• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dora amerikane në SPAK/ Hetohet edhe pasuria e Saimir Tahirit

22:16 : 02/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kur Arben Ahmetaj u shpall në kërkim nga SPAK, socialistët dhe bashkëpunëtorët e dy ministrave të Rilindjes bënin shpesh krahasim mes tyre sa i përket akuzave. Ajo që thuhej e pranohej gjerësisht ishte se vërtet Saimir Tahiri bëri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnjëherë.

Ndonëse prapa hekurave për një farë kohe, biznese të deklaruara e të padeklaruara të tij dhe enturazhit të ish-Ministrit të Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë me bekimin e Edi Ramës, vijonin të punonin e rriteshin qetësisht. Ndërkohë për Arben Ahmetajn në shënjestër të SPAK është vënë edhe pasuria e tij. Zyrtarisht ndaj tij rëndojnë 3 akuza; mosdeklarimi i pasurisë, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Por hetimit pasuror duket se nuk po i shpëton dot as Saimir Tahiri, i cili prej 4 mujsh la qelitë e burgut për ta kryer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Elbasanit. Një burim pranë SPAK tha se ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ka nisur një verifikim pasuror.

Organi i akuzës së Prokurorisë së Posaçme po mbledh informacione brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit e për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale. Duket sikur një goditje e tillë e pritshme ndaj Tahirit u paralajmërua ditën kur ai la burgun dhe kur nga selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit nuk vonuan reagimet. Ja çfarë shkroi atëherë ish-ambasadorja Yuri Kim.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi Yuri Kim. Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe reagimi i Ambasadës së SHBA.

Lexo edhe:

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhej në reagimin e selisë diplomatike, e cila kishte përfaqësuesit e saj në çdo seancë të gjyqit të Saimir Tahirit.

Dihet që SHBA ka një ndikim të madh ne SPAK, aq sa përmes fuqisë diplomatike ndihmoi gjithashtu në zgjedhjen e Altin Dumanit në krye. Afërmendsh që edhe ky hetim i ri ndaj Saimir Tahirit mund të jetë ndërmarrë nën influencën e tyre të mundshme. Kur u duk sikur hesapet me drejtësinë e re u mbyllën njëherë e mirë me lirimin nga burgu, për Saimir Tahirin pikërisht këtu ka nisur një telash tjetër me SPAK.

Vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy eksperitzave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit. Në njërën prej ekspertizës thuhej se Tahiri kishte probleme shëndetësore.

Në tjetrën shpjegohej se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët. Siç mësohet, edhe ekipi i tij mbrojtës e pati këshilluar Tahirin ta kryente dënimin deri në fund.

Mbase duke qenë edhe ata në dijeni të presionit amerikan, kishin parandjerë se dalja e parakohshme nga burgu nuk do të pritej mirë nga ndërkombëtarët e posaçërisht amerikanët, si investitori kryesor i reformës në drejtësi. Mbetet tani për t’u parë se si do t’i orientojë SPAK hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit. A do të kemi një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-Ministrit të Brendshëm?

/Lapsi.al/

Etiketa: Ambasada amerikanesaimir tahirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025
AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shembja e vilave në Farkë, PD: “Show” mediatik, Rama mbron kullat e oligarkëve, jo ligjin

10:54 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
Para

Zjarr në Fushë Krujë, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com