• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i “Shqiponjave”/ Kolegët ikën me vrap dhe u fshehën kur Bozhanaj plagosi policin

13:49 : 22/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Mund të thuhet me plot gojën që vetëm fati ka ndihmuar që bilanci i përballjes mes forcave të Policisë dhe Klered Bozhanaj, ku mbeti i plagosur efektivi Edlir Alleshi, të mos rëndohej më shumë.

“Boldnews.al” ka mësuar detajet e plota mbi dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së Mërkurës në zonën pranë ish-Kinostudios në Tiranë.

Të dhënat dëshmojnë më së paku për paaftësi totale profesionale të forcave “Shqiponja”, në menaxhimin e një situate serioze.

Çfarë ndodhi?

Lexo edhe:

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

Dy grupe “Shqiponja”, nga ata që shihen shpesh rrugëve të Tiranës duke qarkulluar mbi motor, duke kryer inspektime rutinore, kanë pikasur një person që kryente lëvizje të dyshimta.

Njëri motor me dy efektivë ka ndaluar pranë këtij individi, ndërsa dy policët e tjerë kanë ndaluar motorin rreth 20 metra më tej.

Punonjësi i Policisë, Edlir Alleshi dhe kolegu i tij kanë zbritur të parët nga mjeti dhe i kanë bërë thirrje personit të dyshimtë, i identifikuar më pas si Klered Bozhanaj, që të ndalonte dhe t’i nënshtrohej kontrollit.

Bozhanaj, për të cilin thuhet se ka probleme të shëndetit mendor, është kthyer nga punonjësit e policisë dhe ka qëlluar me një pistoletë që e mbante në duar. Dy plumba kanë kapur në bark efektivin Edlir Alleshi, duke e lënë të plagosur përpara një lokali.

Ndërkohë, kolegu i tij, pasi ka dëgjuar krismat, nuk ka reaguar aspak, duke u futur menjëherë në ambjentet e brendshme të lokalit.

Po ashtu, edhe dy efektivët e tjerë, të cilët ishin rreth 20 metra larg vendit të ngjarjes, gjithashtu janë fshehur menjëherë, pa ndërmarrë asnjë reagim parandalues të autorit të dhunshëm.

Autori Bozhanaj është larguar qetësisht, ndërkohë që efektivët vijonin të qëndronin të fshehur. Ata nuk e kanë parë lëvizjen e autorit të ngjarjes, Klered Bozhanaj.

Ky i fundit, është drejtuar për në pallatin ku banonte aty pranë, por nuk është futur në hyrjen e tij, por në një hyrje ngjitur.

Ai ka qëndruar aty për shumë orë, ndërkohë që punonjësit e policisë nuk e dinin vendndodhjen e tij, pasi efektivët në vend-ngjarje ishin fshehur dhe nuk panë asnjë prej lëvizjeve të autorit.

Pas ngjarjes, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, deklaroi se po kryheshin kërkime për gjetjen e autorit në kryeqytet, por edhe në zona të tjerë, përfshirë Elbasan, Durrës e të tjerë dhe se ofrohej një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jepte informacion mbi vendndodhjen e Klered Bozhanaj.

Në fakt, siç rezultoi më vonë, autori i ngjarjes kriminale gjendej vetëm pak hapa larg shtëpisë së tij dhe ai u arrestua, ndërkohë që vendosi të rikthehej në banesë, ku e prisnin kolegët e policit të plagosur, Edlir Alleshi.

Dinamika e ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Kinostudios tregon më së paku paaftësinë e repartit policor “Shqiponja”, të cilët, mbi motor tregojnë “rreptësinë e ligjit” mbi qytetarët, por nga ana tjetër dështojnë në mënyrë spektakolare për të shmangur personat e rrezikshëm, më së pari të atyre që kërcënojnë jetën e vetë atyre.

Etiketa: Edlir Alleshiforcat ShqiponjaKlered Bozhanajplagosjepolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

11:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasje me thikë te “Komuna e Parisit” në Tiranë

15:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

15:03 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025
Para

Himarë/ Arrestohet 40-vjeçari që shiste drogë, u bë burim aksidenti gjatë ndjekjes nga policia

TË GJITHA

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com