• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vritet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare në Itali, dyshimet (Emri-Foto)

08:27 : 29/09/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Një 35 vjeçare shqiptare, e identifikuar si Klodiana Vefa, është qëlluar me armë zjarri për vdekje, mbrëmjen e kaluar në provincën Casterlfiorentino, Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku viktimës e cila punonte si kamariere në një piceri i është zënë pritë në rrugë teksa ishte duke u kthyer për në banesë dhe është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte fatal.

Dyshimet janë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin nuk ishte ndarë ligjërisht por kishin debate prej kohësh. Pas ngjarjes së rëndë burri është zhdukur dhe dyshohet se është larguar me një Golf të bardhë. Karabinierët kanë ngritur disa pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit. Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi të braktisura në zonën e krimit por pa asnjë sukses.

Gruaja kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç, të cilët janë marrë në pyetje nga policia dhe kanë kanë deklaruar se mes prindërve të tyre ka pasur debate të shpeshta. Mësohet se Klodiana Vefa dhe autori kanë debatuar para se ky i fundit ta ekzekutonte në rrugë.

ujt
Klodiana Vefa (viktima)
Klodiana Vefa (viktima)
klod

Dyshimet se autori i krimit është burri i saj, i ka përforcuar dhe mikesha e Klodianës, e cila në një deklaratë për mediat vendase ka treguar se çifti ishte në debat prej kohësh. Ajo tregon se burri e dhunonte Klodianën, edhe pse vetë kishte krijuar një jetë të re me një grua tjetër.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

“Ai ushtroi dhunë të fortë psikologjike. Ajo, gjithnjë e buzëqeshur, ndryshoi plotësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar atë. Zgjati shumë. Nuk e di pse ra dakord për takimin e fundit. Këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re.

Kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim”, komenton gruaja e bindur se ishte bashkëshorti i saj që vrau Klodianën. E pyetur nëse ai do të kryejë vetëvrasje, mikesha e së ndjerës tha: “Duke e njohur atë, jo. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri. Fëmijët mbetën vetëm… Si do ta mbijetojnë këtë traumë?”,- është shprehur vajza.

Përjetimin e situatës, Klodiana e ka përcjellë edhe përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Në një postim në 17 shtator në Instagram, ajo shkruan: “E njoh shumë mirë veten, jam prej betoni dhe xham. Disa gjëra nuk më prekin, të tjera më shkatërrojnë”.

“Dashuria të merr gjithmonë pak në befasi, ka nga ata që pushtohen prej saj dhe në fund ikin dhe ka nga ata që e jetojnë atë me gjithë pasionin dhe forcën e tyre”.

Dhe në rrjetet e saj sociale komentet e bashkëshortit të saj Alfredit ishin zhdukur tashmë prej pak kohësh.

Gjurma e fundit në faqen sociale daton në 18 prill 2022, kur ai komentoi një foto të Klaudias në shoqërinë e djalit të saj.

Në një tjetër postim ajo shkruan: Nuk ta bëj hallall.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të ketë qënë xhelozia, ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit.

 

l
Klodiana Vefa (viktima)
Klodiana Vefa (viktima)
Etiketa: Italiklodiana vefavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025
BOTA

Shkundet Italia, epiqendra dhe magnituda e tërmetit

14:30 : 06/10/2025
AKTUALITET

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi, mediat e huaja: Vrasësi me pagesë është nga Venezuela

12:28 : 06/10/2025
AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi/ EMRI

12:03 : 06/10/2025
Para

Vlorë, gruaja gjendet e pajetë në banesë. Dyshimet

TË GJITHA

BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

19:09 : 06/10/2025

FOTO/ Ky është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit

19:07 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025

Gjykata e Lartë reagon pas vrasjes së gjyqtarit: Sinjal alarmi për sigurinë e magjistratëve

18:48 : 06/10/2025

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

18:24 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, ndalohet oficeri i sigurisë në Gjykatën e Apelit

18:24 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com