• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zona Shengen/ A do të rikthehen kontrollet kufitare?

14:38 : 02/10/2023
në BOTA

Disa vende të Shengenit kanë rifilluar kontrollet në kufijtë e brendshëm europianë. Ata thonë se është e nevojshme, duke pasur parasysh krizën e vazhdueshme të emigracionit me të cilën përballet BE. Por çfarë do të thotë kjo për Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilët kanë më shumë se 15 vjet që presin të anëtarësohen në Zonën Shengen?

Një nga parimet kryesore të Marrëveshjes së Shengenit është liria e lëvizjes së qytetarëve, që do të thotë se nuk ka kontrolle në kufijtë e brendshëm të grupit. Megjithatë, ka klauzola në traktat që parashikojnë rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare, kryesisht kur ekziston një kërcënim për rendin publik ose sigurinë e brendshme. Në vitin 2023, të paktën shtatë shtete të Shengenit iu drejtuan atyre dispozitave.

Është gjithashtu e lidhur me ardhjen e një numri të madh emigrantësh në vendet e Europës Jugore. Falë mungesës së kufijve, refugjatët lëvizin lirshëm në të gjithë kontinentin dhe disa vende të BE-së kanë parë një rritje të madhe të kërkesave për azil muajt e fundit. Gjermania në veçanti.

Berlini ia atribuon rifillimin e kontrolleve kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke luftës kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Sllovenia po rrit mbikëqyrjen e pikave të saj kufitare me Kroacinë, e cila së fundi iu bashkua zonës Shengen.

Marrëveshja e Shengenit u nënshkrua nga pesë vende Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu në qershor 1985. Ajo u zhvillua në anijen Princesha Marie-Astrid në lumin Moselle, afër vendit ku bashkohen kufijtë e Luksemburgut, Francës dhe Gjermanisë. Marrëveshja mori emrin e vendbanimit më të afërt Shengen.

Lexo edhe:

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

Më vonë iu bashkuan pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian në zgjerim, si dhe Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Irlanda nuk mund t’i bashkohej Shengenit për shkak të një marrëveshjeje të veçantë me Britaninë e Madhe. Dy vende të BE-së, Bullgaria dhe Rumania kanë pritur për më shumë se 15 vjet që të lejohen të bashkohen në grupin Shengen. Disa analistë thonë se kjo do të ndodhë para fundit të vitit 2023.

Parlamenti Europian u ka kërkuar vazhdimisht qeverive të vendeve të grupit që të autorizojnë Bullgarinë dhe Rumaninë për t’iu bashkuar Shengenit sa më shpejt të jetë e mundur, duke vënë në dukje se ato tashmë kanë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme. Në shtator, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke mbajtur fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit, tha se kjo duhet të bëhet “pa vonesa të mëtejshme”.

Anëtarët e rinj kanë nevojë për një votë pro nga të gjitha vendet në grup për t’u përfshirë në Shengen. Holanda dhe Austria po bllokojnë anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, duke thënë se ato janë pjesë e të ashtuquajturës ‘Rruga Ballkanike’ përmes së cilës një numër i madh emigrantësh hyjnë në BE.

Etiketa: kontrolletkufirikthehenZona Shengen

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025
AKTUALITET

Qafë Thanë/ Fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, pritje të gjata në kufi

15:15 : 01/08/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

12:43 : 31/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
BOTA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025
AKTUALITET

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

15:30 : 12/07/2025
Para

Autobusi përplas 63-vjeçarin me biçikletë në Tiranë, arrestohet shoferi

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com