• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në detyrë. Autori ia mbath

Një efektiv i forcave "Shqiponja" është plagosur me armë zjarri gjatë detyrës, pasditen e sotme në Tiranë. Ai ishte pjesë e një patrulle që ishte vënë në kërkim të një të dyshuari për armëmbajtje pa leje kur është qëlluar prej këtij të fundit. Autori, i identifikuar nga policia, është ende në arrati.

19:18 : 20/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Kinostudios në kryeqytetet, teksa ishte në detyrë.

I lënduari është Edlir Alleshi, efektiv i repartit “Shqiponja”. Ai ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Sipas vlerësimit të bluzave të bardha, efektivi është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja

Ministria e Brendshme bëri me dije se efektivi i plagosur ishte pjesë e një patrulle të “Shqiponjave” që ishte vënë në ndjekje “të një personi të dyshimtë”. Në një moment, është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Edlir Alleshi, efektivi i plagosur

Ndërkohë, autori që ka qëlluar në drejtim të patrullës së “Shqiponjave” ka arritur të humbë gjurmët. Sipas burimeve policore, ai është identifikuar si Klered Bozhani, 42 vjeç.

Lexo edhe:

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

Në një njoftim paraprak të policisë së Tiranës saktësohet se plagosja ndodhi në rrugën ‘Hysen Xhura’.

Sipas bluve, shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.

“Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave ‘Shqiponja’, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E.A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Klered Bozhani, autori i dyshuar

Shpërblim për “kokën” e autorit

Në një njoftim të dytë, policia premtoi një shpërblim 20 000 euro, “për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit”. Po ashtu, policia saktëson se ky person është i armatosur.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftim.

“Autori me depresion”

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi. Vocaj tha se Klered Bozhanaj, 42-vjeçështë ka shenja të theksuara depresioni.

“Në orën 18:55 në rrugën Hysen Xhura një patrullë e shërbimit Shqiponja duke patrulluar në sektorin e saj ka konstatuar një qytetar që sapo ka parë policinë është larguar në mënyrë të dyshimtë. Ata e kanë ndjekur dhe ai ka hyrë në një hyrje pallati që përkon pak a shumë me shkallën e shtëpisë së tij. Për pasojë efektivi është plagosur, ai ka një dëmtim me armë zjarri. Është jashtë rreziku për jetën. Shërbimet e policisë, RENEA dhe gjithë forcat e policisë të gjithë republikës janë mobiliuar për kapjen e autorit, Klered Bozhanaj, 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”, tha kreu i policisë.

Vocaj po ashtu shtoi se Boxhanaj rezulton të jetë kthyer nga Italia në vendin tonë në muajin Gusht.

Etiketa: te shtenaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025
AKTUALITET

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRAT-VIDEO/ Zbulohen dy parcela me kanabis në Tiranë, një i arrestuar dhe dy në kërkim

14:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Momenti kur 34-vjeçari i vë zjarrin makinës së një gruaje në Tiranë, vihet në pranga

09:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

Lagjet kryesore të Tiranës “thahen” për ujë, banorët fajësojnë UKT-në

16:24 : 04/09/2025
AKTUALITET

Dhunohet 31-vjeçari në Tiranë, 5 persona në kërkim

15:42 : 04/09/2025
Para

Çfarë po ndodh? Luiz Ejllit i vendosin datë skandence - FOTO

TË GJITHA

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025

“Më zhveshi me zor”/ Dëshmia e 18-vjeçares që u përdhunua nga i riu: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

16:11 : 06/09/2025

Gjendet i vdekur në një hotel një tursit gjerman në Gjirokastër

15:54 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com