• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të çojnë në qiell …”/ Produkte me drogë shiten hapur në mes të Bllokut në Tiranë

21:45 : 19/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të cilin shiten produkte me bazë hashashi, që vijnë kryesisht nga Holanda. Shumë adoleshentë e të mitur e frekuentojnë këtë lokal, ku blejnë lirisht kek, lëpirëse, biskota, çamçakëz etj., me përmbajtje hashashi.

Shitësja na konfirmon se këto produkte preferohen shumë, pasi sipas saj, “të ngrenë në qiell”.

Klienti: Si kaluat?

Shitësja: Si kaluat? Mirë!

Klienti: Si jeni? Sa janë këto?

Lexo edhe:

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Shitësja: 15-të

Klienti: 15 mijë Lekë?

Shitësja: Po!

Klienti: Ça shijesh ka?

Shitësja: Ka të ndryshme, këto janë me luleshtrydhe edhe këto janë domethënë që janë me luleshtrydhe. Këto me banane me gjëra domethënë dhe kjo me…. Po kjo është më e mira…

Klienti: Kjo?

Shitësja: Po! Lëpirëset janë të ndryshme.

Klienti: Bëjnë noi çikë efekt këto që të…?

Shitësja: Këto janë domethënë të fundit që kanë dalë domethënë para 3 ditësh që ka ardhur furnizimi dhe janë më të mira domethënë se këto të tjerat.

Shitësja: Këto janë çamçakiza, Ej ej ej ej (I flet fëmijëve) Po jo pra oooo ça janë këto pra o Vxxx të lutem ç’është kjo, kjo është lodër dhe nuk duhet ta bësh këtë gjë këtu të lutet Vana. Boll pra tani..

Klienti: Çamçakizat tani

Shitësja: Po më thuaj

Klienti: Sa është kjo ?

Shitësja: Ato janë 10-të mijë lekë

Klienti: Po kjo?

Shitësja: 10-të mijë lekë janë

Klienti: Të gjitha 10-të mijë lekë?

Klientja: Kush ka më shumë efekt që të mbaj?

Shitësja: Prandaj po të them.

Klienti: Hë na i thuaj

Shitësja: Po kjo është Strong-u më e forta prit. Kjo është Super.

Klienti: Keku?

Shitësja: Strong (E fortë në Anglisht). Ke këtë dhe kjo është super.

Klienti: Sa është kjo?

Shitësja: Këto janë nga 15-të

Klienti: Lëpirëset. Kush janë nga këto që të mbajnë?

Shitësja: Tani lëpirëset. Këto janë super që janë strong të zeza fare

Klientja: Ok!

Shitësja: Sa copë doni nga këto?

Klienti: Sa lekë është ajo?

Shitësja: 2 mijë e 500-nd lekë një.

Klientja: Marrim dy?

Klienti: 4!

Shitësja: 4!

Klientja: Ok!

Klientja: Të të pyes po kjo pjesa e tullumbaceve që janë?

Shitësja: Bëhen, kemi bombolat. Kemi bombolën

Klientja: Bëjnë efekt apo?

Shitësja: Yyyyhh të vete në shpirt.

Klientja: Hë?

Shitësja: 2 bombola kanë marrë këta budallenjtë (Fëmijët)

Klienti: Dhe ça bëjnë ato?

Shitësja: Domethënë kjo bombola është 75 mijë lekë dhe ka 50 e ca tollumbaca që ka më leverdi se bombolën që kemi ne këtu

Klientja: Brenda me ça janë të mbushura që ta…

Shitësja: Azot. Mos ki merak domethënë, s’ka lidhje fare.

Klientja: Jo, jo thashë.

Shitësja: Po ndërkohë domethënë që ajo është me sekonda domethënë që ti ngrihesh në qiell fare.

Klienti: Po këto? Ça janë ato?

Shitësja: Këto janë biskota domethënë dhe këto janë dhe këto janë super po kjo është më e mira. Mos i shif kshu

Klienti: Po po. Sa është ajo?

Shitësja: Kjo është super. Kjo është nga 10-të mijë lekë që e kemi pasur e kemi bërë 7-të mijë lekë

Klienti: Ça është kjo tani?

Shitësja: Kjo është 25 mijë lekë. Janë biskotina domethënë që është domethënë të ngrejë fare

Klienti: Ngrejnë?

Shitësja: Kjo na ka ngel e fundit, 25 mijë lekë

Klienti: Këto i morrëm në, paske edhe çokollatë

Shitësja: Kjo është super që ka ardh e reja

Klienti: Na i bëj të gjitha sa lekë bëjnë këto

Shitësja: Tani 15-të edhe 10-të, 25. 15, 40 edhe 10-të

Klienti: 50-të

Shitësja: 50 mijë lekë

Ndërkohë që në lokal ndodhen disa fëmijë në një dhomë apostafat për ta në hyrje të dyqanit shfaqen një grup të rinjsh të cilët duket që janë të mitur. Ata kanë prenotuar dhomën për të provuar produktet e reja që kanë ardhur në dyqan.

