• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Mësime nga Ukraina: “7 kapacitetet kritike për fatin e luftrave të ardhshme”!

08:38 : 22/09/2023
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Në 22 Shkurt 2022, bota u zgjua e shokuar nga riciklimi i luftës neonazite, të ndërmarrë nga Rusia-Putiniste për të pushtuar tërësinë teritoriale të një vendi sovran (Ukrainës).

Që në krye të herës është nënvizuar, por rreth 19 muaj luftime, konfirmuan se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcënim serioz ndaj rendit global të sigurisë si dhe ndaj interesave dhe vlerave Trans-atlantike (USA/UN/NATO/BE/UK)”.

PARAPRAKISHT, po ri-sjell “6 Betejat e Humbura” përgjatë 1 vit e 7 muaj luftime të përgjakshme në Ukrainë:

Lexo edhe:

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

  1. Kurrësesi nuk e pushtoi Ukrainën por është strukur e rraskapitur në transhetë e Donbaskut, Zaporizhia, Oblast, Klishchiivka, Bakhmut, etj.
  2. Humbi betejën për ta minuar, ndërsa përkundër e forcoi kohezionin mes vendeve të NATO-s dhe marrëdhëniet Transatlantike (USA/BE).
  3. Humbi edhe  për ti tronditur rendin dhe mekanizmat e sigurisë globale dhe po diskretitohet në KS/OKB. Mbas 19 muajsh, vetëm soji i Kim-Jong-ut dhe 3/4 të ngjashmit e Tij pranojnë t’i japin dorën Putinit!
  4. Nuk arriti të tërheq Pekinin në një aventur gjeostrategjike, për të hapur një fronti të ri lufte ndaj Taivanit.
  5. Gjithësesi dështoi për të ndezur fitilat e luftës në Ballkan duke frymëzuar Beogradin Zyrtar: “deri me agresion ushtarak ndaj sovranitetit të Kosovës si dhe prezencës së NATO/KFOR ?
  6. Meghithë vetëizolimin Stalinist, ka humbur betejën për të mbajtur kohezionin dhe krenarinë e kombit Rus.

Në përmbledhje: “dështimi në 6 betejat e sipërpërmendura”, shënojnë vetëm fillimin e humbjes turpëruese të luftës si dhe diskretitimit gjeopolitike, që pret Rusinë – Putiniste.

SË DYTI: në vënd të parathënies, kam përzgjedhur mesazhin-epitaf të ish-Presidentit të SHBA, Kennedy, i cili plot 60 vjet më parë (1963) në hapje të Konferencës së parë të Sigurisë së Mynihut (MSC): “Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”.

Parë kështu, ndërsa fundi i luftës  në Ukrainë mbetet çështje kohe,  institucionet, Universitetet/Akademitë/Kolegjet Ushtarake, institutet, qëndrat studimore, strategjistët/kolegët e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes në Washington, Bruksel dhe 31 Kryeqytetet e vendeve të NATO-s, etj janë duke mirë-peshuar mësimet e nxjerra nga fushbeteja: “jo vetëm për Ukrainën” në mënyre që pas/përtej kësaj lufte t’i mirëadresojnë ato në transformimin  sistemit të sigurisë dhe më posaçërisht në modernizimin e kapaciteteve ushtarake [armatimit, infrastrukturave, personelit dhe rregullave të angazhimit].

Në vijim po paraqes shtatë kapacitetet kritike që do të përcaktojnë fatet e luftrave, ndoshta përtej 50 vitet që vijnë:

1.Kapacitete të Luftës Hibride:  Rëndësia e strategjisë, taktikave dhe kapaciteteve të mbrojtjes nga kërcënimet hibride qëndron në aftësinë për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit dhe për të prishur proceset e tyre vendimmarrëse, duke lejuar përfundimisht një qasje më të shkathët për arritjen e qëllimeve strategjike, në fund të fundit për të mposhtur atë/kundërsharin dhe demoralizuar aleat e tij.

Sulmet kibernetike marrin përparësi, pasi mund të paralizojnë infrastrukturën kritike, të prishin komunikimet dhe të depërtojnë në sistemet e armikut. Ndërsa fushatat e dezinformimit mbjellin përçarje, manipulojnë opinionin publik dhe gërryejnë besimin tek institucionet, presionet/sanksionet ekonomike dhe kufizimet tregtare, po ashtu imponojnë vështirësi që minojnë vendosmërinë e kundërshtarit.

  1. Kapacitete të luftës së informacionit synojnë mbrojtjen e hapësirës informative dhe përfshin një sërë masash proaktive të domosdoshme për të mbrojtur zhvilluar kapacitet n një vendi të përfshirë në luftë. Lufta e/për Informacionit mbështetet ne tre shtyllave kryesore:

(!) siguria kibernetike përfshin mbrojtjen e të dhënave, të infrastrukturës kritike dhe rrjeteve qeveritare nga hakerat dhe aktorët e tjerë me qëllime armiqësore; (!!) masat dhe kapacitetet kundër dezinformimit për të luftuar/ndaluar përhapjen e informacionit të rremë ose mashtrues; (!!!) rritja e qëndrueshmërisë publike për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin që ata hasin/gjejnë në internet.  Pra në thelb, Lufta e Informacionit është një qasje proaktive për të mbrojtur sferën tonë dixhitale si dhe besimin te vlerat demokratike.

  1. 3. Kapacitete kundër Avionëve pa Pilotë (dronëve ose UAV-në gjuhën e NATO-s): Masat kundër UAV janë strategji dhe teknologji moderne dhe kapacitete thelbësore të domosdoshme për luftën kundër dronëve, të cilat përfshijnë sisteme të avancuara të radarëve, bllokues të frekuencave të radios dhe raketa anti-drone.

