• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre tradhëtitë e mëdha të FSHF-së ndaj tifozëve

15:31 : 18/09/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SPORT

Nga Jeton Selimi

Në të vërtetë për të renditur mëkatet e qeverisë së futbollit do të duhej një bllok i trashë nga ata të magazinave, por me formulën “çudia më e madhe tri ditë zgjat” të FSHF-së tashmë jemi mësuar të gjithë dhe, ç’është më e keqja kemi arritur në pikën që të mos na bëjë më përshtypje. Aty, në zyrat moderne të ndërtuar te kompleksi që iu vodh Dinamos, bëhen intriga dhe skenarë edhe më të rafinuar saç bëheshin dikur te Rruga e Elbasanit. Asokohe ishim mësuar me hapje porte ndaj Andorrës, goleada e turpshme në Rumani. Kemi ngelur pa fjalë kur u shpik merkatoja e tetorit sepse dikush në kryeqytet mbeti pa lojtarë dhe, akoma më shumë jemi mahnitur nga sajesa djallëzore për transferimin e Sinanit. Formula “lojtarët e Kombëtares kanë të drejtë të firmosin në superligë në çdo moment që mbeten pa ekip” vetëm e vetëm për të shkulur nga Shkodra Vioresnin ishte edhe më e turpshme se hetimi i verbër i fundsezonit të shkuar, që pasohet me falje dënimesh, por që ligjitimon dhunën e ekipit të qeverisë së futbollit, por jo të klubeve “të njerkës”.

E vërtetë është që tifozi shqiptar nuk i ka të shumta gëzimet në futboll. Kampionati ka kaluar nga niveli mediokër në nivel prestigjiatorësh. Klubet, pjesa dërrmuese ende të varura nga shteti, janë në dorë të humorit të polikës (përveçse kur vjen puna te vota për Zeusin e futbollit) dhe, për të parë në stadium një lojë niveli siç luajnë të “jashtimit”, duhet pritur sezoni i mbarë i ekipit Kombëtar. Do të mjaftonin një apo dy ndeshje të mira në një edicion për të kënaqur urinë e tifozit shqiptar, ndërsa kur vjen puna për shumë, atëherë tifozi duhet t’i bindet menusë që gatuhet në FSHF. Dhe, në kësi rastesh, kryeguzhinieri di të jetë shumë, po shumë pikant…

Tradhëtia e parë e madhe do të shënohej ditën e 4 shtatorit të vitit 2004. Në Tiranë vinte Greqia kampione e Europës, ndërsa tifozlliku në vend kishte nisur të merrte të tjera përmasa qëkur në “Qemal Stafa” filluan të shfaqeshin tifogrupet e tjera të trevave shqiptare jashtë kufirit zyrtar. Pikërisht kjo dhe uria mbarëkombëtare për të parë kombëtaren helene të gjunjëzuar bënë që të shpërthente tregu i zi i biletave. Kishte aq shumë bileta sa mund të mbushnin “Camp Nou”-n e jo më stadiumin tonë. Kush ishte me fat, si puna ime, e gjeti me dyfish çmimi (3 mijë lek ishte D1, u ble për 6 mijë). Mund të kisha shkuar te vendi im në tribunën e medias, por kundër Greqisë doja të isha përballë, mes tifozëve. Bileta preva për vete dhe për 4 miq të mi. Po shkonim drejt stadiumit dhe për habinë time pashë policë, zyrtarë federate, madje edhe gjyqtarë futbolli me tufa biletash në duar, që vijonin të shisnin në të zezë. Sot dëgjoj se me çekinë do të thyhet rekordi i arkëtimeve, por me Greqinë është thyer ai i shpenzimeve sepse biletat e shitura ishin shumë më shumë sesa kapaciteti i stadiumit. Jashtë ngelën qindra e qindra tifozë me bileta në duar. I shikoja nga lart tribunës D1 teksa rrekeshin të hynin ndërsa policia kishte mbyllur dyert me drynë. Atë ndeshje ishim ulur dy vetë për çdo stol, madje edhe shkallët e stadiumit ishin plot me tifozë. Por jashtë mbetën shumë. Gjithsesi, golat e shpejtë të Muratit dhe Aliajt bënë që edhe ata të prisnin në fund për festën e madhe.

Lexo edhe:

Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2000 forca policie në terren dhe pajisje anti-dron/ Rrugët që bllokohen

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

Tradhëtia e dytë e madhe do të niste nga një përgjigje arrogante, cinike, dashakeqe dhe e pafytyrë direkt nga FSHF. “Ti nuk je përgjedhur”, ishte replika e aplikimit të mijëra e mijëra tifozëve, të cilët donin të ishin prezent më 14 tetor në “Elbasan Arena” kundër Serbisë. Në treg dolën shumë pak bileta, sa për të larë gojën te tifozët, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre ishte e përzgjedhur, e bindur, e mësuar dhe e kanalizuar nga qeveria e vendit, e cila nuk donte kurrsesi të krijonte imazhin e një vendi që mbart urrejtje për krimet gjakatare ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Policia zhvati nga mjetet personale dhe paratë çdo tifoz që kalonte në krehjen e saj të dendur. çelësa makinash, çakmakë, syze, modheva hekuri euro dhe shqiptare, u bënë pirg në vendkontrolle. Rama me Dukën kishin zgjerdhur të varrosnin nderin dhe të mbanin turpin veç për të ngjarë bukur në Europë pas shtazërisë që u pa në Beograd.

Falë edhe asaj ndeshjeje në tavolinë, Shqipëria siguroi kualifikimin e parë historik në një veprimtari të madhe futbollitike siç ishte Kampionati Europian Francë 2014. Tani jemi fare pranë përsëritjes të atij suksesi të madh, por edhe njëherë federata nuk mund të mbetet jashtë shenjestrës. “Ishin mbi 300 mijë persona online” tha FSHF, kur me 6-7 mijë vetë online serveri binte menjëherë. Kush ka dy fije mend e kupton lehtësisht se numri i biletave që FSHF pretendon se janë shitur online është i fryrë, i ekzagjeruar, i shumëfishuar. Menjëherë pas kësaj në rrjetet sociale ishin dhjetëra adresa false, të cilat shisnin online vende në “Arenën Kombëtare”. Një biletë arriti deri në 500 euro, teksa gjeje edhe “zemërgjere” që të ofronin 5 bileta 1000 euro… Jam i sigurt se nëse do vinte skuadra e hetimit të aktiviteve paranormale e udhëhequr nga qeni i famshëm Scooby-Doo, pas maskave të hequra do të dilnin sërish zyrtarë federate apo gjyqtarë, që ndryshe nga viti 2004, kësaj radhe janë më të sofistikuar në shitjen e biletave.

Etiketa: armand dukaFSHFjeton selimitifoze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana blindohet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, 2000 forca policie në terren dhe pajisje anti-dron/ Rrugët që bllokohen

11:26 : 05/06/2025
SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025
BOTA

Prag tragjedie në festën e Liverpoolit, makina futet në turmë dhe përplas tifozët

21:09 : 26/05/2025
SPORT

FSHF konfirmon publikimin e listës së Kombëtares, Silvinjo shpjegon zgjedhjet për duelin me Serbinë

20:18 : 25/05/2025
SPORT

‘Fenomeni’ Ronaldo shet të gjitha aksionet e Valladolid pas protestave të tifozëve

10:35 : 25/05/2025
Para

E rëndë/ Sherr me thika në Shkodër, plagoset adoleshenti, policia në kërkim të autorit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com