• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sander Lleshaj: Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë

22:27 : 02/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zhvillimet dramatike në Kosovë.

Lleshaj deklaroi se në skenarin më ekstrem, atë të një sulmi të serbëve ndaj Kosovës, Shqipëria do t’i ishte automatikisht në luftë, pasi populli do të angazhohej në të, pavarësisht vendimeve të lidershipit shqiptar.

Lleshaj tha se Serbia ka një qasje agresive ndaj Kosovës dhe e ka detyrim Kushtetues aneksimin e veriut, ndaj veprimet e tyre nuk duhet të vijnë si surprizë, por konsideroi si jo të duhur veprimet e deritanishme të komunitetit ndërkombëtar që nuk e ka frenuar në kohë Serbinë në këtë fushatë agresive.

“Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart. Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë”, tha ndër të tjera ish ministri.

Pjesë nga biseda:

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Ylli Rakipi: Zoti Lleshaj, ditët e fundit ka patur një përqëndrim të forcave ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Cfarë qëllimi ka vendosja e ushtrisë në kufi? Ju si ish gjeneral, mund të na shpjegoni ç’do të thotë kur ushtria vendoset në kufi?

Sandër Lleshaj: Në njëfarë mënyrë bashkësia ndërkombëtare kanë ceduar të shohin shenjat. Në 2006 Serbia miratoi një Kushtetuetë agresive, ku e konsideron Kosovën pjesë të saj. Ka kërkuar rishikim të marrëveshjes së Kumanovës, e cila ndalonte afrimin e ushtrisë serbe në kufi. Zhvilloi program të ethshëm armatimi. SHBA dhe vende të tjera të BE u alarmuan, mjafton që edhe ne të jemi të alarmuar të paktën sa ata edhe pse duhet të jemi edhe më shumë të alarmuar. Nuk është vetëm përqëndrimi në kufi por një seri çështjesh, që kanë ceduar ti shohin me apo padashje ata që duhet ti kishin parë në kohën e duhur.

Ylli Rakipi: A kemi të bëjmë me një demonstrim force, apo ka patur seriozisht qëllim nga serbët për të hyrë në Kosovë për të pushtuar apo aneksuar veriun?

Sandër Lleshaj: Aneksimi i veriut është obligim kushtetues i Serbisë. E ka të shkruar në kushtetutë në preambul, që Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nuk duhet të çuditemi asnjëherë me Serbinë. Mosçudia jonë është problemi. Rrekemi të gjejmë zgjidhje të një ekuacioni të pazgjidhshëm. Të gjithë këto janë hapa logjikë, forcat e armatosura serbe janë të detyruara ta ndjekin këtë. Hyrja e fundit nuk ishte një testim, por shumë më tepër sesa një matje pulsi e institucioneve të Kosovës. Kemi të bëjmë me arsenal të konsiderueshëm. Aty plani ishte për të organizuar një mori sulmesh të koordinuara, që do të mundësonin lidhje operative tokësore, e forcave të infiltruara në Kosovë me forca të tjera në Serbi.

Ylli Rakipi: Keni deklaruar që edhe Shqipëria duhet të përgatitet. Çfarë keni parasysh me këtë?

Sandër Lleshaj: Serbia është teguar konseguente në ndjekjen e kursit të saj me Kosovën. E vuri në Kushtetutë dhe ndërmorri programin e madh të armatimit, që nuk ka asnjë shpjegim tjetër logjik, përveç përgatitjes për të zbatuar atë detyrim që i ka vënë vetes në Kushtetutë.
Në këtë kuptim, shpresa për të patur ndryshime në politikën e Serbisë mund të vijë vetëm kur Serbia të ketë përballë një forcë. I duhet bërë e qartë që çdo inkursion në Kosovë është i pamundur. Kjo bëhet ose me garanci sigurie nga NATO, por Kosova vetë duhet të zhvillojë kapacitete për t’u mbrojtur, për ti bërë të qartë një agresori potencial që orvatja ndaj saj është e paleverdisshme.
Interesat kombëtare të Shqipërisë, kanë një nivel shtrirje edhe në vendet rreth e qark, Kosova është pjesë e zonës jetike të interesave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, ndaj duhet të zhvillojmë kapacitete edhe për një opsion të tillë.

Ylli Rakipi: Nëse ndodh një pushtim i veriut të Kosovës, a duhet të shpallë Shqipëria gjendjen e luftës me Serbinë?

Sandër Lleshaj: Jemi përballë një skenari ekstrem, për arsye se Kosova ndodhet nën garancitë e KFOR, por nuk janë garanci të përjetshme ndërkohë Serbia është e përhershme dhe ambicia ndaj Kosovës është e përhershme. Kosova duhet të zhvillojë kapacitete serioze të vetat. Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart. Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë.

Etiketa: kosovelleshajlufte

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
BOTA

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:36 : 03/09/2025
RAJONI

27-vjeçarja gjendet pas dy vitesh e zhdukur në Kosovë: Jam e madhe, dua të jetoj e pavarur

19:54 : 03/09/2025
BOTA

Putin-Ukrainës: Jepini fund luf*ës me anë të bisedimeve, ose do ta përfundoj me forcë!

18:00 : 03/09/2025
RAJONI

“Albin Kurti do jetë i vdekur”/ Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

13:45 : 03/09/2025
RAJONI

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, shkak mungesa e kuorumit

14:59 : 01/09/2025
Para

Fulham-Chelsea/ Panik për Armando Brojën, sulmuesi largohet nga fusha i dëmtuar (Video)

TË GJITHA

EMRI/ Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com