institucionet publike.

Duke qënë se Instituti i Statistikave ka të publikuara deri më sot të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto të 6 mujorit të parë, në analizë po marr fillimin e sezonit turistik në periudhën prill – qershor. INSTAT raporton se prodhimi i ekonomisë në vlerë në këto muaj ishte 5.36 miliard euro ose 250 milion euro më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

INSTAT nuk ndan se çfarë prodhohet specifikisht nga sektori i turizimit, por merr në total të gjithë zinxhirin e ekonomisë duke llogaritur brenda dhe konsumatorët shqiptarë në kategorinë “tregti, transport, aktivitete të akomodimit dhe shërbimit ushqimor”. Gjatë prillit, majit dhe qershorit, këto degë kanë prodhuar 917 milion euro nga 897 milion që kishin prodhuar një vit më parë. Pra, një rritje me normë 2.2% dhe vetëm 20 milion euro në vlerë. Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 18 milion euro që u prodhuan më shumë nga kategoria “arte, argëtim, çlodhje”, shkon apo nuk shkon në maksimumi 40 milion euro më shumë që kanë ardhur nga turizmi në këtë periudhë, dhe këtu duke llogaritur dhe shqiptarët që kanë shpenzuar në sektorët transport, tregti apo argëtim.

Të dhënat nisin të ngjajnë kontradiktore po të shohësh numrin e vizitorëve të huaj. Janë 2,17 milion turistë nga 1.71 milion që ishin në tremujorin e vitit të kaluar, 460 mijë më shumë! Nëse do të pjestonim shpenzimet e tyre për akomodim, ushqim, argëtim, transport etj., do të dilte që mesatarisht 1 turist ka shpenzuar më shumë vitin e kaluar, 583 euro për person, kundrejt 477 euro këtë vit.

Lexo edhe:

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

Ndaj entuziazmi i shfrenuar se në Shqipëri kanë ardhur shumë turistë, përpara këtyre shifrave mbetet mit ose informalitet. Në rastin e mitit i bie që qeveria të gëzohet se kanë ardhur më shumë turistë, por pa bërë llogarinë që ka marrë më pak të ardhura, ndërkohë që është paguar më shumë në shërbime (kosto për mbetjet, mirëmbajte rrugësh, siguri etj.). Skenari tjetër është që turistët janë të shumtë, mund të kenë sjellë dhe më shumë para, por fitimtarët janë një dorë biznesesh që operojnë në këtë industri dhe nuk deklarojnë. Dhe këtu nuk humb shteti, por qytetarët që duhet të mbushin gropën e buxhetit.

*Marrë nga FB i autores

Etiketa: INSTATturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

19:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Unioni për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

19:00 : 30/09/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Drejtori Komunales në Gjirokastër dhe Policia terrorizojnë turistin holandez, po Rama di gjë?!

12:38 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

08:38 : 21/09/2025
Para

Skemë korrupsioni mes Myzyrit dhe Abazit? KPP i jep të gjithë tenderat e ankimuar "Alko Impex"

TË GJITHA

Tre shenjat e zodiakut që do të takojnë partnerin e tyre ideal këtë sezon

11:06 : 11/10/2025

Snajperë dhe ekspertë dronësh/ Gazeta zvicerane: Serbi-Shqipëri, ndeshja më e ndezur në botën e futbollit

10:53 : 11/10/2025

Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe p*ositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

10:42 : 11/10/2025

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025

“Qeveria Rama po shkatërron pronat”, Tabaku në Kombinat: Askush nuk është më i mbrojtur

10:13 : 11/10/2025

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

10:01 : 11/10/2025

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com