Për me tepër zhvillimi kapaciteteve efektive kundër UAV-ve kërkon një qasje gjithëpërfshirëse mbrojtëse dhe sulmuese me teknologji të avancuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërgjegjësim publik.

  1. Kapacitete për Luftën Urbane përfshin zhvillimin, e strategjive, kapaciteteve dhe aftësi operacionale të përditësuara për sfidat unike të luftimit në mjediset urbane. Ndërsa kështu, mbetet thelbësore që:

* trupat duhet t’i nënshtrohen një trajnimi gjithëpërfshirës që përfshin luftime nga afër, pastrimin e ndërtesave dhe kontrollin e popullatës. Kjo përfshin përmirësimin e aftësive të qitjes dhe përdorimin e teknologjisë si p.sh syzet e shikimit natën, etj.

** lufta urbane kërkon taktika të adaptueshme ndaj forcave armiqësore të fshehura midis civilëve. Armët jovdekjeprurëse si gaz lotsjellës dhe plumba gome duhet të përdoren me preçizion dhe maturi për të ruajtur jetën e kalimtarëve të pafajshëm.

  1. Kapacitete të Mbledhjes së Inteligjencës. Këto kapacitete përfshijnë investimin në kapacitetet e avancuara të grumbullimit të informacionit në fusha të shumta, duke përfshirë imazhet satelitore, inteligjencën e sinjaleve (SIGINT) dhe inteligjencën me burim të hapur (OSINT).
  2. Kapacitete të Lëvizshmërisë Strategjike: mbetet një koncept kritik në strategjitë ushtarake dhe të menaxhimit të krizave, që synon të sigurojë një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj kërcënimeve dhe emergjencave të paparashikuara. Ajo përfshin investimin në aftësinë për të lëvizur me shpejtësi trupat, pajisjet dhe burimet e mbrojtjes.

Nga ana tjetër, këto kapacitete luftimi “imponojnë” zhvillimin e forcave të reagimit të shpejtë, të cilat kanë si mision për t’iu përgjigjur “në kohë reale” krizave. Këto forca mund të vendosen për të menaxhuar situata të ndryshme, nga fatkeqësitë natyrore deri te kërcënimet e integritetit teritorial dhe interesave kombëtare. Për të arritur lëvizshmërinë strategjike, bëhen investime në infrastrukturën e transportit, si avionë me dislokim të shpejtë, anije dhe personel të trajnuar mirë.

  1. Kapacitete të Mbrojtjes Civile: Mbrojtja e civilëve në konfliktet moderne po merr një fokus vendimtar. Kjo është e rëndësishme veçanërisht sot kur bota bëhet gjithmonë e më e lidhur, dhe media ka një vëmendje të shtuar se çfarë ndodh me njerëzit e zakonshëm në konfliktet e armatosura.

Kjo mbrojtje përfshin masa si krijimi i zonave të sigurta për civilët, ofrimi i ndihmës humanitare dhe ndëshkimi i atyre që dëmtojnë qëllimisht jo-luftëtarët. Ideja është të kufizohen dëmet e shkaktuara nga konfliktet dhe të parandalohet humbjen e jetëve të pafajshme.

Konkluzione: Mësimet e nxjerra nga lufta “jo vetëm për Ukrainën” demostrojnë domosdoshmërinë për zhvillimin e “shtatë kapacitetet thelbësore për fater e luftrave të ardhshme”, krahas atyre konvencionale. Këto kapacitete do të shërbejnë edhe si “shportë kapacitetesh” për tu përzgjedhur nga NATO. Prandaj këto kapacitete NATO i merr nga vendet (ose force goals) dhe që të gjitha së bashku përbëjnë një fuqinë ushtarake të planizuar në Konceptin Strategjik të Aleancës, që u miratua në Samitin e Lituanisë, në Korrik 2023.

SË TRETI, si edhe në disa dhjetra vlerësimet strategjike, nga kapaciteti i Expertit për çështjet e SK, Rajonit dhe NATO-s,   do t’i këshilloja faktorët me peshë politike  të Tiranës  dhe Prishtinës Zyrtare që: “humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret Rusinë-Putiniste si dhe mësimet e nxjerra nga Lufta “jo vetëm për Ukrainën”, mbeten rrethana (por jo dhurata) të favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit edhe me tej të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”!

Po ashtu do këshilloja aktorët shtetërorë të RSh dhe të Kosovës (2Shtete sovrane të 1Kombi të vetëm) që,  përtej kësaj lufte të konfirmojnë angazhimin afatgjatë dhe vendosmërinë konstante  për: “trasformimi e sistemit të mbrojtjes mbarëkombëtare; modernizimi e kapaciteteve; përmirësimin e aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; forcimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO”!

Me këtë rast, do doja të përcillja publikisht edhe një mesazh për politikbërsit: “përkushtimi, përulësia fisnike, sakrificat sublime dhe përgjegjshmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

* 

Ekspert për SK, Rajonin & NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; si dhe:

Ish-Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA;

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Etiketa: Gjeneral Piro AhmetajluftePutinRusiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Bajram mes luftës dhe urisë, nuk ka festë për palestinezët në Gaza

20:32 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
BOTA

Paqja mes Rusisë dhe Ukrainës, më e largët seç dukej

10:01 : 05/06/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
Para

Rama ka gati planin për taksuar personazhet e TikTok-ut, do paguajnë 15% të të ardhurave

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com