• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga vrasjet te shpërthimet/ Krimet dhe autorët e rrëfyer nga “grabitësi i Astirit”

11:48 : 28/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vrasje, shpërthime me tritol, grabitje, tentativë vrasje, kanosje. Janë të shumta krimet për të cilat ka rrëfyer Artan Tafani, i arrestuar së fundmi si autori i grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e Astirit në kryeqytet, ngjarje e ndodhur në 24 qershor.

I kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, 39-vjeçari Tafani ka zbuluar 6 vrasje dhe krime të tjera të kryera nga një grup kriminal ku ai bënte pjesë dhe që sipas hetuesve drejtohej nga Laert Haxhiu. Ky i fundit ndodhet pas hekurave në Greqi pas arrestimit nga autoritetet atje për llogari të drejtësisë shqiptare, por që deri më tani i ka shpëtuar ekstradimit. Haxhiu kërkohej për disa ngjarje, mes tyre edhe masakra e Lushnjes, e ndodhur më 11 shtatorit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona. Me akuzat e reja rëndohet edhe pozita e tij përballë drejtësisë, ndërsa kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se “kemi besim se do ja arrijmë (ekstradimin e Haxhiut) pavarësisht problematikave ligjore mes dy vendeve”.

Në një konferencë për mediat këtë të enjte, kreu i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku njoftoi finalizimin e operacionit të koduar “Never Fiorget”, që çoi në ekzekutimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria e Elbasanit ndaj 12 personave. Katër të tjerë ndërkohë, janë shpallur në kërkim.

Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi tha se grupi vepronte “mbi baza përfitimi dhe motive interesi”.

Rrumbullaku listoi dhe krimet për të cilat akuzohen 12 të arrestuarit dhe 4 personat e shpallur në kërkim.

Lexo edhe:

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

Vrasjet

1. Vrasja me paramendim e shtetasit Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.

2. Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.

3. Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:

-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

4. Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:

5. Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;

6. Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Tentativë vrasje

Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).

Shpërthime me eksploziv

Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:

1-Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar :

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

2-Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.

3-Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku (babi i këngëtarit Noizy), në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.

4-Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
– Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Grabitjet

  • Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023;
  • Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

  • Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, të kryer në bashkëpunim

Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
– Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.

Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar:

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
– Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Kanosje

Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar: Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.

Etiketa: Artan Tafanilaert haxhiuvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite vret 4 palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një 15 vjeçar

22:10 : 26/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u vra nga biznesmeni italian! Trupin e fshehu në një fuçi vere

12:57 : 26/06/2025
AKTUALITET

Çfarë pa Ermir Dedja para ekzekutimit? Kishte informacione rreth disa ngjarjeve kriminale

20:38 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Ermir Dedjas, zbardhen detaje nga dosja dhe lëvizjet e autorëve

19:56 : 24/06/2025
Para

Çmimi i karburanteve në vend, Tabaku bën krahasimin: Shqipëria me koston më të lartë!

TË GJITHA

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

16:12 : 28/06/2025

Rrëzohet një palmë në Durrës, bllokohet qarkullimi

16:00 : 28/06/2025

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com