Klienti: Po sikur të vijmë ndonjëherë me shoqërinë ne që të prenotojmë kështu!

Shitësja: Po se është me prenotim ajo!

Klienti: E si funksionon?

Shitësja: Domethënë që të marrësh nja 20-30 tollumbaca që i bie 90-të mijë lekë domethënë ose mund të blesh bombola domethënë dh të rrish 1 orë 2 orë për qejf!

Klienti: Aty është vetëm për kështu (Bombla) po kështu nuk…. të vijmë grup shoqëri flasim 5 vajza, 3 djem 4 djem!

Shitësja: Jo vetëm produktet, duhet të bëni dhe tollumbaca!

Klienti: Duhet tullumbace se s’bën.

Shitësja: Po!

Klienti: E sa orë rri aty?

Shitësja: 1 orë 2 orë maksimumi se ka shumë grupe. Unë kam grupe sot deri në 5 të mëngjesit imagjino.

Adrian Fandi, mjek urgjence në Angli, ngre alarmin për balonat apo tullumbacet e mbushura me protoksid azoti dhe helium, duke i quajtur droga shumë të rrezikshme.

Fandi thotë se këto gazra mund të japin efekte anësore deri në fatalitet, që në përdorimin e parë. Ato çojnë në halucinacione, që mund të përfundojnë me vetëvrasje.

“Balonat mbushen me helium ose me protoksid azoti. Protoksidi i azotit që përdorim ne në mjekësi është i përzierë 50% me oksigjen dhe kur e japim e monitorojmë pacientin sepse mund të pësojë një arrest kardiak, ose respirator dhe duhet të jemi të gatshëm për të hyrë në atë moment. Nëse e merr protoksidin e azotit shqeto ai është shumë i rrezikshëm sepse vepron shumë shpejt në sistemin nervor dhe të jep një gjendje euforike, ose kënaqësie. Heliumi është e njëjta gjë sepse heliumi dakord e hollon zërin dhe duket se qesh ti dhe të tjerët, por nëse e merr se hajd se po e marrin të tjerët, unë kam pasur një pacient që ka filluar me psikoza të rënda. Janë gazra që thithen nga gjaku dhe veprojnë në sinapset në sistemin nervor qëndror. Rreziqet dhe problemet që jep ky lloj gazi është një gaz që vepron në sistemin nervor qendror dhe si dhe në sistemin nervor periferik. Aty fillon që nga dhimbja e kokës, nga probleme të tjera neuropatike periferike, si dhimbje këmbësh, dhimbje muskujsh dhe derisa të arrijmë tek halucinacionet. Problemet kryesor janë halucinacionet sepse këta fëmijë kur truri akoma nuk është zhvilluar, kur e përdorin këtë lloj gazi japin problemet e halucinaciove si vizive dhe auditive. Mund të shkaktojnë edhe fatkeqësi që janë fatale, që njeriu në atë moment mund ta ndjejë veten zog, i duket sikur fluturon dhe hidhet nga ballkoni fëmija. Njëkohësisht probleme me dhimbje të koke të forta”, tha mjeku.

Më tej ai shtoi se: Vetëm me një përdorim mund të fillojnë këto. Kam pasur pacientë në Angli që e kanë përdorur për një kohë të gjatë dhe jam duke i kuruar se ende nuk janë shëruar krejt, me probleme psikoze, me probleme depresioni, me probleme halucinacionesh. Unë kam sinjalizuar tek Ministria e Shëndetësisë pasi kam konstatuar tek pacientët e mi që kanë ardhur nga Shqipëria dhe vetë kur kam qenë si turist këtu si në Maj dhe tani kam vënë re që është në shitje të lirë. Natyrisht nuk ka një ligj që e ndalon, por nuk ka asnjë ligj që e aprovon. Këtë e quaj drogë. Fillon me këtë pastaj vazhdon me marijuanën dhe pastaj arrin tek kokaina dhe heroina, drogat e tjera ose drogat sintetike.

Etiketa: Bllokholandame dorgepompaprodukteTiranetollumbace

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Tiranë – VIDEO

10:50 : 27/06/2025
AKTUALITET

Qytetari denoncon abuzimin: Dy gjoba në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin parkim

16:52 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kaloi semaforin me portokalli, arrestohet shoferi që përplasi 3 të miturit me monopatina (EMRI)

10:14 : 26/06/2025
Para

Surpriza! Crvena Zvezda e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Manchester City

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com